Author: Semi

”Zgjedhjet e sotme në shumicën e komunave janë vetëm një provë gjenerale. Vetëm në pak prej tyre përcaktohet direkt fati i komunës sonte. Këtu bën pjesë Kërçova ku nuk mund të ketë raund të dytë dhe shpresoj që aty të kenë ardhur numër i mjaftueshëm mërgimtarësh. Në Strugë si rregull gjithmonë në raundin e dytë shkon vetëm nga një përfaqësues i dy etnive më të mëdha dhe këta përcaktohen sonte. Për komunat tjera matematika e vërtetë zgjedhore fillon sapo të dihet rezultati i votimeve të sotme. Në bazë të tyre secila parti do të nxitojë të bëjë koalicionimet që i…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve të para jozyrtare, kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është në udhëheqje të bindshme në fshatrat e komunës së Strugës, kundrejt Ramiz Merkos të BDi-së dhe Lavdrim Elmazit të Lëvizjes Besa, të cilët tani për tani janë të barabartë. Gazeta Lajm merr vesh se garën mund ta vendosin votat e qytetit, prej ku ende nuk ka as informacione zyrtare e as jozyrtare.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor, ka mbajtur një konferencë për shtyp rreth procesit në Komunën e Tetovës, njofton Fol. Zëdhënësi i Aleancës në Tetovë ka theksuar se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Aleanca për Shqiptarët ka dyfishim të votave dhe pritshmëritë janë që ASH të shënojë fitore në komunat ku garon

Lexo më Shumë

Kanë filluar të arrijnë rezultatet e para jozyrtare nga Tetova dhe rrethina. Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Besa udhëheq në komunat Zhelinë dhe në Bogovinë, kurse në Tetovë rezultatet e para janë të barabarta mes BDI-së dhe Lëvizjes Besa, shkruan Gazeta Lajm. Bëhet fjalë për rezultate nga një pjesë e vogël e votive të numëruara.

Lexo më Shumë

Faton Fazliu nga Lëvizja BESA, në një konferencë për shtyp tha se vlerësimi i tyre i përgjithshëm është se atmosfera ka qenë mjaft e tensionuar, janë regjistruar plotë parregullsi, të cilat janë regjistruar pranë organeve shtetërore vendore dhe ndërkombëtare ndërsa janë përgatitur edhe ankesat që do të paraqiten në KSHZ. “Në fakt se do të ketë parregullsi u pa qysh gjatë javës së fundit kur BDI filloi t’i kërcënoj kandidatët tanë për kryetar komunash dhe tu hy në privatësi atyre. Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale. Kur do të mund të japim…

Lexo më Shumë

Në vendvotimin 0951 në Kriva Pallankë për shkak të problemeve teknike, votimi do të vazhdohet për një orë, informojnë nga KKZ-ja. “Në vendvotimin 0951 ku votojnë banorët e lagjes Bagllak është konstatuar problem teknik, dy fletëvotime për kryetar komune janë më shumë dhe kështu për shkak të kësaj pati ndërprerje në votim, për sa edhe do të vazhdohet koha për votim. Kemi kryer inspektim si komision komunal zgjedhor, votimi zhvillohet pa pengesa, ndërsa është njoftuar edhe KSHZ-ja”, informoi Dushko Arsovski, kryetar i KKZ-së Kriva Pallankë. Në këtë vendvotim, votimi do të zgjasë deri në orën 20:00, ndërsa në listën zgjedhore…

Lexo më Shumë

Banorët e Gostivarit kanë në dorë vendimin për atë se kush do ta drejtojë Gostivarin, ata sot duhet të votojnë. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të Gostivarit, Shpat Iseini nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-UNITETI), pas votimit në Gostivar, njofton Portalb.mk. “Sot qytetarët e Komunës së Gostivarit e shfrytëzojnë të drejtën e votimit, ata kanë dy opsione: i pari, opsioni që dëshiron ta largojë këtë mjegull politike nga kjo komunë dhe sidomos nga Republika e Maqedonisë, dhe opsioni që e përfaqësoj unë është ai që do ta drejtojë Komunën e Gostivarit në një Komunë evropiane. Opsioni tjetër është ai që…

Lexo më Shumë

Edhe kandidati i BDI-së për kryetar komune në Çair, Visar Ganiu ka shprehur vullnetin e tij duke votuar i shoqërua nga familja e tij, transmeton Express. “Sot është një ditë festive dhe e gjithë popullata që ka të drejtë të votojë të dalin të votojnë në mënyrë të drejtë dhe të qetë ashtu siç ka qenë edhe fryma e fushatës zgjedhore. Verdikti i popullit duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë ka deklaruar kështu mes të tjerave Ganiu duke uruar të fitojë më i miri.

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e organizatës së shoqërisë civile “Civil” dërguan fotografi nga vendbanimi Bair në Manastir, ku gjatë ditës disa grupe të votuesve u transportuan me një furgon, përcjell TetovaSot. Nga “Civil” thonë se vëzhguesi i tyre nga tereni vuri në dukje se votuesit janë dërguar në votim në shkollën “Gjorgji Sugarev”. Nga atje ata shtojnë se përveç furgonit, votuesit dërgohen edhe me disa makina./TetovaSot/

Lexo më Shumë

Sipas informatave jozyrtare deri më tani, në Strugë gjasa më të mëdha për të kaluar na raundin e dytë kanë Kandidatët e BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Dy kandidatët tjerë në garë, ai i Lëvizjes Besa dhe i VMRO-së nuk qëndrojnë larg me vota, prandaj mund të priten ndryshime në momentin e fundit. /Kohanews

Lexo më Shumë

Tre adoleshentë kanë sulmuar fizikisht një 14-vjeçar në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.30, kur 14 vjeçari nga Tetova, së bashku me babain e tij denoncuan sulmin, i cili një ditë më parë rreth 21.30 në “Bllagoja Toska” në Tetovë të kryer nga tre të rinj itur të moshës 15 dhe 16 vjet, thekson Ministria e Brendshme, njofton TetovaSot. Pas zënkës verbale me të, ata filluan të godasin me grushta dhe shkelma në kokë dhe në trup, por ai arriti të ikë, ka thirrur të atin dhe kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Të tre sulmuesit…

Lexo më Shumë