Spektakli i baletit në akull “Arrëthyesi” nga Petar I. Çajkovski i cili duhej të mbahej më 24 nëntor për shkak të problemeve teknike është ricaktuar për më 4 dhjetor 2017, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë me fillim në orën 20. Nga produksioni Pragma njoftojnë se biletat e blera për në datën 24 nëntor janë të vlefshme dhe nuk ka nevojë të ndërrohen për bileta me datë të re. Biletat për shfaqjen mund të merren përmes rrjetit shitës në КупиКартиЗаСе nëpër të gjithë Maqedoninë. “Arrëthyesi” do të ekzekutohet nga Baleti shtetëror i Sën Petersburgut i cili vitin e kaluar mori pjesë në…
Author: Semi
Lideri i opozitës maqedonase, VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të Samitit 100, i cili është duke u mbajtur në Shkup, njofton Portalb.mk. Në takim është biseduar për marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, për situatën politike në vend si dhe për prioritetet strategjike të Maqedonisë. Nga kabineti i Gruevskit, informojnë se ai ka thënë që është për “bashkëpunim të hapur me Shqipërinë e cila bazohet në baza të principeve.” “Në këtë drejtim, nuk ndihmojnë dokumentet si që është Platforma e Tiranës, e cila sipas formës që u promovua si dhe sipas përmbajtjes së saj nuk do…
Kryetari në largim i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në konferencë për shtyp në lidhje me aksionin e policisë në komunë, tha se nuk bëhet fjalë për largim të dokumenteve, por kolegët e tij i kanë ndarë dokumentet e tij personale, nga ato të komunës. “Disa kolegë të mi janë njoftuar se pranim-dorëzimi i funksionit do të bëhet sot në orën 13 dhe për këtë arsye ata kanë filluar të mbledhin gjërat e mia prej në kabinet, duke përfshirë mirënjohjet, fotografitë. Unë në kabinet kam gjëra personale, pasi atje jam për 8 vite e gjysmë”, tha Jakimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.…
Koalicioni Aleanca me Besë ka fitoren gati të sigurt në 13 komuna. Fitorja do të jetë e dyfishtë për shkak se ky koalicion përveç kryetarëve të komunave, do të ketë edhe shumicë në këshillet komunale. “Ky koalicion do të nxjerrë shumë më tepër votues se që patën Aleanca dhe Besa në raundin e parë, sepse është i shumëpritur nga shqiptarët dhe do të shkaktojë eufori të vërtetë. Shumë lehtë mund të ketë dyfishim të votave. Nëse në raundin e parë Aleanca dhe Besa kanë pasur 100 mijë vota, në raundin e dytë mund të nxjerrin 150 mijë”, thonë për Gazetën…
Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit nga Lëvizja BESA, Rexhep Memedi, e ka kaluar rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve komunale që u mbajtën më 15 tetor, ndërkaq tani në rrethin e dytë, do të përballet me kandidatin e PDSH-së, Azem Sadiku. Memedi, në një deklaratë për Portalb.mk, vlerëson se procesi zgjedhor ka qenë në rregull, ndërkaq në rrethin e dytë shpreson në fitore pasi që do të ketë mobilizim të elektoratit vetëm në dy kandidatura, njofton Portalb.mk. “Në përgjithësi procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur parregullsi në komunën tonë me çka elektorati ka dëshmuar një kulturë…
Ashtu si që e lajmëruan më herët krerët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari janë takuar me ata të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi. Temë të bisedës e kanë bashkëpunimin për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen më 29 tetor 2017. Siç mëson Portalb.mk, nga burime të Lëvizjes Besa, marrëveshja është arritur, ndërkaq do të zbardhen nesër në konferencë të përbashkët për shtyp mes dy partive. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA do të garojnë kundër Bashkimit Demokratik për Integrim në disa komuna. Aleanca në 5 komuna, BESA në 7 komuna. Këto dy…
