Shtatë të vdekur në gjithsej 593 aksidente rrugore ka regjistruar policia në rajonin më të gjerë të Tetovës në nëntë muajt e fundit të vitit, që është zvogëlim i numrit të aksidenteve për 17 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur e humbën jetën 10 persona, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. Nga viktimat dy janë shoferë, tre ishin bashkudhëtarë, një është këmbësorë dhe një motoçiklist. Nga të dhënat tjera statistikore në 42 aksidente, lëndime të rënda trupore kanë marrë 44 persona, në 244 aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë 477 persona, ndërsa në…
Author: Semi
Qytetarët e Debarcës në Referendumin e mbajtur së bashku me Zgjedhjet lokale gjatë ditës së diel u deklaruan “kundër” planeve për ndërtimin e Deponisë rajonale për mbeturina të ngurta në pjesën e fshatit Godivje. Sipas rezultateve nga denoncimi në referendum, nga gjithsej 4.625 persona me të drejtë vote në Komunën e Debarcës në referendum kanë votuar 3.149 persona, nga të cilët “kundër deponisë u deklaruan 2.746 ose 87 për qind nga ata që kanë votuar në lidhje me referendumin. Ndërtimin e deponisë e kanë mbështetur 297 persona ose 13 për qind nga gjithsej qytetarët pjesëmarrës në votim.
Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nga 1 janari 2018 do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së, shkruan Republika.mk. Sipas këtij portali, ky informacion është për hapur në rrjetet sociale, por nuk është konfirmuar zyrtarisht, transmeton Gazeta Lajm. Aty thuhet se qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së nese sigurojnë punë përmes agjencive për punësim, pa pasur nevojë të kenë pasaportën e ndonjerit vend anëtar i BE-së.
Afrim Gashi, shef i shtabit zgjedhor tek Lëvizja Besa në pres-konferencën e mbajtur për zyrtarizmin e koalicionit Aleanca dhe BESA, tha se ky akt është i dëshiruar nga të gjithë qytetarët shqiptar, shkruan Almakos “Shqiptarët kanë pritur moti që partitë e reja ti zëvendësojnë partitë e vjetra, është një akt festiv, ftoj të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA që përpos votës të bëjnë ç ‘mos. Të jemi frytdhënës dhe që të jetë ky koalicion ai i cili do të mund të garojë edhe në të ardhmen dhe ta sjellim ndryshimin e shumë pritur”, tha Gashi para gazetarëve. Të njëjtën gjë…
Në një faqe të facebook-ut e cila merret me krimet e bëra nga Qeveria e kaluar e udhëhequr nga VMRO-BDI, është paraqitur një dokument i Kuvendit, në të cilin shihet se në vitin 2011 është marrë vendim me të cilin i është lejuar Johan Tarçullovskit të marrë fonde për kompensim prej 5000 eurosh, përcjell Almakos. Dokumenti me vulën dhe nënshkrimin e zëvendëskryeministrit të atëhershëm Vladimir Peshevski tregon se këto fonde janë transferuar në familjen Tarçulovskit me arsyetimin për të ndihmuar familjen. Dokumenti zbatohet vetëm për vitin 2011, por është e paqartë nëse ndihma vazhdon , vlen edhe për vitet e…
“LSD në vend se të punojë për të mirën e qytetarëve dhe të krijojë vlera të reja, ajo stopon dhe shkurton. Gjithçka që di të punojë LSD është bllokimi, ndërprerja dhe rrënimi” deklaroi në takimin me gazetarët Bojan Stojanoski nga VMRo-DPMNE. Qeveria e LSD e ka anuluar tenderin për ndërtimin e parkingut me kate në qendër të Ohrit projekt me të cilën duheshte që të zgjidhet problem i vend parkingjeve në Ohër, dhe dukshëm do të përmirësohej ngarkesa në komunikacion. Sipas Stojanoskit, me stopimin e këtij projekti LSD me vetëdije lejon të vazhdojë kaosi në komunikacion në qendrënn më të…
