Priroritet e arsimit kanë qenë dhe janë avancimi dhe ngritja e nivelit të arsimit me mjete bashkëkohore. Por, problemet nuk kanë të mbaruar në arsimin shqip, në Maqendoni. Ku shollat kanë mbingarkesë të fëmijëve shqiptar, veçmas në qytetet e mbipopulluara, si Shkupi dhe Tetova. Gabimet në tekstet shkollore, të cilat priten të mënjanohen nëpërmjet procesit të reformave në dikasterin e arsimit, në të cilin është kyçur edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Menjanimi i problemeve dhe ngritja e cilësisë dhe zhvillimi i arsimit sipas përfaqësuesit e institucioneve arsimore, duhet të jetë prioritet, shkruan Almakos. Sipas Nuhi Dardhishtës, nga Lidhja e…
Author: Semi
Roland Gjoni, ekspertë politik nga Shqipëria në postimin e tij të fundit ka shkruar për pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Ka filluar Edicioni i 11-të i Festivalit ndërkombëtar i teatrove, “Skupi Festival”, në të cilin do të shfaqen shtatë shfaqje nga Shqipëria, Kosova, Izraeli, Serbia, Rusia, Irani dhe Bullgaria. E para në skenë, në ambientet e Suli hanit, erdhi të enjten në mbrëmje ku u ngjit shfaqja “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Lorka, në regji të Qëndrim Rijanit, në interpretim të Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça. Vepra Frederiko Garcia Lorka është një “Eksterier Spektakël”. Ajo erdh, në skenë, ku e gjithë përrala u përshtat me vendin e veprimit, ndërkohë që publiku u ngjit si bashkëvuajtës me personazhet, ndihmuar kjo…
Edhe përkundër trumbetimeve të shumta dhe anketave të montuara, shefi i shtabit komunal të BDI-së në Tetovë, Bekim Maksuti, është dorëzuar dhe ka pranuar se zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë zgjedhjet më të vështira për BDI-në që nga themeili i kësaj partie, transmeton Express. Në tubimin përmbyllës në Tetovë këto ishin fjalët e para të tij duke shtuar se këto zgjedhje njëherësh janë edhe sfiduese për partinë e Ahmetit. “Të dashur bashkëqytetar të komunës së Tetovës dhe komunave rurale, simpatizant të BDI-së, vëllezër dhe motra. Zgjedhjet lokale të 2017-shit paraqesin zgjedhjet më të vështira dhe më sfiduese deri më…
Besnik Ajeti, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për këshilltar në Qytetin e Shkupit është njëherazi edhe kryesuesi i Listës së këshilltarëve. Gjatë fushatës zgjedhore Ajeti së bashku me kandidatin Visar Ganiu dhe me kandidatë të tjerë për këshilltarë ka qenë prezent në në të gjitha takimet dhe aktivitetet e ndryshme të organizuara, me qëllim të njohjes nga afër të problemeve, ankesave dhe kërkesave të banorëve, biznesmenëve, e të tjerë. Një prej aktiviteteve më të fundit ishte prezantimi i projektit të kandidatit Ganiu për themelimin e ndërmarrjes për higjienë komunale, ku së bashku me besnik Ajetin u angazhuan se do të punojnë…
Në Parlamentin Studentor kanë arritur ankesa të shumta për akomodimin në konviktet, veçanërisht nga studentë të cilët kanë aplikuar në konviktin e studentëve “Goce Dellçev”, nga ministria e resorit ka vetëm njoftim se do të bëjnë një kontroll të personave të cilët qëndrojnë në konviktet e studentëve Autorë: Evgenija Janakieska Nikolla Rasho Radullov SCOOP “Isha e vendosur në ‘Pellagonija’ dhe sinqerisht kishte nevojë për të pasur lidhje. Kisha një mike e cila kishte mik ai i cili ishte kryetar i konviktit dhe hyra me ndihmën e tij, ndonëse i plotësoja të gjitha kushtet, më duhej për të hyrë më lehtë.…
