Author: Semi

Partia “Maqedonia unike” do të dorëzon në Kuvendin e Maqedonisë, një nismë për tërheqjen e vendimit për njohjen e Kosovës, si shtet të pavarur. Ky vendim në Kuvend u miratua më 9 tetor të vitit 2008, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përndryshe, kjo parti politike, e cila nuk është e regjistruar, mban lidhje të mira me partinë “Rusia unike”, të kryetarit rus, Vlladimir Putin.

Lexo më Shumë

Një person është lënduar pasi makina e tipit “BMW” ka dalë nga rruga në aksin Negotinë-Veles, disa metra para pagesës rrugore Gradsko. “Lëndime ka marrë shoferi i makinës me targa të Shkupit. Ai kishte ngecur në makinë, ndërsa kanë invervenuar zjarrfikësit e Kavadarit, të cilët arritën që të lënduarin ta nxjerrin nga makina”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se nuk mund të jep më shumë detaje për aksidentin, pasi akoma janë duke u kryer hetime. I lënduari me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar prej Shtëpisë së Shëndetit në Kavadar, në spitalin…

Lexo më Shumë

“Përderisa Jugohromi nuk i përmbush kushtet dhe nuk investohet në mbrojtje të ambientit jetësor, nuk duhet të punojë”, deklaroi sot zv.ministri i Ambientit Jetësor, Jani Makraduli. “Investuesit kanë marrë detyrat e tyre dhe për fat të keq po vonohen me përmbushjen e tyre. Ne jemi të vendosur se përderisa nuk përmbushen kushtet, Jugohromi nuk duhet të punojë”, tha Makraduli, duke u përgjigjur para gazetarëve gjatë aksionit të sotëm të pastrimit të Liqenit Kozjak, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Minstria e Ambientit Jetësor kanë kontaktuar me menaxhmentin e Jugohromit dhe presin të informohen për atë që është arritur nga investimet, ndërsa më…

Lexo më Shumë

Më 18 dhe 19 prill në kolegjin Jahja Kemal është mbajtur punëtoria në temë ‘Sfidat e internetit për sigurinë online të fëmijëve dhe nxënësve’ kushtuar për një pjesë të prindërve të fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën. Këto punëtori janë organizuar nga ana e kompanisë së IT Kabtel ndërsa prezantues të kompanisë ishin Pavlinka Gjorgievska Sandev, Pavlina Dunjiq dhe Nikola Ivanovski, një nga mësimdhënësit ishte dhe specialisti për marrëdhënie me opinionin dhe mediat e reja, Bojan Kordalov. Në kuadër të punëtorisë është biseduar për reziqet dhe pasojat të cilat me vete bartë interneti e ku më së…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë njofton se sot ka publikuar strategjinë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (2018-2022) dhe strategjinë kombëtare për luftë kundër terrorizmit (2018-2022). Dy strategjitë u miratuan në seancën e 57-të të qeverisë, e cila u mbajt më 6 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dokumentet strategjike janë përpunuar nga Komiteti kombëtar për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit. Në këtë komitet marrin pjesë 22 anëtarë dhe 22 zv.anëtarë, të cilët janë të punësuar në 21 ministritë dhe institucionet tjera të shtetit. Nga qeveria thonë se përgatitja e këtyre dokumenteve është bërë me qëllim që të pengohet…

Lexo më Shumë

Shkatërrimi i mburojave në Autostradën Tetovë – Gostivar – Shkup nuk ka të ndalur. Me këtë vihet në rrezik edhe jeta e pjesëmarrësve në komunikacion, pasi mungesë të mburojave kafshët shpesh përfundojnë në autostradë. Rastet më të shpeshta janë vjedhjet e telave dhe shitja e tyre, por nuk janë të pakta edhe rastet kur bujqit për të arritur më lehtë deri tek arat e tyre, dëmtojnë telat mbrojtjes të autostradës. “Dhe pikërisht shkaku i mungesës së këtyre mburojave në autostradë, ndodh shpesh që kafshët të dalin në rrugë dhe të aksidentojnë makinat. Rasti i fundit ishte ai i një viti…