“Shteti im, Republika e Maqedonisë, sot ndërton shoqëri të vërtetë multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale, në të cilën nëpërmjet përfshirjes së diversiteteve, krijojmë kushte për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të çdo individi dhe të çdo bashkësie etnike”, theksoi në fjalimin e tij kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili e kryeson delegacionin parlamentar të Asamblesë së Unionit Interparlamentar (UIP) në Shën Petërburg. Xhaferi tha se me ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe dialogut në vitin 2001 Maqedonia arriti të evitojë përplasje më të mëdha ushtarake midis dy bashkësive më të mëdha etnike dhe se pikërisht jotoleranca dhe përpjekjet për imponimin e ekskluzivitetit…
Koalicioni i kryesuar nga LSDM do të ketë grupin më të madh të këshilltarëve në Mavrovë-Rostushë, komunën më të vogël për nga numri në rajonin e Gostivarit. Lista e LSDM-së mori 1.570 vota (43,56%) dhe fitoi 6 mandate. Nga dy anëtarë në këshillin e ri do të kenë Partia demokratike e turqve në Maqedoni (DPT) për 694 vota të fituara (19,26%) dhe koalicioni i VMRO-DPMNE-së me 622 vota (17,26%). Lista e BDI-së në zgjedhjet e fundit mori 370 vota (10,27%) dhe siguroi një mandat të këshilltarit. Lista e grupit të votuesve bartës i së cilës ishte Risto Popovski mori besimin…
“BDI është partia e parë ne Çair për këshilli të komunës me 27. 5 të votave të qytetarëve me 9 këshilltar dhe BDI rikthen Çairin”- Bujar Osmani shef i shtabit te Visar Ganiut, kandidat për Çairin. Ne e morëm mesazhin nga votimet e fundit dhe sollëm një energji te re, hartuam një program garuam me një kandidat shumë të mirë pa ndonjë njolle politike ose profesionale deklaroi në pres konferencën Bujar Osmani, shef i shtabit të BDI në Çair. Sipas tij, Visar Ganiu është emër i ri i Çairit i cili dëshmoi se me seriozitet dhe me një program të…
Interesim për t’i analizuar mundësitë për lidhje më të madhe të kompanive të Maqedonisë dhe të Spanjës në sferën e prodhimit të produkteve bujqësore dhe industrisë ushqimore, ndërtimtarisë, turizmit dhe hotelierisë dhe menaxhimit me mbeturina dhe trajtimin e ujërave të zeza sot është shprehur në takimin midis ministrit të obliguar për rregullativë dhe për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore, Zoran Shapuriq me ambasadorin e mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Serra dhe drejtoreshën e zyrës rajonale për Çështje Ekonomike të Spanjës, Eva Povedano Moreno. Siç kumtuan nga kabineti i Shapuriq, ministri e ka njoftuar ambasadorin Lorenzo dhe drejtoreshën Moreno,…
Deri sa BDI ka mbetur pa fjalë dhe gati është dorëzuar pas formimit të koalicionit “Aleanca me Besë”, është tejet qesharake sjellja e disa analistave dhe banalistave që përkrahin BDI-në. Ata ende “shkëpurdhin” duke menduar se janë shumë të men;ur dhe mund të manipulojnë me opinionin shqiptarët, me ;ka fundosin edhe më tepër partinë që e preferojnë. Më qesharak janë kur dalin me qëndrime kritike ndaj koalicionit “Aleanca me Besë” me ;ka kundërshtojnë edhe qëndrimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili me gojën e vetë kërkonte që “partitë e vogla” të bashkohen dhe të mos për;rahte vota shqiptare.…
Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Invest Macedonia dhe bashkëpunëtorët e tij qëndrojnë në një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë. Zyrtarët e Invest Macedonia do të priten në takime nga përfaqësues të qeverisë shqiptare por edhe drejtues të institucioneve në mbështetje të sipërmarrjes, si dhe biznesmenë të suksesshëm shqiptarë. Siç citohet në njoftimin zyrtar, delegacioni nga Maqedonia do të pritet në takime nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi, nga Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga zëvendësministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj, Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir…

