Në periudhën ndërmjet datës 9 dhe 12 të këtij muaji, autorët e panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 52-vjeçarit me inicialet A.S., e locuar në rrugën “Momir Andonovski” në Gostivar. Sipas SPB së Tetovës, autorët e grabitjes kanë shfrytëzuar mungesën e pronarit dhe përmes derës së pasiguruar të ballkonit, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë dy televizorë dhe një laptop, të cilët kanë qenë në dhomën e ndenjës dhe në dhomën e gjumit dhe pa u vërejtur janë larguar nga shtëpija duke përvetësuar pasuri të paligjshme që kap vlerëm prej 150 mijë denarësh. Pas inspektimit ligjor, policia…
Author: Semi
MEPSO kreu rivitalizim të pajisjes të tensionit të lartë në 110/h kilovatësh të trafostacionit “Struga” dhe me atë e rriti nivelin e besueshmërisë dhe sigurisë në furnizimin me energji elektrike cilësore në rajonin e Strugës për sezonin e ardhshëm dimëror, informon kompania. Personat e tyre profesional në periudhën prej 18 shtator e deri në 12 tetor kanë kryer ndryshime në transferim të cilët ishin në eksploatim tridhjetë vite. “Janë montuar dy transferime me çfarë është rritur besueshmëria e sistemit elektro-shpërndarës dhe me atë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes është reduktuar në minimum rreziku nga ndërprerjet dhe defektet. Njëherit me të reja…
Aktivistë të shoqërisë civile kritikojnë ashpër qasjen e ministrisë së Shëndetësisë ndaj zgjidhjes së problemit me vdekshmërinë e foshnjave. Ata thonë se drejtuesit e ri të këtij resori, kanë pasur kohë të mjaftueshme për të zgjidhur të paktën problemin me mungesën e inkubatorëve, ndërkaq shtojnë se ministria e shëndetësisë duhet të gjejë një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje. Nuk është cështja e vdekjes së foshjnave për tu komentuar, e cila është frapante si informatë, sa është mos ndërmarrja e masave direkte dhe primare në drejtim të zgjidhjes së problemit. 1:22 Duhej që menjëherë të fillohet të ndërmerret dicka pasi statistikat që paraqiten…
Koalicioni UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët) mbrëmë në sheshin Skenderbeu në Dibër mbajti tubim parazgjedhor. Në prani të mijëra përkrahësve, kandidati për Kryetar të komunës, Shkëlqim Xhafa, shpalosi Platformën zgjedhore duke elaboruar para bashkëqytetarëve të tij se si planifikon ai dhe ekipi i tij të zgjidhë problemet e këtij qyteti nëse ata përkrahin të njejtin. Xhafa ofroi zgjidhje për problemet infrastrukturore, sociale, ekologjike, për problemet e bujqëve, të rinisë e tjerë. Në tubim u prezentuan edhe kandidatët pët këshilltarë në Këshillin komunal të Dibrës, ndërsa në emrin e tyre fjalë rasti kishte bartësja e listës, mjekësha Munire Dumani, e cila u…
Shkruan: Dr. Benjamin Idrizi Te jesh për Zeqirija Ibrahimin nuk do të thotë të jesh vetëm për personin që mban emrin e tillë, por kjo do të thotë të jesh për virtytet dhe vlerat që kemi trashëguar nga prindërit, respektivisht të jesh për sinqeritetin, modestinë, urtësinë, devotshmërinë, aftësinë, përkushtimin dhe sakrificën. Te jesh me Zekën do të thotë të jesh për një njeri i cili ka frikë nga harami, i cili nuk mashtron, nuk tradhton, nuk vjedh e, mbi të gjitha, nuk rren! Ai, jo që nuk e vjedh mallin e popullit dhe pasurinë e komunitetit, por ai është aq…
