MPB pas miratimit nga Prokuroria themelore publike Shkup publikoi fotografi për konfirmimin e identitetit të tre personave të involvuar dhe të rëndësishëm në procedurën për ndriçim të dhunës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të 27 prillit. MPB dhe Prokuroria u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë çfarëdo lloj njohurish për personat në fotografi që menjëherë ta njoftojnë policinë apo Prokurorinë publike të Shkupit. Të gjithë qytetarët të cilët kanë çfarëdo lloj njohurish për personat në fotografi, për atë mund të njoftojnë në stacionin më të afërt policor, të paraqesin në numrin e telefonit 192, ta përdorin aplikacionin “Paraqit…
Author: Semi
Përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të shteteve nga rajoni, që janë përfshirë me komponentin e dytë të Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar, po marrin pjesë në punën e Forumit dyditor rajonal, që me mbështetjen e BE-së sot po mbahet në Strugë. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, në hapjen e Forumit sqaroi se takimi është mundësi për këmbim të përvojave dhe shembujve pozitiv të shfrytëzuesve të tjerë të komponentin IPA për bashkëpunim tejkufitar. “Besoj se në atë mënyrë do të arrijmë t’i përmirësojmë kapacitetet edhe në Minsitri edhe në shtet në mënyrë që të mundemi sa më shumë të shfrytëzojmë…
Profesori Arsim Sinani i është bashkangjitur apeleve të intelektualëve dhe veprimtarëve për një marrëveshje bashkëpunimi mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, shkruan Gazeta Lajm. “Apel publik Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit për hir të interesave më të larta kombëtare bëhuni bashkë ndryshe mbetet në pushtet BDI-ja. Kalojeni vetveten, inatet, ata që ju nxisin të futeni vetë ju mashtrojnë nuk ua duan të mirën. Kështu edhe LSDM nuk merr as edhe një votë shqiptare. Bëhuni bashkë do ju mbështesim tia presim kokën gjarpijve të gjakut. Dëgjojeni zërin #epopullit”, ka apeluar Sinani.
Shërbimi qeveritar për media sot pasdite kumtoi se seanca e rregullt qeveritare që mbahet çdo të martë, zhvendoset për të enjten. Brifing me gazetarët për vendimet që merren në seancën qeveritare, siç informon zëdhënësi i qeverisë, do të mbahet të premten.
– Investim plotësues prej katër milionë dollarësh amerikanë dhe 30 vende të reja të punës në Maqedoni paralajmëron agjencia britanike për marketing digjital SoPro, e cila në vend punon për dy vite me radhë. Kumtojnë se me këtë kompania do ta rrisë numrin e të punësuarve në gjashtëdhjetë. Shprehin kënaqësi prej klimës së biznesit në Maqedoni dhe paralajmërojnë se për shkak të rritjes së numrit të klientëve dhe punës do të zhvendosen në hapësira të reja. “Ekipimi me kuadër të ri profesional është rezultat i rritjes së numrit të klientëve dhe punës dhe do të ndodh me etapa në 12…
Një vajzë trevjeçare e Novosellës së Strugës vdiq si pasojë e djegieve të cilat i ka marrë nga zjarri i cili e ka përfshirë shtëpinë e tyre. Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje në orën 11 në shtëpinë pronë e G.I. (32) për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarr, ndërsa në shtëpi ka qenë vajza e tij trevjeçare, e cila ka pësuar djegie. Vajza në gjendje të rëndë shëndetësore është transferuar në Qendrën mjekësore në Strugë, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dashur të transportohet në spital në Shkup, por para Kërçovës…
Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën të dielën (15 tetor) dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë edhe gara për këshilltarë që do të zënë ulëset e kuvendit komunal nëpër komuna. Zgjedhje të rëndësishme për këshilltar janë pasi ka vetëm një rreth votimi dhe funksionimi i kryetarit të komunës varet nga Këshilli komunal. Almakos, ua sjell rezultatet e arritura të partive në, Saraj dhe Studeniçan. Rezultatet për Komunën e Sarajit: Rezultatet për Komunën e Studeniçanit: Mevludin Imeri Almakos.com
Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën të dielën (15 tetor) dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë edhe gara për këshilltarë që do të zënë ulëset e kuvendit komunal nëpër komuna. Zgjedhje të rëndësishme për këshilltar janë pasi ka vetëm një rreth votimi dhe funksionimi i kryetarit të komunës varet nga Këshilli komunal. Almakos, ua sjell rezultatet e arritura të partive në Gazi Babë, ku partitë shqiptare, BDI, BESA, dhe Aleanca për Shqiptarët dolën me listë të përbashkët, dhe të komunës së Haraçinës. Rezultatet për Komunën e Gazi Babës: Rezultatet pë Komunën e Haraçinës: Mevludin Imeri Almakos.com
Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën të dielën (15 tetor) dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë edhe gara për këshilltarë që do të zënë ulëset e kuvendit komunal nëpër komuna. Zgjedhje të rëndësishme për këshilltar janë pasi ka vetëm një rreth votimi dhe funksionimi i kryetarit të komunës varet nga Këshilli komunal. Ja rezultatet për këshilltarët në Komunën e Tearcës dhe Jegunovcës Komuna e Tearcës do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve: Komuna e Jegunovcës do të ketë këtë strukturë të këshilltarëve:
Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi do të pësojë disa ndryshime duke pasur parasysh dorëheqjen e dy kandidatëve për kryetar komunash në bllokun shqiptar, por edhe zgjedhjen e disa deputetëve të shumicës për kryetar komunash. Në seancën e parë pas zgjedhjeve lokale në Kuvend, Talat Xhaferi do të informojë se Çedomir Sazdovski do të funksionojë si deputet i pavarur. Sazdovski ka informuar dje Xhaferin se nuk do të jetë më deputet i GROM-it, por i pavarur. Në rundin e parë të zgjedhjeve, anëtarë të grupit parlamentar të LSDM_së nuk do jenë Petre Shilegov i cili tanimë është kryetar i Shkupit, Stefan Bogoev…
Kryeministri i Shqipërisë qëndron në Maqedoni për të marr pjesë në samitin kryeministror që mbahet në Shkup dhe mban emrin ”Summit 100”. Rama ka gjetur kohë të takojë kryetarin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela. Nuk dihet tema e takimit por ata janë takuar në Hotel Park në Shkup që gjendet buzë Lumit Vardar, përballë Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me liderin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe nënkryetarin e Besës, Zeqirija Ibrahimi. Gjatë takimit Rama dhe udhëheqësit e Besës folën për zgjedhjet lokale në Maqedoni, situatën e përgjithshme politike dhe mundësitë e bashkëpunimit të partive shqiptare.