Intervistë me Aleksandër Mihajllovskin, drejtues i nismës për reforma në VMRO-DPMNE Mihajllovski, me shqiptarët na bashkon lufta për liri dhe drejtësi Cfarë fshihet pas nismës për reforma në VMRO-DPMNE, cfarë qëllimesh duan të arrijnë nismëtarët e kësaj ideje. Cila është ideologjia burimoreV e VMRO, si dhe kur Gruevski e braktisi këtë ideologji. Përgjigjet e këtyre pyejteve mësoni në intervistën që Almakos zhvilloi me nismëtarin e reformave në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski. Në këtë intervistë Mihajllovski flet edhe për raportet e VMRO me popullin shqiptar, cfarë e lidhë këtë parti me shqiptarët, si të kthehet mirëbesimi dhe si të ndërtohet ardhmëria e…
Author: Semi
Po sigurohen prova të mjaftueshme dhe dëshmitarë që do të faktojnë blerjen masive të letërnjoftimeve dhe pasaportave tek rreth 3 mijë votues, me qëllim që këto të fundit të mos dalin në votime më 15 Tetor në Strugë. deklarkojn nga Aleanca Shqiptare për Almakos. Blerjet janë bërë nga ana e një partie politike në Strugë, gjegjësisht nga persona të afërt me njërin prej kandidatëve. Sipas burimeve tona, ka materiale në formë të inçizimeve dhe fotografi nga momentet e kryerjes së këtyre veprave të dënueshme me ligj. Burime brenda MPB-së tregojnë se priten arrestime para rrethit të dytë të zgjedhjeve në…
Pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në Shkup dhe në Maqedoni janë shtuar zërat brendapartiake në LSDM që kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e përkrahjes për qëllime elektorale të BDI-së. Përveç argumentit që këto struktura partiake kishin edhe më parë se duhej të ishin neutral në garën brenda shqiptare dhe sidomos në komunat shqiptare pasi kanë edhe partner tjetër koalicioni nga shqiptarët: Aleancën. Parti kjo që në gjithë komunat garonte me BDI-në kurse tani në shumë qytete të rëndësishme është në rreth të dytë përballë kandidatëve të vjetër të BDI-së, që njëkohësisht kanë qenë funkcionarë të lartë edhe përgjatë…
Serviset programore në nivel shtetëror të përfshira në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në përgjithësi siguruan kushte të njëjta për qasje deri te të gjitha format e prezantimit medial zgjedhor, kumtoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale. Sipas ASHAA, një pjesë të madhe e tyre kanë bërë përpjekje të organizojnë edhe përballje debative të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, por siç potencojnë nga Agjencia, një pjesë e mkandidatëve kanë marrë pjesë në emisione të veçanta informative në disa media, ndërsa nuk u janë përgjigjur thirrjeve të mediave të tjera. Servisi radiodifuziv publik dhe Kanali kuvendor i kanë përmbushur obligimet…
VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se ka abuzuar për fushatë me të gjitha institucionet shtetërore për qëllime partiake, duke i shfrytëzuar të dënuarit me premtime për amnisti dhe shpërblim. “E gjithë kjo është bërë me “AMININ” e MPB-së”,- thonë nga VMRO-DPMNE. Policia, në vend që të mbajë rendin dhe qetësinë publike, ka kryer terror dhe presion mbi qytetarët e Maqedonisë në favor të LSDM-së, e cila është vënë në mbrojtje edhe të personave që kanë blerë vota nëpër shtëpitë. Ata akuzojnë edhe kandidatit për kryetar në komunën e Shuto Orizarës, Kurta Dudush, nga radhët e LSDM-së që kanë kryer presion mbi simpatizantët…
Burime të larta brenda LSDM-së për Almakos thonë se përkrahja që kryetari Zaev dhe LSDM-ja po i jep kandidatit të BDI-së në Çair po ju kushton shumë shtrenjtë, pasi që shqiptarët në Gazi Babë dhe Butel irritohen dhe nuk duan ta votojnë kandidatin e LSDM-së në komunat e lartpërmendura shkaku se LSDM-ja, sipas qytetarëve përkrahë strukturën më kriminele të BDI-së ne Çair. Ata, pyesin se vallë çfarë është ajo që e lidh Zaevin me klanet kriminale të BDI-së? Sipas tyre ndoshta Zaevit i është premtuar ndonjë parcelë ndërtimi në Çair.
