Author: Semi

“Të nderuar qytetare. po ju shkruaj mbrapa grillave, ku po behen dy vite qe jame provuar qe ti shohe familjen time. Shoqerues ne keto kater mure jane vetmia, mendimet, deshprimi, shpresa.. Çdo dite ballafaqohemi me dhimbje te njejta, probleme te njejta dhe shpresa qe te lirohemi sa me shpejte. Per dallim nga disa te tjere une viktime e pushtetit te kaluar ku jame akuzuar pa te drejte, por nese interesat e mia personale i nxjerrsha para atyre kolektive une sot do te isha ne Liri.. Ndokush eshte i burgosur ndersa gjithe populli ka qene i roberuar.. E gjithe kjo sakrifice…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku e ka kaluar rrethin e parë të zgjedhjeve komunale që janë mbajtur më 15 tetor, ndërkaq tani në rrethin e dytë do të përballet me kandidatin e Lëvizjes BESA, Rexhep Memedin. Sadiku në një deklaratë për Portalb.mk, tha se zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë demokratike, ndërkaq pret që të fitojë në rrethin e dytë me përkrahje nga kandidati i LSDM-së, njofton Portalb.mk. “Zgjedhjet në Komunën e Studeniçanit kanë rrjedhur në mënyrë demokratike, s’ka pasur parregullsi apo incidente, unë personalisht si kandidat i PDSH-së jam shumë i kënaqur me rezultatin pasi që kemi marr…

Lexo më Shumë

Heqja e regjimit të vizave për hyrjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Meksikë do të ishte me rëndësi të veçantë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke e marrë parasysh se Maqedonia tani më i ka abroguar vizat për qytetarët e Meksikës, ndërsa komunikimi do të lehtësohej me emërimin e konsullit të nderit të Meksikës në Republikën e Maqedonisë, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në takim me kryetarin e senatit të Meksikës Ernesto Kordero Arojo në margjinat e Asamblesë së 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Shën Peterburg Xhaferi dhe Arojo shprehën…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi, e ka kaluar rrethin e parë dhe tani në rrethin e dytë do të përballet me kandidatin e Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu. Izairi në një deklaratë për Portalb.mk, tha se zgjedhjet kanë qenë kryesisht të lira, ndërkaq nuk pret bashkëpunim me partitë tjera, pasi që veçmë ata opozitare i kanë bërë marrëveshjet, njofton Portalb.mk. “Zgjedhjet kanë qenë të lira, fer dhe demokratike. Ka pasur disa incidente, ndër to mund të ceket në një vendvotim ku bartësi i listës së Lëvizjes BESA ka  qëndruar prej më 1 deri më 4-5…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se është informuar lidhur me vendimin e deputetit Çedomir Sazdovski që ta braktisë partinë e tij GROM dhe të veprojë si deputet i pavarur në Parlament, e respekton atë vendim dhe është i gatshëm për bashkëpunim me të, por edhe me të gjithë deputetët për gjithçka që është në interes nacional dhe në interes të të gjithë qytetarëve. “Unë jam mik i mirë me Çedomir Sazdovskin, ai është ish-kryetar i degës sonë komunale të Kisella Vodës dhe kam pasur takime si edhe me deputetë të tjerë në Parlament. Gjithsesi se kemi biseduar, duke u bindur të…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu ka kaluar në rrethin e dytë zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor, ndërkaq si kundërkandidatë do ta ketë kandidatin e BDI-së, Blerim Bexhetin. Bakiu, në një dekaratë për Portalb.mk, e ka komentuar procesin zgjedhor dhe pritshmëritë e tyre, ndërkaq gjithashtu ka përmendur edhe disa raste ku sipas tij, gjatë procesit janë bërë presione, njofton Portalb.mk. “Fushata ka qenë në rregull, me përjashtim të presioneve dhe kërcënimin ndaj meje dhe aktivistëve. Gjatë procesit të votimit si parti dhe shtab kemi kërkuar nga policia që të jetë më vigjilente, fatkeqësisht kemi pasur…

Lexo më Shumë

Tre shkupjanë janë arrestuar nën dyshimet se janë të përfshirë në tregti të paligjshme me drogë. Në shtëpitë e tyre është realizuar kontroll dhe janë gjetur qese dhe shishe me marihuanë. Policia sot njoftoi se të punësuarit në Departamentin për Tregti të Paligjshme, kanë kryer kontroll në shtëpitë e M.M.A (23), S.R (23) dhe D.I (29). “Gjatë kontrollit tek M.M.A janë gjetur qese dhe shishe me 80.13 gram marihuanë. Me M.M.A është kryer bisedime dhe ai ka shpjeguar mënyrën e shitblerjes së drogës”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga MPB shtojnë se edhe me S.R dhe D.I është biseduar dhe…

Lexo më Shumë

Janë zgjedhje lokale, natyrisht që rezultatet e raundit të parë diktojnë dhe bisedimet që duhet bërë për raundin e dytë. Me këto fjalë u përgjigj lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kandidat për kryetar të Strugës, në pyetjen se a do të ketë bashkëpunim me partinë Lëvizja Besa në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, njofton Portalb.mk. “Sovrani foli më 15 tetor dhe ne natyrisht që veprimet tona politike do ti kemi të bazuara në bazë të mesazhit që dha sovrani. Presim votat e qytetarëve në raundin e dytë, subjektet politike vetëm se do të japin kontributin në…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, do të jetë në balotazh me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët Arben Agolli. Ai në një deklaratë për Portalb.mk, ka komentuar procesin zgjedhor dhe pritshmëritë e tij për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën më 15 tetor. Sipas Latës, procesi ka qenë në rregull, ndërkaq nuk ka qenë mjaft i kënaqur me rezultatin, njofton Portalb.mk. “Procesi zgjedhor ka qenë demokratik, i lirë, rezultati është ai që është. Procesi ka përfunduar me sukses. Nuk jemi të kënaqur nga rezultati, kam pritur më shumë”, tha shkurt Lata. Në pyetjen nëse do të…

Lexo më Shumë

Një djal 16 vjeçar është gjetur i vdekur pas disa gjuajtjeve në drejtim të tij në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen në mbrëmjen e së hënës, mëson Tetova1 nga mediumet daneze. Të njëjtën e ka konfirmuar edhe policia Daneze e cila thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48. Portali Tetova1 nga burrime të afërta në Kopenhagen mëson se djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat është nga Xhepcishti i Tetovës. Policia daneze po…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni 445 mijë persona jetojnë në rrezik nga varfëria, gjegjësisht me më pak se 6.500 denarë në muaj. Dhjetë për qind prej tyre janë të punësuar, por gjithashtu jetojnë në rrezik nga varfëria. Shkallë më të lartë të varfërisë kanë familjet me tre apo më shumë fëmijë. Tërë kjo siç thotë profesoresha Maja Georgievska Miteva, tregon nevojën nga ridefinimin e masave të mbrojtjes sociale dhe kombinimi i masave të tjera të mbrojtjes sociale dhe kombinimin me masa të tjera për ndihmën e personave në rrezik nga varfëria, siç theksoi ka për qëllim edhe shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë…

Lexo më Shumë