Ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski sot do të nxirren para Gjykatës në Selanik, për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit me të cilët kanë qëndruar në Greqi, njofton ANAMPA. Në paraqitjen e tyre të parë para prokurorit publik grek në Selanik, ata i kanë hedhur poshtë akuzat nga autoritetet e Maqedonisë, duke i vlerësuar si politikisht të motivuara. Madje, kanë kërkuar që të mos ekstradohen në Maqedoni, për shkak se druanin se jeta e tyre do të vendoset në rrezik. Në dokumentet e Maqedonisë të dërguara…
Author: Semi
Sot është dita botërore kundër osteoporozës. Për shumë kohë e neglizhuar, osteoporoza, ose ndryshe sëmundja e kockave, konsiderohet sot si një nga shqetësimet shëndetësore më serioze në botë. Faktorët që e parandalojnë këtë sëmundje janë: aktiviteti fizik, ushqimi me bulmet e peshk dhe rrezet e diellit, që i japin trupit vitaminën D. Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se janë rreth 200 milionë njerëz në botë, që vuajnë nga osteoporoza. Sëmundja i bën kockat më poroze dhe të dobëta, gjë që rrit rrezikun e frakturave. Gratë, për shkak edhe të veçative të skeletit, janë më të ekspozuara se meshkujt. Rreth 30% e femrave që…
Temperaturat e larta dhe mungesa e shiut kanë ulur rendimentet e pemë-perimeve si dhe kanë shkaktuar rritjen e çmimit të tyre jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon moti i lig ka dëmtuar dukshëm bujqit, duke ju shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të të mbjellave. Oferta më e ulët në treg nga prodhuesit vendor ka ndikuar edhe shtrenjtimin e prodhimeve bujqësore, të cilat në muajin tetor janë më të shtrenjta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistika zyrtare që analizon çmimet mesatare në tregjet e gjelbra në qytetet më të mëdha në Maqedoni, por edhe rajonet…
Tre nga katër gjykatëset për të cilat PSP kërkoi të shkarkohen për shkak të punës së papërgjegjshme dhe joprofesionale, do të shpëtojnë nga përgjegjësia, mëson Makfaks. Para pushimit vjetor, Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe sjelljen e përgjegjësive për gjykatësit, i cili është para shfuqizimit vendosi të refuzojë iniciativat e PSP-së për tre gjykatës të cilat kanë vepruar në lëndët e PSP-së. PSP në shkurt dhe mars kërkoi të vërtetohet se gjykatësit nga Gjykata Penale të cilët punojnë në lëndët e speciales, punën e kryejnë joprofesionalisht dhe krijojnë pengesa. Katër gjykatëset e Gjykatës Penale për të cilat PSP kërkoi të…
Ish-shefat e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, sot pritet që në mënyrë eksprese të gjykohen në Selanik, për posedim të pasaportave të rrejshme me të cilat kanë qëndruar në Greqi. Në deklaratat e djeshme që kanë dhënë në Selanik, kanë kërkuar të mos ekstradohen në Maqedoni, pasi frikësohen për jetën e tyre. “Gjatë marrjes në pyetje ata kanë hudhur poshtë gjitha akuzat dhe kanë kërkuar të mos ekstradohem, pasi nëse kthehen në Maqedoni, jeta e tyre do të jetë në rrezik”, shkruajnë mediat greke. Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut, duke tentuar ta lëshojnë Greqinë me…
Sot (e premte) 20.10.2017, në ora 16.00 në hapësirat e kazermës Ilinden, Kandidati Visar Ganiu do të bashkëbisedon me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me Kryetarin e ri të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Tema e bashkëbisedimit është në lidhje me projektin ideor të kampusit univerzitar Nënë Tereza. Pas këtij momenti, kandidati Ganiu, bashkë me Kryeministrin dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit, në ora 16.30 tek Stadiumi i futbollit në F. Tophanë të poshtme do të realizojnë takim, për të bashkëbiseduar me banorët e F.Tophanës.
Dje deri në orën 19:00 ishte afati deri sa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të vendosë për ankesat pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Nga gjithsej 43 ankesa, KSHZ-ja shqyrtoi vetëm 10 të gjitha të paraqitura nga VMRO-DPMNE. Ata hodhën poshtë shtatë prej tyre dhe procedura për tre ankesat e mbetura nga VMRO- DPMNE është në proces. Ende ka 30 ankesa nga VMRO-DPMNE që duhet të shqyrtohen, një nga TMRO , Aleanca për Shqiptarët dhe Majtas. Afati 48 orësh kur KSHZ-ja duhej të kontrrollonte dhe të vendoste për ankesat e partive politike për zgjedhjet , mbaroi dje në orën 19:00.…
Dita e hënë është ditë jo punë për gjithë qytetarët e Maqedonisë. Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë 23 Tetori – e hënë, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga Ministria qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua urojnë Ditën e Luftës revolucionare të Maqedonisë.
Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Ilinden do të shënohet Dita e Batalionit për Lidhje nga përbërja e Komandës së Bashkuar Operative (KBO).Dita e njësitit do të shënohet me një program përkatës në pajtim me rregullin për protokoll ushtarak, si dhe me stërvitje taktiko-teknike në të cilën do të demonstrohen një pjesë e mjeteve me të cilat disponon ky njësit. Batalioni për lidhje me sukses e siguron nevojën e përkrahjes komunikativo-informative dhe funksionimin e lidhjeve në komandë dhe kontrollin midis komandave dhe njësive në ARM. Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave ushtarake, Gjorge Ivanov, 21 tetori është…
Një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa 16 persona janë lënduar më lehtë në 12 nga 14 aksidentet e ndodhura ditën e djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, dy nuk u kanë dhënë përparësi kalimi në kalim të shënuar këmbësorik, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë kanë kryer kundërvajtje në baza…
Kampioni i Maqedonisë, “Vardari” pësoi edhe një humbje bindëse në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Vardari mbrëmë në Arenën Kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup humbi me rezultat prej 4:0 prej Real Sosiedadit. Fitoren e ndeshjes spanjollët e përfunduan që në pjesën e parë në të cilën shënuan rezultat prej 3:0. Katër prej gjashtë golave për Sosiedadin i arriti Vilian Zhoze (në minutën 34, 42, 55 dhe 59), pasi Mikel Ojarzabal në minutën e 12 ishte golashënues i golit të parë, ndërsa të fundin e shënoi De la Bela (90). Ndërkaq, Skënderbeu ka barazuar me Partizanin e Beogradit, në…
Bashkimi Demokratik për Integrim, në pushtet erdhi pas konfliktit 2001, pjesëmarrës në të cilin ishte edhe lideri i kësaj partie dhe njashtu edhe shumë të tjerë nga kryesia qendrore. Sot, janë po ata deputetët dhe lideri i “Partisë luftëtare” që po u japin mëditje nga buxheti i shtetit të cilin e udhëheqin, personave të akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve, në konfliktin ku Ahmeti me shokë ishin “Komando”. Ish-pjesëmarrësit në këtë konflikt, thonë se një veprim i tillë nga qeverisja VMRO-DBI nuk është bërë edhe për shqiptarët, njofton Almakos. Besim Hoda, thotë se veprime të ngjashme ka pasur në vazhdimësi…