Author: Semi

Sipas informatave jozyrtare deri më tani, në Strugë gjasa më të mëdha për të kaluar na raundin e dytë kanë Kandidatët e BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Dy kandidatët tjerë në garë, ai i Lëvizjes Besa dhe i VMRO-së nuk qëndrojnë larg me vota, prandaj mund të priten ndryshime në momentin e fundit. /Kohanews

Lexo më Shumë

Tre adoleshentë kanë sulmuar fizikisht një 14-vjeçar në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.30, kur 14 vjeçari nga Tetova, së bashku me babain e tij denoncuan sulmin, i cili një ditë më parë rreth 21.30 në “Bllagoja Toska” në Tetovë të kryer nga tre të rinj itur të moshës 15 dhe 16 vjet, thekson Ministria e Brendshme, njofton TetovaSot. Pas zënkës verbale me të, ata filluan të godasin me grushta dhe shkelma në kokë dhe në trup, por ai arriti të ikë, ka thirrur të atin dhe kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Të tre sulmuesit…

Lexo më Shumë

Një banor 64 vjeçar nga fshati Sushevë i Strumicës dje ka denoncuar në polici dyshimin se një person nga fshati Dobrashinci ka paguar dy votues nga Susheva. Si dëshmi gjatë denoncimit janë treguar dy fotografi në formë elektronike. Nga policia informojnë se është kryer biseda informative me personat në fjalë të cilët kanë vërtetuar se I.C. nga Dobrashinci me furgon të bardhë iu ka sjellë kuti me prodhime ushqimore dhe thasë me miell.

Lexo më Shumë

https://youtu.be/7tX9-pyumLI Procesi i votimit në Forinë ecën normal, votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. Deri në ora 16 procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme. Dalja në votime është në nivel të kënaqshëm. Nga hapja e vendvotimeve dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullësi zgjedhore. Banorët e Forinës shprehen se edhe ato si gjithë qytetarët e Maqedonisë presin jetë dhe kushte më të mira në komunën e tyre. Banorët janë të kënaqur nga procesi zgjedhor dhe se presin zgjedhje fer dhe demokratike.…

Lexo më Shumë

Nga MPB informojnë se gjatë votimit ëhstë arrestuar një burrë, i cili pasi ka votuar në emër të vetë, më pas ka votuar edhe në emër të bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në Kavadar, raporton Gazeta Lajm. “Në Kavadar një person është arrestuar , sepse ka votuar në emër të bashkëshortes së tij dhe punohet për ndriçim të rastit”, njoftoi MPB.

Lexo më Shumë

Deri sa është zhvilluar votimi në vendvotimin numër 2957, në shkollën “26 Korriku”, komuna Shuto Orizarë, njëri nga anëtarët e komisionit zgjedhor ka mbetur pa kuletën e tij, transmeton Gazeta Lajm. “Është evdientuar edhe një vjedhje në vendvotim në komunën Shuto Orizarë në SHF “26 Korriku”. Në periudhën nga ora 6 deri ora 9 e 30 minuta në vendvotimin numër 2957 një autor i panjohur nga çanta e anëtares së komisionit me iniciale J.I. ka vjedhur kuletën nëtë cilën ka pasur 1.200 denarë dhe dokumente tjera personale si dhe kartela bankare. Po punohet për ndriçim të rastit”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Qetë dhe pa probleme po rrjedhin Zgjedhjet lokale 2017 në 80 vendvotime, informon kryetarja e KKZ-së-Shtip, Senka Andreeva. Sipas kryetarëve të këshillave zgjedhorë jehona në Shtip deri në orën 14 po lëvizë rreth 41 për qind, ndërsa sipas të dhënave të KKZ-së-Shtip deri në orën 13 kanë votuar 36,58 për qind apo të drejtën e tyre e kanë realizuar 15.397 votues të cilët janë në Listën zgjedhore./Portalb/ Sipas kryetares së KKZ-së-Probishtip, Ana Gjorgjieva deri në orën 13 kanë votuar 36 për qind prej 12.921 votuesve, ndërsa votohet në 41 vendvotime. Ajo nënvizon se votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme…

Lexo më Shumë

Në malësinë e Tetovës raportohet që disa aktivistë partiak kanë filluar të mbushin kutitë e votimit, shkruan Gazeta Express. Madje edhe po fotografohen listat e votuesve që nuk kanë dalur në votimë, që më pas të njejtit të ftohen nga shtabet partiake për të votuar. Për më shumë hollësi, ju informojmë në vazhdim./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Në komunën Çair zgjedhjet në përgjithësi janë duke u zhvilluar qetë, me përjashtime të vogla. Gazeta Lajm ka vizituar vendvotimet në shkollën fillore Liria, ku jehona e votuesve është rreth 35 për qind, respektivisht më e lartë se ajo që është raportuar në nivel komunal. Votuesit që i intervistuam ishin optimist se pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet më mirë për Çairin dhe banorët e saj. “Votova që të bëhet më mirë. Dy mandate, tre mandate su punu asgja”, deklaroi për LajmTv një haxhi 74 vjeçar nga kjo komunë. “https://www.facebook.com/gazetalajme/videos/1294090424030164/”>komunë.

Lexo më Shumë

Kutitë e votimit ishin hapur në ora 07:00 të mëngjesit, ashtu si ishte paraparë. Por, që në ora 13:00, në komunën e Kërçovës janë mbyllë vetvotimet: 0770, 0773 dhe 0778, njofton shprehja. Në vendvotimin 0770 kanë të drejtë vote 8 qytetarë, të cilët deri në ora 13:00 e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, njofton shprehja. Kurse në vendvotimin 0773 kanë të drejtë vote 13 persona, të cilët e kanë shfrytëzuar njejtë këtë të drejtë deri në ora 13:00, kurse në vendovitimin 0778 kanë drejtë votë persona, ku të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Lexo më Shumë

Sot është ditë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, ndërsa më e rëndësihme është qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale, në të cilat votohet për kryetarë komunash dhe këshilltarë, tha sot ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski. “Më e rëndësishme është që qytetarët e Maqedonisë të munden në mënyrë të lirë të vendosin. Të kenë mundësi që pa presione, pa kërcënime dhe shantazhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. Apeloj deri te qytetarët, që të tregojmë në një mënyrë dinjitoze se edhe kjo ditë do të japë kontribut për reformat në shoqërinë e Maqedonisë”,…

Lexo më Shumë