Lexo më Shumë

Bit Pazari do të jetë një ndër tregjet më të mira në Ballkan. Kështu vlerëson Kryetari i Shoqatës së Pazarxhinjëve, Ekrem Dolek, i cili informoi se tashmë ka filluar ndërtimi i tij dhe i njëjti do të zgjasë rreth 12 dhe 14 muaj. Dolek nënvizoi se investitor është vetë pronari, kompania “Skopski Pazar” dhe për këtë arsye nuk shpalosi se sa do të kushtojë ky projekt. Qëllimi i Shoqatës së Pazarxhinjëve është që të përmirësohen kushtet nëpër tregje, e sidomos në Bit Pazar, pasi ai është tregu më i frekuentuar. https://youtu.be/MyXoMoI_tjg Dolek thotë se shteti kërkon standardet Hasap, por sipas…

Lexo më Shumë

Javen e ardhshme fillon debati për amadamentet e partive politike për ligjin për media, i cili është në lexim të dytë në Komisionin për Transport dhe Lidhje. OBRM-PDUKM përmes 63 amadamenteve te parashtruara, kryesisht kërkon që të mos ndryshohet përbërja aktuale e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Sipas OBRM-PDUKM-së, ndryshimet në këto këshilla, nuk bëhen për të emëruar profesionistë, por që këshillat e rinj të mund të shakrkojnë drejtuesit aktualë të përzgjedhur në konkurset e fundit. 11 amendamente ka parashtruar edhe grupi parlamentar i LSDM-së. Përmes ndërhyrjeve në tekstin aktual të propozim ligjit,…

Lexo më Shumë

Maqedonia përballet me probleme serioze sa i përket ngritjes së deponive regjionale përmes së cilave synohet t’i jepet fund problemit me deponitë e egra. Autoritetet shtetërore në Maqedoni kanë bërë të ditur se tashmë janë hartuar projekte konkrete për ndërtimin e deponive regjionale, duke theksuar se problemi qëndron te refuzimi i autoriteteve komunale që deponitë regjionale të ndërtohen në komunat e tyre, duke hedhur poshtë mundësinë që të përfitojnë nga riciklimi i mbeturinave. Autoritetet e pushtetit vendor shfaqin dyshime se deponitë nuk do të ndërtohen sipas standardeve të shteteve të zhvilluara evropiane. Zoran Nogaçeski, kryetar i Komunës Debarcë, për Radion…

Lexo më Shumë

Një muaj e gjysmë nga miratimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Ivanov nuk ka ndërmend të firmosë të njëjtin. Ai mbron qëndrimin se ligji është antikushtetues. Nga ana tjetër juristi Naser Zyberi thotë se në këtë rast vet presidenti Ivanov po shkel kushtetutën. Ziberi thotë ekzistojnë disa mënyra për shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare. “Por këtë mendim duhet ta jep Komisioni Juridiko-ligjvënës në Parlamentin e Maqedonisë sepse vetëm ai është kompetent që në këtë rast të bëj interpretimin e dispozitave ligjore. Në të kundërtën do të duhet që të pritet që të bien dakord apo…

Lexo më Shumë

Kufiri i Bllacës është kufi i cili lidh më së shumti shqiptarët e Mqedonisë dhe Kosovës. Për të kaluar nga njëra anë në tjetrën në pikën kufitare të Maqedonisë duhet me prit mbi 2 orë që të kalon në anën tjetër. Një qytetarë i Maqedonisë  i cili udhëton gati çdo javë në adresë të TetovaSot ka dërguar fotografi se si bëhet radhë e madhe e veturave në kufirin e Bllacës për të kaluar në Kosovë. “Ja gati do bëhen 2 orë dhe une ende në veturë po ri, nuk e kuptojë pse policia maqedonase ka shumë pak sportele dhe shumë…

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk kanë qasje të barabarta në shërbimet që ofrojnë institucionet publike shëndetësore, thonë përfaqësuesit e Shoqatës për të drejtat e pacientëve në Kosovë. Rastet që janë raportuar në këtë shoqatë kanë qenë kryesisht ndërrimi i listave të pritjes së pacientëve që kanë pasur termine për operacion, mungesa e barnave esenciale, por edhe qasja jo e barabartë në trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. Kështu ka thënë Besim Kodra, drejtues i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. “Ka pasur ankesa nga pacientët për listën e barnave esenciale, për listë të pritjes, që disa lihen të presin, e disa futen…

Lexo më Shumë