Më 29 tetor do të votohet për përzgjedhjen e kryetarëve të 35 komunave të tjera, të cilat nuk u zgjodh kryetari i komunës në raundin e parë në zgjedhjet lokale. Në raundin e dytë LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidati i një grupi votuesish dhe VMRO-DPMNE-së, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Aleanca e romëve dhe në një tjetër PDSH dhe BESA. Sipas të dhënave të përpunuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në raundin e parë LSDM fitoi…
Author: Semi
Në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë sot Komanda e bashkuar operative (KBO), me solemnitet ushtarak do ta shënojë ditën e njësitit. Në kremtim është parashikuar edhe prania dhe fjalimi i presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i forcave të bashkuara, Gjorge Ivanov, ndërsa fjalim do të mbajë edhe komandanti i KBO, gjenerali i brigadës Zoran Milevski, Në kremtim do të marrin pjesë edhe shef i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, sekretari shtetëror në ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, gjeneralë në ARM, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHM të ARM-së dhe atashe ushtarakë. Me vendim të presidentit të Republikës së…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka përditësuar të dhënat për votimet në zgjedhjet komunale të së dielës 100%: LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në rrethin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë komuna, BDI dhe BESA në 7 komuna.
Aksi Vallandovë – Strumicë u ndërpre për shkak të një aksidenti rrugor i cili ka ndodhur sot në mëngjes në orën 7:40 në hyrje të fshatit Rabrovë, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë. Në rrugët e tjera në shtet komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Tashmë është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor Vallandovë- Strumicë, në hyrjen e fshatit Rabrovë, informon Lidhja Automot e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni ishte i ndërprerë për shkak një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot në mëngjes në orën 07:40.
Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në tetë nga gjithsej 13 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Pesë fatkeqësi janë me dëme materiale. Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Pesëmbëdhjetë vozitës e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, dy vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo e kanë përdorur telefonin celular. Janë hasur 30 automjete të parkuara në mënyrë të…
“Ushqe 1000” me rastin e 17 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Varfërisë. Në periudhën prej orës 10 deri në 19 do të vendosen stenda në sheshin Maqedonia, para Skopje siti moll afër Plej kafe, para Veros në Aerodrom, para Shtëpisë së ndërtuesve dhe para Tineksit në Gjorçe Petrov. Në stendat do të mund të dhurohet ushqim, i cili do t’i dedikohet të pastrehëve dhe të gjitha familjeve të rrezikuara. Qëllimi i aksionit është që të nxitet solidariteti dhe të ngrihet ndërgjegjja publike për dhurim të ushqimit të atyre personave, të cilët kanë nevojë për këtë. Organizatorë të ngjarjes…
Pas raundit të parë të zgjedhjeve të 15 Tetorit, shihet se ka ndryshime në verdiktin e popullit. Ata kësaj here kanë menduar ndryshe. Duke patur përpara disa kandidatë, si mundësi zgjedhjeje, qytetarët kanë vendosur që të japin votën e tyre edhe te dy partitë, që sapo kanë hyrë në arenën politike. Ku, dy partitë e reja, BESA dhe Aleanca Për Shqiptarët, janë para një hapi historik, që të përjashtojnë partinë BDI, e cila në 15 vitet e fundit ka udhëhequr me komunat shqiptare, shkruan Almakos. Në rast koalicionimi dy partitë e lartë përmendura kanë rastin që të fitojnë shumicat e…
Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën dje (15 tetor) dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë edhe gara për këshilltarë që do të zënë ulëset e kuvendit komunal nëpër komuna. Ja rezultatet për këshilltarët në Komunën e Bogovinës dhe Vrapçishtit Zgjedhje të rëndësishme për këshilltar janë pasi ka vetëm një rreth votimi dhe funksionimi i kryetarit të komunës varet nga Këshilli komunal. Komuna e Bogovinës do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve: Komuna e Vrapçishtit do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve:
Kandidati i LSDM-së për qytetin e Shkupit Petre Shilegov ka shpallur fitoren e tij që në raundin e parë. Ai me këtë rast është shprehur se fitorja është e qartë, ndërsa Shkupi po lind sërish. Shilegov gjithashtu përmendi se fitorja për kryeqendrën dëshmon se qytetarët kanë votuar pa presione, të lirë dhe në mënyrë demokratike. Megjithatë u shpreh se fitorja paraqet njëkohësisht obligim shumë të madh. Ai premtoi se që nga dita e parë do të kapet për zgjidhjen e problemeve serioze në Shkup, përcjell Alsat M. Shileghov ndërkohë është në pritje të telefonatës nga kundër-kandidati I tij dhe kryetar…
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të qëndrojë nesër për vizitë në Shkup. Mësohet se Rama vjen në Maqedoni për të takuar liderët e partive politike shqiptare, por edhe për të realizuar takime me kreun shtetëror të Maqedonisë. “Në rast se zgjedhjet në Shkup shkojnë në rregull dhe pa ndonjë incident, vizita e Ramës do të realizohet me siguri. Nëse ndodh ndonjë devijim i procesit zgjedhor, atëherë vizita do të dështojë”, kanë thënë burimet e Gazetës Lajm nga Tirana. Ata bëjnë të ditur se Rama do të kërkojë sërish unifikim të subjekteve politike shqiptare. Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/edi-rama-ne-shkup-ja-me-ke-takohet-448448/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Muhamedi Zekiri, një nga shqiptarët me funksion të lartë në partinë LSDM përmes një statusi ka shkelmuar pronarët e mediave Express dhe Klan Kosova, Berat Buzhalën dhe Baton Haxhiu. Ai ka thënë se ata me gjithë fuqinë e tyre mediale, ata nuk mund ta ndihmojnë Gruevskin e zullumqarët e tjerë. “As Berat Buazhala, as Baton Haxhiu e as shume e shume bylbyla e argat te tjere brenda dhe jashte kufijeve nuk munden te ndihmojne shoket te tyre Gruevski e Koce Trajanovskit … Elhamdulilah o Zot qe ndihma jote nuk mungon asnjeher per njerezit qe punojne per te miren e popullit…
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup këtë muaj feston përvjetorin e tij të parë. Si institucion i ri akademik, janë traditat ato të cilat do të ndërtohen në të ardhmen. Pjesë e kësaj tradite do të jetë avancimi i frymës akademike në shtetin e Maqedonisë. Si rrjedhojë e kësaj ideje, u vendos që të themelohen fillet e një tradite si “Ditët e UNT-së”. “Këto ditë përuruese do të shërbejnë për tu dhënë hapësirë ideve të reja, shkencëtarëve të rinj dhe zhvillimeve të reja brenda Universitetit tonë dhe më gjerë. Këtë vit, aktivitetet e ‘Ditët e UNT-së’ do të jenë nga më…