Redaksia e Portalb.mk, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme ka kontaktuar me kandidatët për kryetar të komunave me shumicë shqiptare të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale të cilët janë mbajtur më 15 tetor. Prej të gjithë kandidatëve që i kemi kontaktuar, telefonin nuk e kanë hapur 3 kandidatët e BDI-së, ai për Komunën e Likovës, Erkan Arifi, për Komunën e Sarajit, Blerim Bexheti dhe për Komunën e Tearcës, Isen Asani. Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Likovës, Shaban Zendeli, tha se do të dalë me qëndrim të përgjithshëm pasi që të konstatohet gjendja…
Qendra për edukim dhe zhvillim – CED, njëra nga njëmijë partnerët e lëvizjen e njerëzve të Futbollit inspiruar nga më shumë se 100.000 njerëz ishte pjesë në javës së lëvizjes së njerëzve të Futbollit që mbahet në mbi 70 shtete europiane në periudhën 5-19 Tetor 2017. Në kuadër të rrjetit FARE me 12.10.2017 u mbajt aktiviteti “Të bëhemi Miq përmes Futbollit” në Stadiumin e Fshatit Tearcë. Javët e veprimit të Njerëzve të Futbollit është fushatë shoqërore e përqëndruara te futbolli, e organizuar nga rrjeti Fare në Tetor, që synon shqyrtimin e të gjitha barrierave që përjashtojnë njerëzit dhe komunitetet. Në…
Një 16 vjeçarë është gjetur i vdekur pas disa gjuajtjeve në drejtim të tij në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen në mbrëmjen e së hënës, mëson Tetova1 nga mediumet daneze. Të njëjtën e ka konfirmuar edhe policia Daneze e cila thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48. Portali Tetova1 nga burrime të afërta në Kopenhagen mëson se djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat është Servet.A nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Familja e…
Gjyla Çeliku i vihet në mbrojtje edhe familjes tradicionale shqiptare, në kohën kur shumë personalitete dhe fytyra publike janë dhënë në promovimin e homoseksualizmit. Sa për ilustrim, Besa Arifi ka marrë pjesë në një kampanjë të më shumë organizatave joqeveritare që propagandojnë homoseksualizmin. Sipas Besa Arifit, shoqëria duhet të akomodohet me homoseksualët dhe kjo gjë të shihet si normale. Bile, ajo shkon edhe një hap më tej duke thënë se askush nuk duhet të diskriminohet qoftë në shoqëri qoftë në raport me ligjin, kur është në pyetje “orientimi seksual”. Përpos kësaj, Çeliku ka reaguar ashpër edhe ndaj një shkrimi të…
“Të nderuar qytetare. po ju shkruaj mbrapa grillave, ku po behen dy vite qe jame provuar qe ti shohe familjen time. Shoqerues ne keto kater mure jane vetmia, mendimet, deshprimi, shpresa.. Çdo dite ballafaqohemi me dhimbje te njejta, probleme te njejta dhe shpresa qe te lirohemi sa me shpejte. Per dallim nga disa te tjere une viktime e pushtetit te kaluar ku jame akuzuar pa te drejte, por nese interesat e mia personale i nxjerrsha para atyre kolektive une sot do te isha ne Liri.. Ndokush eshte i burgosur ndersa gjithe populli ka qene i roberuar.. E gjithe kjo sakrifice…
Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku e ka kaluar rrethin e parë të zgjedhjeve komunale që janë mbajtur më 15 tetor, ndërkaq tani në rrethin e dytë do të përballet me kandidatin e Lëvizjes BESA, Rexhep Memedin. Sadiku në një deklaratë për Portalb.mk, tha se zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë demokratike, ndërkaq pret që të fitojë në rrethin e dytë me përkrahje nga kandidati i LSDM-së, njofton Portalb.mk. “Zgjedhjet në Komunën e Studeniçanit kanë rrjedhur në mënyrë demokratike, s’ka pasur parregullsi apo incidente, unë personalisht si kandidat i PDSH-së jam shumë i kënaqur me rezultatin pasi që kemi marr…