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë informon se të dielën, Zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë tërë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të së drejtës zgjedhore gjatë Zgjedhjeve lokale. “Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit e cila ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup. Në rast se qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te zyrat tona, rastet e shkeljes së të drejtës zgjedhore mund…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) paralajmëroi se të dielën, në ditën e zgjedhjeve lokale do t’i mbajë tre konferenca shtypi, në orën 11:00, në orën 14:00 dhe në orën 18:00. Në konferencat për shtyp do të publikohen informacione për jehonën dhe për rrjedhën e votimit deri në orën 10:00, deri në orën 13:00 dhe deri në orën 17:00. Konferencat do të hapen për mediat vendore, vëzhguesit e akredituar vendor dhe të huaj, gazetarët e huaj të akredituar, si dhe për përfaqësuesit e autorizuar të shtruesve të listave të kandidatëve. Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, KSHZ në vazhdimësi do…
Prokuroria Publike ka nisur me rikonstruktimin e hetimeve të 27 prillit të përgjakshëm në Kuvend. Prokurorë nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion kanë nisur me analizimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, lëvizjet e të dyshuarve dhe veprimet. Burime të Alsat M brenda organit të akuzës shpjegojnë se pista e hetimit do të nisë që nga hapja e dyerve të Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski, orientimi i turmës së dhunshme deri tek salla e konferencave për shtyp, veprimet e turmës brenda Kuvendit, tentativat për vrasje e deri tek pengesa ndaj personave…
Një shkupjan i vdekur i moshës 42 vjeçare, mbrëmë një orë e 40 minuta pas mesnate është gjetur në një makinë “Hjundai” nga kalimtarë të rastit, kumtoi policia. “Në Njësinë për informacione dhe komanda Shkup, nga ana e Ndihmës së shpejtë mjekësore, ishte denoncuar se në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup nga ana e kalimtarëve të rastit në automjetin e udhëtimit “Hjundai” me targa të Shkupit është gjetur një shkupjan i vdekur G.S (42), theksohet në kumtesë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka mbajtur tubim në lagjen ‘Cetinsk’, gjegjësisht lagjja prej ku vjen edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi, transmeton Express. Të pranishmëve u është drejtuar kryetari Thaçi, ku është shprehur se kryeplaku i politikës shqiptare të Maqedonisë është vetë ai, të tjerët janë të rrejshëm, përveç se të rrejshëm, janë të përkulshëm dhe shumë të dobët. ”Asnjëherë ne nuk kemi përjetuar në Tetovë, që një lider shqiptar si Ali Ahmeti të ngelë i strukur në Reçicë të Vogël, gjersa lideri i partisë maqedone, ia tërhjekë kandidaten zvarrë nëpër shqiptarë, duke apeluar që të votohet kjo kandidate. Poashtu…
Koalicionet e degëve, kandidatëve për kryetarë komunash dhe strukturave lokale të Lëvizjes BESA, Aleancës për shqiptarët dhe PDSH-së, kanë tmerruar BDI-në e Ali Ahmetit, transmeton Express. Pas deklaratës së kandidatëve të tre partive nga komuna e Sarajit, sot edhe kandidatët nga Çairi në emisionin “Studio e hapur” paralajmëruan publikisht se do ta mbështesin cilindoqoftë nga tre kandidatët që do të përballet me BDI-në në rreth të dytë. Ndërkohë, jozyrtarisht edhe strukturat lokale në komuna të tjera të dominuara me shqiptar kanë bërë marrëveshje të ngjashme, por që nuk janë bërë publike për shkaqe objektive. Por këto lajme të hidhura për…
Edhe përkundër trumbetimeve të shumta dhe anketave të montuara, shefi i shtabit komunal të BDI-së në Tetovë, Bekim Maksuti, është dorëzuar dhe ka pranuar se zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë zgjedhjet më të vështira për BDI-në që nga themeili i kësaj partie, transmeton Express. Në tubimin përmbyllës në Tetovë këto ishin fjalët e para të tij duke shtuar se këto zgjedhje njëherësh janë edhe sfiduese për partinë e Ahmetit. “Të dashur bashkëqytetar të komunës së Tetovës dhe komunave rurale, simpatizant të BDI-së, vëllezër dhe motra. Zgjedhjet lokale të 2017-shit paraqesin zgjedhjet më tëvështira dhe më sfiduese deri më tani.…