Author: Semi

Zgjedhjet paraprake lokale, sollën rezultate, por jo definitive. Edhepse bashkëpunimi mes LSDM-së dh BDI-së ishte i pranishëm, në shumë komuna zgjedhjet do të përsëriten, Por, nëse ky bashkëpunim çon në zgjedhje të parakoshme parlamentare, analisti Naser Zyberi mendon se  është një çështje që mund të ketë argumente për dhe kundër, sepse Maqedonia gjendet në vendet e proceseve zgjedhore permanente. Ndërsa, për analistin Alajdin Demiri është e dukshme se objektivi i ardhshëm i LSDM-së janë zgjedhjet të parakohshme, për aryse se, duhet të legjitimojë edhe pushtetin qëndror,shkruan Almakos. “Fakti që LSDM-ja nuk është fituese e zgjedhjeve qëndrore, megjithatë VMRO-DPMN-e ishte fituese,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet prej më 16 deri 18 tetor 2017 në Sankt Petersburg, Federata Ruse. Në shoqërim të kryetarit, z. Xhaferi i cili është Shef i delegacionit, do të jenë deputetët, Jovan Mitreski, Rexhail Ismaili,  Julijana Nikollova dhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretar gjeneral i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të drejtohet me fjalim në sesionin e Kuvendit të UIP. Deputetët do të marrin pjesë në punën e komisioneve të UIP…

Lexo më Shumë

Këto zgjedhje ishin fund i nacionalizmit në vend, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke i vlerësuar zgjedhjet si të lira dhe demokratike. Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare të ndryshojë politikat që ka udhëhequr në periudhën e kaluar, pasi që zgjedhjet ishin një konfirmim i kandidatëve të mirë dhe qytetarët i dhanë mbështetje debatit rreth asaj se në cilin drejtim do të lëviz shteti. “Këto zgjedhje le të jenë fundi i gjithë nacionalizmit në vend. Qytetarët kishin zgjedhjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike për të thënë se në cilin drejtim vendi i tyre dëshiron të lëvizë. Ne kemi…

Lexo më Shumë

Qendra për dialog interkulturor (QDI) e rregulloi fushën e lojës për fëmijë në oborrin e shkollës “Faik Konica” në fshatin e Kumanovës, Orizare dhe njëherit këto ditë, të rinjtë e zbukuruan me vizatime edhe oborrin e Multi kulti. Aksionet janë pjesë e iniciativës “Lëviz me gisht”. Përfshirja rinore për problemet lokale në rajonin e Kumanovës. Ivana Stojçevska nga QDI informoi se iniciativën për krijimin e fushës së lojës për fëmijë në oborrin e shkollës “Faik Konica” e kanë dhënë dhe kanë marrë pjesë banorët e fshatit Orizare, ndërsa iniciativa për rregullimin e oborrit të Multi kulti erdhi nga vullnetarët e…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Gostivarit Arben Taravari theksoi se në raundin e dytë do të fitojë zgjedhjet në këtë komunë. Ai këtë e ka theksuar përmes një letre publike, ku është shprehur mirënjohës për ata që e votuan. “Unë dhe ekipi im që mendojmë se Gostivari është i Pari jemi mirënjohës që patëm përkrahjen e jashtëzakonshme të Shqiptarëve, Turqëve, Maqedonasve dhe Romëve! Të gjithë këta njerëz nuk votuan nën urdhrat kërcënues të ndonjë partie, ata votuan në emër të dashurisë për Gostivarin!”, theksoi Taravari. Sipas tij, 12 mijë votat për të janë 12 mijë personalitete, 12…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, gjatë procesit zgjedhor, prej orës shtatë deri në orën 19, janë arrestuar gjithsej 19 persona, kumtoi MPB./Portalb/ “Dhjetë vetë janë arrestuar në bazë të fotografimit në vendvotimin edhe atë  D.S. në vendvotimin në SHF “Gjorçe Petrov”, S.A. në vendvotimin në SHF “26 Korriku”, Xh.D. në vendvotimin në shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” dhe D.D. në vendvotimin në SHF “Gorgji Dimitrov”. Dy persona në Ohër – D.T. në vendvotim në lagjen Leskoec, S.A. në vendvotimin në shkollën e muzikës, E.A. në vendvotimin në SHF “Kemal Ataturk” në Zhupë, J.S. në vendvotimin e ambulancës së shkollës në Kumanovë,…

Lexo më Shumë

Mbi 150 liderë biznesi nga Evropa Juglindore, katër kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që filloi sot në Shkup. Lidhshmëria është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Në këtë panel u diskuta se përmes lidhjes ekonomike dhe transportuese, por edhe me integrimin politik të sigurisë dhe të stabilitetit rajoni i Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet bashkëpunimi në rajon. Ku për të arritë këtë janë të nevojshme projekte të mëdha infrastrukturore me të cilat do të sigurohet rrjedhje më…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve të djeshme ku qytetarët e Maqedonisë votuan për kryetarët e komunave dhe këshillet komunale, vijnë edhe lëvdatat nga institucionet ndërkombëtare që kanë ndjekur nga afër procesin e votimit dhe shprehjes së vullnetit nëpërmjet votës. OSBE/ODIHR kanë vlerësuar ditën e zgjedhjeve, fushatën parazgjedhoredhe elemente tjera të bashkangjitura me fushatë: raportimin e mediavedhe debatet mes kandidatëve. ”Zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të mirë dhe të qetë, janë organizuar mirë, sipas të gjithë standardeve ndërkombëtare, me disa gabime të vogla.” Kështu e komenton OSBE/ODIHR ditën e zgjedhjeve. ”Fushata ishte relativisht e qetë, vetëm me disa raste me ofendime verbale dhe thyerje shtabesh të partive.…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën dje (15 tetor) dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë edhe gara për këshilltarë që do të zënë ulëset e kuvendit komunal nëpër komuna. Telegrafi Maqedoni ju sjell rezultatet për këshilltarët në komunat: Gostivar dhe Çair! Zgjedhje të rëndësishme për këshilltar janë pasi ka vetëm një rreth votimi dhe funksionimi i kryetarit të komunës varet nga Këshilli komunal. Komuna e Gostivarit do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve: Komuna e Çairit do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve:

Lexo më Shumë

Me ceremoni ushtarake sot në qendrën për mbështetje të stërvitjes “Pepelishte”, ARM filloi aktivitet ushtarak dypalësh me forcat e armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë nën emrin “Sfida 2017”, e cila do të realizohet në disa ditët në vijim në Poligonin e Armatës (PA) “Krivollak. Siç kumtoi ARM në këtë stërvitje, pjesëtarët e batalionit për mbrojtje kundërajrore (6MKA) nga përbërja e brigadës ajrore të ARM-së, së bashku me pjesëtarët e njësitit për MKA nga përbërja e forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë, do të kryejnë më shumë aktivitete me qitje trajnuese dhe qitje luftarake teknike të caqeve në hapësirën…

Lexo më Shumë

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka arritur të fitojë një vend këshilltari në komunën e Likovës. Kjo bëhet e ditur nga burime partiake, ndërsa pretendimet e tyre janë se ata kanë arritur që të sigurojnë një vend këshilltari në këshillin e ri të Likovës. Kjo parti ka arritur që të sigurojë rreth 700 vota, duke ngelur vetëm 400 vota më pak se PDSH e cila pësoi debakël me mbi 1 mijë vota në komunën e Likovës. PPD ka festuar mbrëmë në Likovë duke u ngazëllyer për arritjen e këtij rezultati, edhe pse kjo parti nuk ishte strukturuar fare në këtë…

Lexo më Shumë