Të rinj shqiptarë, që ishin aktivist të “Revolucionit Laraman” kundër qeverisë VMRO-BDI, shumë lehtë mund të kthehen kundër LSDM-së, në rast se vazhdon përkrahja e Zaevit për kandidatët e BDI-së. Ata nuk janë vetëm të pakënaqur, por edhe të habitur se si Zaev ndihmon “kriminelët” e BDI-së që i akuzonte deri dje shkruan Almakos. “Nuk jemi vetëm shqiptarët edhe shumë shokë tanë maqedonas, turq dhe të etnive tjera do të na përkrahin. Lufta jonë nuk mbaron pa e rrëzuar edhe BDI-në nga pushteti, sepses a bëri dëm VMRO-ja aq bëri edhe BDI-ja. Nëse LSDM nuk na ndihmon në këtë luftë,…
Një banorë i Çairit, i revoltuar që Zaev nuk po I mban premtimet dhe se ai njëjtë sikurse VMRO-ja dëshiron ngritjen dhe mbrojtjen e BDI-së u detyrua të shkruaj një letër drejtë redaksisë sonë duke e pyetur publikisht Zaevin disa pyetje? “Pse po ndërhyn shteti në zgjedhjet në Çair. A e din këtë Pribe, ishte pikërisht Zaevi ai që thoshte se shteti nuk do të ndërhyn, intervenon në zgjedhjet, ai thoshte se nuk do ti keqpërdorin resurset shtetërorë”, deklaroi një banor i cili dëshiroj të mbetet anonim. Banori shtoi se Çairi është komuna më e kriminalizuar në Maqedoni. Duke përkujtuar…
Të dielën në Kosovë do të ketë lokale. Njësoj sikurse te shqiptarët e Maqedonisë edhe në Kosovë disponimi i qytetarëve është nën anën e ndryshimeve pozitive, respektivisht në anën e Vetëvendosjes. Në “luftën” e kësaj Lëvizje është kyçur edhe Melisa Zekaj, nga familja patriotike pejane Zekaj dhe vajzë e Valdet Zekajt-Komandant Valit, i cili luftoi në Kumanovë, shkruan Gazeta Lajm. “Unë kam shumë vullnet për të punuar drejt rrugës së ndryshimit, kam vullnet të kontribuoj për vendlindjen time. Që të arrij qëllimet e mia më duhet mbështetja juaj. Nr.10 për Lëvizjen Nr.32 për mua”, ka shkruar Melisa Zekaj duke apeluar…
Me homazhe dhe një minutë heshtje nga bashkëluftëtarët, shokët dhe familjarët, u përkujtua sot 11 vjetori i rënies së komandantit të UÇK-së, Isa Lika, komandant Iliri. Bashkëluftëtarët dhe shokët pranë varrit të tij tek varrezat e dëshmorëve në Tetovë thanë se veprat e komandant Ilirit i shijojmë ne sot pasi ai ishte i pari në front për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre. “Me humbjen e komandant Ilirit nuk kemi humbur vetëm një bashkëluftëtar, por edhe një mendimtar”,- theksoi me këtë rast ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti. Për veprën kombëtare të komandant Ilirit folën edhe Hazbi…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po i shqyrton ankimimet e partive politike rreth procesit zgjedhor, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Nga 46 ankesa gjithsej, 43 janë të VMRO-DPMNE-së. KShZ hodhi poshtë tre ankesa të VMRO-DPMNE-së dhe atë një ankesë për Gjorçe Petrovin dhe dy ankesa për zgjedhjet në Prilep. Për një ankesë pritet të dëshmojnë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor nga Komuna Qendër e Shkupit dhe Këshilli Zgjedhor nga vendvotimi 2806/1. “Kërkoj që kolegët të shprehen sipas detyrës nëse duhet që të hapim kutinë e votimit për të konstatuar nëse është thyer parimi një votues një votë”,- tha anëtarja e…
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski gjatë ditës do të nxirren para Prokurorisë në Selanik, ku do t’u caktohet në cilin burg do të qëndrojnë deri në kompletimin e lëndës për ekstradim, kumtoi Ministria e Drejtësisë. Për këtë Ministria e ka informuar zyrën për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare të Republikës së Maqedonisë. “Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare e Republikës së Maqedonisë në Selanik sot zyrtarisht njoftoi se dje në orën 15 janë arrestuar Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski për shkak të shkeljes të nenit 8381 të Kodit grek, gjegjësisht gjatë kontrollit të pasaportave janë evidentuar pasaporta bullgare false dhe në…