Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën dje dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë edhe gara për këshilltarë që do të zënë ulëset e kuvendit komunal nëpër komuna. Këto janë rezultatet për këshilltarët në komunat: Tetovë dhe Strugë! Zgjedhje të rëndësishme për këshilltar janë pasi ka vetëm një rreth votimi dhe funksionimi i kryetarit të komunës varet nga Këshilli komunal. Komuna e Tetovës do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve: Komuna e Strugës do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve:
Author: Semi
Vlerësimi paraprak i Asociacionit qytetar MOST sipas raporteve dhe informacioneve të marra nga vëzhguesit është se rrethi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa qytetarët dolën lirshëm dhe e dhanë votën e tyre, deklaroi drejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST, Darko Aleksov. Ai e përshëndeti edhe reagimin e shpejtë dhe efikas të institucioneve gjatë votimit. “Të gjitha rastet e izoluara të fotografimit të fletëvotimeve janë adresuar me kohë dhe në mënyrë efikase nga ana e këshillave zgjedhorë, në bashkëpunim me policinë, e cila mundësoi zbatim përkatës të dispozitave ligjore, që nuk ka qenë…
Zeqirija Ibrahimi, kandidat i Lëvizjes BESA në Çair, ka deklaruar se diferenca e votave të partisë së tij me kanditatin e koalicionit BDI-LSDM ka qenë për 1500 vota. Ai ka shpjeguar se Lëvizja BESA ka shënuar rritje në Çair për 2 mijë vota. Ibrahimi ka thënë se rrethin e dytë të zgjedhjeve ata presin që të marrin afër 4 mijë vota që në rrethin e parë kanë shkuar për dy partitë tjera shqiptare, Aleancën për Shqiptarët dhe për PDSH-në.
Sot kryeministri i Maqedonisë dhe i Malit të Zi ,Zoran Zaev dhe Dushan Markoviq pas takimit të tyre në Shkup, te Samiti 100, janë dakorduar me qëndrimin se koha e nacionalizmi ka kaluar siç ka kaluar edhe koha për ndarje. Vendet e rajonit, konsiderojnë, duhet të fokusohen në projekte reale, në zhvillimin e ekonomisë, për bashkëpunim, si gjërat që do ti lëvizë përpara dhe do të mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët Të dy kryeministrat kanë biseduar për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh edhe në fushat e arsimit, kulturës, turizmit, shkencës, ndërsa do të kërkohet edhe…
Vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin do të fillojë të mërkurën (18.10) dhe do të kryhet në qendrat shëndetësore publike dhe në njësitë e tyre rajonale, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshirë rajonin Evropian dhe Maqedoninë, e përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda. Vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe është e rekomanduar për njerëzit…
Ngritjen më të madhe në zgjedhjet e djeshme lokale e ka pasur Aleanca për Shqiptarët. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016 kur në koalicion me RDK-në e Vesel Memedit dhe Unitetin e Gëzim Ostrenit kishte 35 145 vota në zgjedhjet lokale të 15 tetorit Aleanca për Shqiptarët si subjekt i vetëm politik fitoi 49 162 vota që paraqet një rritje prej 14 017 vota ose afër 40 % rritje të votave, informon portali “tetova1”. Por lind pyetja se kush pësoi nga kjo ngritje e Aleancës për Shqiptarët? Kur të krahasohen rezultatet e zgjedhjeve paralamentare të 2016 dhe zgjedhjeve lokale…
Pres që të gjithë mendje hapurit me integritet dhe me ndikim tek të gjithë anëtarët e VMRO aktivisht të jenë pjesë në reformën për të rinjët, të guximshëm dhe anëtarë të partisë si bazament për të ardhmen, të modernizuar dhe për VMRO-n fituese, theksoi Samoil Malçevski, nga Forumi i patriotiëve mendjehapur, pas debakllit të mbërmshëm të VMRO-DPMN ku i hupi edhe bastionet e tij, transmeton Zhurnal. Nikolla Gruevski duhet patjetër të jepë dorëheq’je dhe të japë llogari për humbjen e turpshme, thekson Malçeski, i cili ishte nga reformatorët e parë i cili publikisht kërkoi nga udhëheqësia në parti duke theksuar se…
Në Prokuroritë themelore publike në Maqedoni deri në përfundimin e ditës zgjedhore po veprohet në gjashtë ngjarje kundërvajtëse-juridike, prej të cilave një në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, dy në Prokurorinë Themelore Publike Koçani dhe tre në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Prokuroria vepron në to për shkak të ekzistimit të konfirmuar të dyshimit themelor se janë kryer vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor. Gjatë këtyre procedurave parahetuese, të cilat po udhëhiqen në prokuroritë, ndërmerren veprime për grumbullimin e dëshmive verbale dhe materiale për kompletimin e lëndëve dhe miratimin e vendimeve të prokurorisë publike për veprim të mëtejshëm. Veprat për të…
Dyzet e pesë kryetarë komuna fituan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ndërsa 35 do të shkojnë në raundin e dytë më 29 tetor. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikole, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë. Raund të dytë do të ketë në…
“Shkupi i ri sërish lindi, ndërsa Maqedonia i rrumbullakësoi ndryshimet dhe u nis përpara. Rezultate janë të qarta, në Shkup kemi fitore që në raundin e parë”, deklaroi sot kandidati i LSDM-së për kryetar në Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov. “Maqedonia fitoi një kryeqytet i cili lidh, kryeqytet i cili punon për qytetarët. Ky rezultat për mua paraqet nderë të madh, por edhe detyrim më të madh. Administrata e re e qytetit që do ta drejtoj do të jetë shërbimi i qytetarëve”, tha Shilegov. Ai i falënderoi të gjithë qytetarët e Shkupit, të gjitha partitë politike në zgjedhjet si dhe…
Procesi zgjedhor kaloi qetë dhe me parregullsi jo serioze në vendvotime, vlerësoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. “Janë pranuar 46 raste të ndryshme të parregullsive, si blerja e votës së votuesve, votimi për të tjerë, marrja dhe dërgimi i votuesve në vendvotime etj. Ka pasur 44 ndërprerje të shkurtra të votimin dhe më pas është vazhduar prap votimi. Dhjetë persona që janë arrestuar nga të cilët katër janë nga Shkupi, dy nga Ohri dhe nga një nga Kumanova, Gostivari dhe Strumica. Gjithashtu është arrestuar dhe një person nga Shkupi për arsye se ka incizuar votën. Kundër tyre do…
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes së kandidatit për kryetar komune në Karposh, Stevço Jakimovski, i cili gjatë një tubimi në fushatën parazgjedhore ironizoi me kundërkandidatin e tij, duke e quajtur homoseksual. Nga Komiteti i Helsinkit thonë se fjalimi i kandidatit për kryetar komune ka pasur propagandë kundër personave me orientim të ndryshëm seksual, i cili poashtu është vërejtur edhe në materiale të shtypura në komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komiteti i Helsinkit do të padit në Prokurorinë Themelore Publike Stefço Jakimovskin, për…