23:45- Këto janë rezultatet e marra nga faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, që kanë dalë deri tani. Numërimi vazhdon dhe statistikat ndryshojnë. Tetovë Tearcë Vrapçishtë Zhelinë Saraj Likovë Çair Haraçinë Kërçovë Bogovinjë
Author: Semi
Ka ndryshuar rezultati në komunën e Studeniçanit, është kryetari aktual, kandidati i PDSH-së ai që po kryeson me dallim prej 500 ose 600 votave dallim nga kandidati i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, këtë për Almakos e thonë burime nga dy shtabet zgjedhore në Studeniçan
Në shtabin zgjedhor të Fatmir Deharit në Kërçovë ka filluar festa për fitoren që po vërehet në horizont, kurse kjo festë ka filluar edhe në qytet, njoftojnë burime të Gazetës Lajm nga Kërçova. Gazeta Lajm tashmë ka raportuar se Dehari ka shënuar fitore më të thellë se para katër viteve dhe se ka shënuar fitore edhe më të thellë se para katër viteve.
“Duhet të jemi të lumtur që nuk kishte viktima, edhe përkundër që gjatë ditës kishte incidente për të cilat janë njoftuar edhe ndërkombëtarët”, thanë nga VMRO-ja.
Lëvizja BESA është ajo e cila për momentin po kryeson në fshatin Studeniçan të Shkupit me 26,57% të votave, pas Besës e dyta renditet PDSH-ja e cila ka 22,72%, shkruan Almakos. E treta menjëher pas PDSH-së, rradhitet APSH, e cila deri më tani ka arritur të siguroj 22,49% të votave. Pasojnë BDI me 19,17% dhe LSDM me 9,06 %.
Tashmë ka filluar numërimi i votave dhe pritet për nj• rezultat përfundimtar. Nga votat e numëruara deri më tani duket se në qytetin e Shkupit, Haraçinë dhe disa rrethe tjera prin LSDM me pothuajse 50%.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur një konfernecë për gazetarë, ku deklaroi se kishte një garë të fortë me konkurrentë të shumtë. “Me këtë rast dua që të shpall fitoren në zgjedhjet lokale të Fatmir Deharit në Kërçovë. Në katër vjetët e ardhshëm BDI do të udhëheqë në Komunën e Pllasnicës, Isamil Jahovski. Në nivel republike dukshëm udhëheq BDI dhe mendoj se ky do të jetë mandati 11 fitues për BDI-në”, ka thënë Ahmeti. Kërçova edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga BDI. “Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku…
Sipas informacioneve jo zyrtare, është kandidati i APSH-së, ai i cili për momentin po udhëheq në garën për të parin e Gostivarit. Burimet brenda APSH-së për Almakos, thonë se Taravari po udhëheq në disa vendenbanime, duke përfshir Debreshtin edhe Çegranin. Mevludin Imeri Almakos.com
Vëzhguesit e qendrës për liri “Civil” kanë regjistruar incident gjatë numërimit të votave në një vendvotim në Komunën e Kumanovës. “Në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, vëzhguesit e Lëvizjes Besa, kanë kërkuar të futen në vendin ku janë numëruar votat, pasi është mbyllur procesi i votimit. Aktivistët e Lëvizjes Besa janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të hynë gjatë numërimit. Komisioni zgjedhor i ka lëshuar brenda, pas çka ka intervenuar policia”, informojnë nga “Civil”. Tani numërimi zhvillohet pa pengesa./
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski njoftoi se gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsejtë 44 ndërprerje në disa qendra votimi. Por ndërprerjet kanë qenë të shkurtra dhe votimi ka vazhduar. Sipas Spasovskit 10 persona janë ndaluar dhe ndaj tyre do të ngritën kallëzime përkatëse. https://youtu.be/_r8z_OaS2Ok
Siç mësohet jozyrtarisht në fshatin Strimnicë, kandidati nga radhët e BDI, Fatmir Izairi ka mposhtur me vota Blerim Sejdiun e Besës për të parin e komunës së Zhelinës. Sipas portali TetovaSot në fshatin Strimnicë, Fatmir Izairi ka siguruar plotë 414 vota, ndërsa kundër kandidati i tij Blerim Sejdiu 292. Numërimi vazhdon edhe në këto momente dhe në disa vendvotime prinë Fatmir Izairi.
Me fillimin e numërimit të votave, në disa nga komunat veçmë ka filluar festa. Kështu është rasti në Komunën e Haraçinës ku informacionet thonë se kandidatja shqiptare e LSDM-së Milikije Halimi është në epërsi prej 1 mijë votash. Duke aluduar në raportime të disa mediave, pohojmë se në Haraçinë aktivistët e LSDM-së, po festojnë me kallashnikova dhe mitroloza, nga ana tjetër qztetarët janë tejet të frikësuar. Mësohet se dy kandidatët e tjerë janë me vota të barabarta