BDI-ja nuk shqetësohet nga bashkëpunimi ndërmjet ndërmjet Aleancës dhe Besës. Kështu deklaroi shefi i Shtabi Zgjedhor të Çаirit Bujar Osmani i pyetur për vlerësim për këtë koalicion në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij ky bashkëpunim nuk është bërë për qëllime të mira. “Programin që e prezanton Visar Ganiu është komplementar me programin e kryetarit të qytetit të Shkupit, Shilegov, por edhe me programin e koalicionit të qeverisë LSDM-BDI. Marrëveshjet bëhen në baza programore. Marrëveshjet ndërmjet partive politike bëhen për të përmirësuar ofertën për qytetarët. Marrëveshjet dhe koalicionet nuk bëhen për të dëmtuar një parti tjetër politike, nuk bëhen për qëllime jo të mira dhe nuk bëhen për t’i mbrojtur…
Author: Semi
Katër persona në Shkup të hënën rreth orës 16:20 e kanë rrahur një burrë në udhëkryqin “Koce Metalec” me rrugën “Ferid Bajram” në Shkup. Dhunuesit ende të panjohur, kanë qenë me veturë “Citroen”, ndërkaq e kanë sulmuar fizikisht G.V. (46) nga Shkupi, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk. “Ata e kanë goditur me boksa dhe shqelma në trup, ndërkaq njëri nga ta është përpjekur që ta sulmojë me thikë, por nuk ka arritur. Më pas, personat kanë ikur në drejtim të panjohur. G.V. me veturën e Ndihmës Urgjente është dërguar në Qendrën Urgjente ku i janë konstatuar lëndime të rënda dhe është…
Turbulencat politike në shtet gjatë dy viteve të fundit ndikuan në sigurinë e investimeve. Çdoherë do të ketë rënie të prodhimtarisë dhe eksportit kur sektori privat përmbahet nga investimi. Që sektori privat të mund të investojë, nevojitet gjendje stabile politike në vend dhe zvogëlim të cikleve zgjedhore, tha sot kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) Danella Arsovska. Në konferencën për shtyp në të cilën LOE e promovoi projektin “Rrjeti botëror për biznese të vogla”, Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, theksoi se sektori privat duhet të dijë dhe të jetë i sigurt se sërish nuk do të ketë…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë të Inony Universitetit nga Malatija e Republikës së Turqisë organizuan simpoziumin shkencor ndërkombëtar për bimët mjekësore, aromatike dhe ngjyruese. Simpoziumi u mbajt në Universitetin Inony, më 5-7 tetor 2017, ku tuboi së bashku shkencëtarë, hulumtues dhe delegatë të kësaj fushe. Në këtë tubim shkencor u shpalosën përparimet e kohëve të fundit në teknologjinë e bimëve mjekësore, aromatike dhe ngjyruese dhe u përcaktuan prioritetet e veprimit për të ardhmen. Simpoziumi u përqendrua në informimin dhe mbrojtjen e bimëve mjekësore dhe aromatike që rriten në…
Një burë u prezantua si inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ka rrëmbyer një vajzë në Shkup të cilën me disa banditë të tjerë e kanë çuar në hotel, njofton Portalb.mk. Për këtë ngjarje, MPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër P.B. (33), T.P. (31) dhe A.B. (31), të gjithë nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimit bazë për veprën penale të kryer “privim ilegal i lirisë”. Siç informojnë nga MPB-ja të paraqiturit rreth orës 13 në rrugën Boris Trajkovski. T.P me forcë e ka hipur vajzën në veturë ku ishin B.P. dhe A.B. Derisa nëna e vajzës u…
Dje në orën 14:50 në një apartament në bulevardin “Klimenti i Ohrit” në Shkup është gjetur trupi i pajetë i R.R. (75) nga Shkupi, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk. “në trupin e pajetë janë parë lëndime të dukshme. Në konsultim me prokurorin publik, trupi është dërguar për në autopsi”, thonë nga MPB.
Me kokë të ulur, të dielën, me 15 tetor Nikolla Gruevski paralajmëroi dorëheqjen e tij nga skena politike në Maqedoni. Gruevski nuk e shqiptoi fjalën “dorëheqje”, por edhe nuk e kishte të domosdoshme. Dorëheqja qëndronte mbi të si hije dhe vërehej në tentimin e pasuksesshëm për të përçuar vendosmëri dhe fuqi. Tentimi që humbjen e thellë ta arsyetonte me akuza për parregullsi dhe presione ndaj votuesve, ishte sa për sy e faqe ndaj simpatizantëve të vet dhe anëtarëve të partisë, para raundit të dytë të votimit me 29 tetor, kur do të vuloset fati i tij, shkruan Dojçe Vele. Por, nëse…
Zyrtarizimi i koalicionit Besa – Aleanca për Shqiptarët ka ndezur alarmin e panikës në BDI. Zyrtarë të lartë komunal të kësaj partie në Çair, Tetovë, Gostivar, Saraj dhe disa komuna tjera kanë filluar grumbullimin e dokumentacionit për tenderë dhe djegien e tyre. Burime të sigurta për portalin Kalldërma thonë se qindra faqe dokumentacion tashmë është larguar nga komunat. Burimet e njëjta thonë se MPB është e njoftuar me rastin, por deri tani nuk ka vepruar në komunat shqiptare. Policia dje bëri një intervenim për të penguar vjedhjen e dokumentacionit të tenderëve, por në komunën e Karposhit. Kryetari i deridjeshëm Stevco…
Njëzet e gjashtë vjeçarja P.N. nga një fshat i Shkupit, dje në ora 13:30 në stacionin e policisë ka denoncuar se është përdhunuar nga ana e vëllait të saj, kumtoi MPB. “P.N. rreth mesditës së 16.10.2017, derisa ka qenë vetë në shtëpi, nga prapa i është afruar vëllai i saj R.N. (27), ia ka mbyllur gojën me dorë, e ka zhveshur dhe e ka përdhunuar. Pas kësaj i është kërcënuar se do ta vrasë nëse i tregon dikujt. Në orën e mbrëmjes është shkaktuar një zënkë mes denoncueses, vëllait të saj dhe nënës së tyre. Pas debatit vëllai i saj…
Kandidati për komunën e Çairit, Visar Ganiu tha se me Forumin rinor, Forumin e gruas të BDI-së gjatë fushatës janë vizituar mbi 5 mijë familje, ku bashkëbiseduam dhe ofruam perspektivë për komunën e Çairit. “Ky është një rezultat ku arritëm të promovojmë gjitha projektet tona të quajtur si KONTRATA. Jam i bindur se në rundin e dytë do kemi një garë, unë do të sfidojë dhe do të dal fitues dhe në këtë nuk dyshoj, sepse kam programin më të mirë ku ofrojmë shumë zgjidhje për bashkëqytetarët tanë. Ne do të vazhdojmë të bashkëbisedojmë dhe çdo ditë të jemi në…
Derisa Qeveria e re është e përkushtuar në ndryshimet ligjore në sferën e sociales dhe po e kërkon modelin se si ta përparojë sipërmarrësinë sociale, organizatat qytetare përpiqen që përmes trajnimeve t’u ndihmojnë kategorive të lëndueshme sociale dhe ekonomike dhe t’i bëjnë konkurrentë në tregun e punës, përcjell Scoop.al. Të ndihmuara nga programit Civica Mobilitas, disa organizata vendore kanë projekte të suksesshme përmes të cilave me dhjetëra gra janë punësuar. Shumica prej tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje, të rrënuara, me vetëbesim të përkeqësuar, por pas trajnimeve ato ia dolën që të ngrihen nga fundi ku kishin rënë dhe…
Ministri pa portofol për Marrëdhënie me Diasporën i Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Oryan. Në këtë takim, siç thuhet në kumtesë, ministri informoi për miratimin e Informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023, si një hap i parë drejt një qasjeje sistematike dhe institucionale të Diasporës, si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë. “Përvoja e Izraelit në angazhimin dhe involvimin e Diasporës së saj në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore është shumë e madhe dhe ka…

