Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa është adresa e vetme për shkatërrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe diskreditimit të liderit Ali Ahmeti nga skena politike. Sipas dy partive ky koalicion do të mundohet të përmirësojë jetën e qytetarëve në nivel lokal. Analistët thonë se ky koalicion mund të ketë jetë më të gjatë dhe do të jetojë edhe pas zgjedhjeve lokale, njohton Almakos. Xhenis Sulimani, politolog thotë se besëlidhja në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa është reflektim i dëshirës së elektoratit shqiptar. “Ky koalicion ka vetëm një qëllim ta rrënoj Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila…
Author: Semi
Në kuadër të projektit “Prandalimi dhе lufta kundër tregtisë me njerëz”, do të arrihet përmirësimi i kundërzblimit, në identifikimin dhe në ofrimin e ndihmës për viktimat e trafikimit me njerëz, për qëllim të eksploatimit të punës përmes shtrirjes së qasjes së adoptuar multidisiplinare; Forcimi i kuadrit për qasje efektive në kompensimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore; Lehtësimi i kthimit dhe riintegrimit të sigurt të viktimave të trafikimit; Projeki ka filluar në 1 Tetor të vitit 2016, dhe parashihet të përfundojë më 30 qershor të vitit 2018, dhe ka një buxhet prej 350.000 euro. Pjojekti është pjesë e programit…
Pas arritjes së koalicionit “Aleanca me Besë”, paniku nuk ka verbëruar vetëm funksionarët e BDI-së, por edhe përkrahësit e saj. Ata majde kanë humbur edhe kontrollin dhe nuk mund ta fshehin këtë panik. Kështu, përkrahësit e flaktë të BDI-së dalin me qëndrime se koalicioni mes Besës dhe Aleancës është koalicion zori, e jo koalicion për interes kombëtar, duke harruar se vetë kryetar i BDI-së Ali Ahmeti deri dje apelonte që “partitë e vogla” të bëhen bashkë, sepse një e tillë është në interes të shqiptarëve. “Le të bëhen të gjithë bashkë kundër BDI-së, por mos ta copëtojnë votën shqiptare sepse…
Arsyet pse nuk ndodhi më herët, nuk është koha që t’i flasim tash pasi që kjo marrëveshje është orientim drejt të ardhmës”, ishin fjalët që shefi i shtabit zgjedhor i BESA-s, Afrim Gashi nisi sqarimin e marrëveshjes ASH-BESA sot gjatë nënshkrimit të saj me shefin e shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, shkruan Portalb.mk. Megjithëse orientimit drejt të ardhmës, akuzat e Bujar Osmanit të BDI-së dhe koalicionimit me parti opozitare, nga ASH-ja hedhën poshtë mundësinë e dajles nga Qeveria e Maqedonisë. “Askush nuk e vendos për pozitën e Aleancës për Shqiptarët në skenën politike në Maqedoni dhe as për pozitën e…
Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga partia e tij LSDM, që në raundin e dytë të qëndrojë neutrale në garën e partive politike shqiptare. “Presim që Zaev të jetë neutral në raundin e dytë”, ka thënë Elmi Aziri i Aleancës për Shqiptarët, shkruan Gazeta Lajm. Afrim Gashi i Lëvizjes Besa vlerësoi se nëse LSDM nuk qëndron neutrale në këto zgjedhje, do të përsëriste gabimin që e bëri Nikolla Gruevski në vitin 2006, kur shkeli vullnetin e shqiptarëve. “Në atë kohë gjithë shqiptarët ishin kundër këij vendimi, me siguri njësoj do të jetë…
Musliu është optimist se LSDM-ja nuk do ta keqpërdorë besimin e plotë të qytetarëve dhe se i njëjti do të jetë vetëm nxitje shtesë që ata të plotësojnë gjithçka që kanë premtuar deri më tani Elena Boshkovska – Kërstevska LSDM-ja në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale është në epërsi enorme para partive të tjera politike. Me këtë, përveç përparësisë që e gëzojnë në nivelin qendror, socialdemokratët u ngjitën lartë në piedestal edhe me qeverisjen në nivel lokal. Por, sipas njohësve të çështjeve politike kjo ka edhe kahet e saja pozitive dhe negative. “Kjo mund të interpretohet nga dy aspekte.…
Ndërprerje në furnizim me ujë nesër nga ora 9 do të kenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski” dhe “Makedonija”. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të sanimit të defektit në rrugën “11 Tetori” nr. 6 në lagjen Qendër. Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në sanimin e defektit.
Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se incidenti para shtabit të partisë politike GROM, që ndodhi të dielën në mbrëmje, plotësisht është ndriçuar, është dokumentuar dhe dërguar deri te Prokuroria Publike Themelore Shkup, e cila duhet të japë drejtime për veprim të mëtejshëm. Lidhur me ngjarjen që ndodhi të dielën (15.10) në rrugën “Mitropolit Teodisij Gologanov” në Shkup, para shtabit të partisë politike GROM, ku kishte denoncim për prishje të rendit, siç MPB paraprakisht e informoi opinionin, në Stacionin Policor Karposh ishin thirrur personat S.R. (51) dhe E.SH.(36) nga Shkupi, me të cilët ishte kryer bisedë, theksohet…
Komiteti Ekzekutiv (KE) i VMRO-DPMNE-së në seancën e tij të fundit debatoi për më shumë çështje dhe solli disa konkluzione, në mesin e të cilave ishte edhe kërkesa për lirim të dhunuesve të 27 prillit, njofton Portalb.mk. “Pak para fillimit të fushatës zgjedhore, qeveria publikoi se ka miratuar ligj për amnisti për të burgosurit, të cilat do të amnistohen nga rreth 1,050 të burgosur për vepra të kryera penale. KE i VMRO-DPMNE-së informon se nis iniciativë për lirim të menjëhershëm dhe amnisti për të gjithë personat që kanë kryer disa shkelje ligjore në incidentet para dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë…
VMRO-DPMNE vet po konstaton dhe i pranon dëmet nga qeverisja e tyre kriminale 11 vjeçare. StictyBanner mes postimeve mobil Koha kur paratë e qytetarëve u shpenzuan për luks dhe interesa kriminale të Nikolla Gruevskit, përderisa qytetarët dhe shteti po zhyteshin në varfëri, përfundoi. Qytetarët në zgjedhje fer, të lira dhe demokratike, dhe sipas vullnetit të tyre i dhan fund qeverisjes 12 vite e gjysëm me kriminalitet dhe e paaftë për të qëverisur nga ana e VMRO-DPMNE-së në nivel lokal. Në Maqedoni po vjen jeta, Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punon me përgjegjësi dhe nder për ti realizuar masat…
Qeveritë nga rajoni të investojnë në sistem më përkatës të mbrojtjes sociale të fëmijëve, kërkuan pjesëmarrësit në konferencën për mbrojtje sociale të fëmijëve që u mbajt në Sarajevë, e në të cilën, siç informon UNICEF, mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë Milla Carovska. Pjesëmarrësit nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë miratuar thirrje për aksion që në mënyrë shtesë e konfirmon përkushtimin e vendeve në rajon ta përmirësojnë sistemin e mbrojtjes sociale së fëmijëve. Ministrja Carovska në fjalimin e saj ka theksuar se lufta kundër varfërisë së…
Gjykata Penale në Shkup i caktoi masën e paraburgimit 30 ditore katër personave të arrestuar një ditë më parë për sulmin ndaj liderit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela gjatë ndërhyrjes në parlament më 27 prill. Sipas njoftimit të prokurorisë ata akuzohen për vepër penale vrasje në tentativë të kryer në bashkëkryerje. Për të dyshuarin e pestë do të vendoset së shpejti. Për personin e pestë të cilin prokuroria gjithashtu sugjeroi përcaktimin e masës së Paraburgimit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, gjykata do të vendosë më tej – njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. Për sulmin ndaj…