Lëvizja E Majta ka ftuar qytetarët të votojnë për kandidatët e saj më 15 tetor, duke premtuar pushtet lokal të qytetarëve për qytetarët. “E Majta do të luftojë për të mbrojtur të gjitha hapësirat e gjelbra në qytetin e Shkupit, për të drejtat e qytetarit të thjeshtë, për të drejta qytetare dhe për të drejtat e sindikalistëve nëpër ndërmarrje, për një administratë që punon në interes të qytetarëve, sepse administrata ekziston për qytetarët. Ju vendosni nëse ju leverdis të vazhdojmë si ishim deri tani apo doni që gjërat të ndryshojnë. Nëse ju leverdis qeverisja aktuale, votoni për LSDM-në ose VMRO-në”,- thuhet…
Një skandal fatal po dridh ministrinë e Shëndetësisë, Arben Taravari. Portali jonë ka siguruar dokumentet zyrtare ku shihet qartë se si Taravari derdh mjete financiare marramendëse në konton e kompanisë VIA DOO Vevçani – . Sipas vërtetimin nga regjistri qendror, pronari i firmës është Gjoku Ugrinovski njeri i afër i Krsto Mukovskit i cili në publik u bë i njohur me veprimin e tij në ngjarjet e Parlamentit. Mukovski u pa se si hapte dyert e Parlamentit që vulgarët të depërtojnë brenda ku më së keqi e pësoi lideri i tij, Ziadin Sela. Më datë 09/08/2017 Ministria e Shëndetësisë i…
Kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti, mbrëmë ka mbajtur tubim qendror me banorët e kësaj komune. Pajaziti para qytetarëve kërkoi mbështetje edhe për një mandat për këtë komunë, por kësaj radhe si i pavarur. Ai falënderoi subjektet politike shqiptare, të cilat duke parë specifikën e peshës së votës, tërhoqën kandidatët e tyre për këtë komunë dhe si rrjedhojë Pajaziti tha se kjo përkrahje ia siguron fitoren më 15 tetor. “Ajo që mua edhe më tepër më jep dhe më inkurajon është mbështetja që unë fitova nga subjektet politike, BDI, PDSh, LR –PDSh që tërhoqën kandidatët e tyre…
Kandidatja e Lëvizjes Besa, për Qytetin e Shkupit, Nafie Selmani në një intervistë ekskluzive për Almakos, ka shtjelluar temat, zgjidhja e të cilave është parësore dhe nuk mund të presin më. Selmani u zotua se nëse vjen ajo në krye të bashkisë do të bëj ç’mos që të ngrejë çështjet që e tangojnë shoqërinë dhe se për zgjidhjen e të njëjtave do të kërkoj mendimin, ndihmën edhe të qytetarëve. Almakos: Znj Selmani, cili është plani juaj për zhvillimin e ekonomisë lokale? Në atë plan, a është precizuar se cilat ndërmarrje do të kenë përkrahje dhe në ndërkohë, ju lutem,…
Katër nga tetë kandidatët për kryetar të Shkupit, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kanë nënshkruar dokument me të cilin u zotuan për zbatimin e projekteve për të rinjtë e qytetit. Dokumenti përmban kërkesa në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, dhe e nënshkruan Petar Shilegov i LSDM-së, Marija Xhons nga Partia Majtiste, Nafie Selmani nga BESA dhe Georgi Todorov nga Lëvizja Kombëtare për Maqedoninë. Në këtë ngjarje nuk morën pjesë katër kandidatët e tjerë, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Shkupit Koce Trajanovski.
Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore që zgjati 21 ditë dhe fillon heshtja para zgjedhjeve lokale të së dielës. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë takime finale me qytetarët në disa komuna. Lëvizja Besa organizon takim me qytetarët në Çair. Fushata për raundin e parë zgjedhor përfundon sonte në orën 24. Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM do të mbajë takime me qytetarët në Debarcë dhe Vevçan, ndërsa tubimet në Strugë dhe Ohër. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuara nga VMRO-DPMNE do të ketë tubim përfundimtar në Shkup. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar…