Author: Semi

Tre persona janë lënduar mbrëmë, nga të cilët njëri lufton për jetë si pasojë e aksidentit që ndodhi rreth mesnatës në udhëkryqin e rrugëve “Sava Kovaçeviq” 1 dhe 11. Nga policia informojnë se 22 vjeçari B.J. nga fshati Sopishtë të Shkupit duke drejtuar makinën e tipit “Pezho” është aksidentuar me tre makina të parkuara, “Shkoda” të parkuar nga J.J.(30) nga Kratova, “Volksëagen Bora” parkuar nga J.N.(55) nga Stajkovci i Shkupit dhe “Fiat Doblo”, parkuar nga një i panjohur. Me makinën e ndihmës së shpejtë, vozitësi i “Pezhosë”, është dërguar në qendrën shëndetësore “8 Shtatori”, kurse vozitësit e makinave të…

Lexo më Shumë

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi në ditën e parë të detyrës si kryetare e Haraçinës vizitoi varrezat e dëshmorëve të UÇK-së. Ajo bashkë me bashkëpunëtor dhe aktivistë partiak të LSDM-së menjëherë sapo mori detyrën e re si kryetare e komunës, ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Haraçinë, duke i nderuar dhe duke vendosur kurora lulesh. Ajo theksoi se do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve për tu përkujdesur për ta dhe fëmijët e tyre. Zonja Halimi edhe gjatë fushatës premtoi si kandidate e LSDM-së nuk do t’i anashkalojë dëshmorët e vitit 2001.

Lexo më Shumë

Shkupi sot është organizator i Asamblesë së 14-të të përgjithshme të Asociacionit evropian të odave inxhiniere (ECEC). Kuvendi e organizon Odën e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, ndërsa patronat është presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në Asamblenë e përgjithshme do të jenë të pranishëm presidentët e të gjitha odave inxhiniere evropiane. Organizatorët paralajmërojnë fjalim, të presidentit Ivanov, deklarata të kryetarit të Asociacionit evropian të odave inxhiniere Çërtomir Remec dhe kryetarit të Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të Maqedonisë, Mile Dimitrievski, si dhe prania e ministrit pa portofol, i angazhuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet…

Lexo më Shumë

Kreditimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve dhe qytetarëve në muajin shtator është zvogëluar për 0,3 për qind, por në nivel vjetor është vërejtur rritje prej 4,3 për qind, tregojnë të dhënat e BPRM-së. Kreditë e përgjithshme në sektorit korporativ gjatë muajit shtator kanë vërejtur ulje prej 1,2%. Duke e krahasuar në nivel vjetor, gjendja e kredive të lejuara në sektorin korporativ është më e ulët për 0,5%, në kushte të uljes së kreditimit devizor, kundrejt rritjes vjetore te kreditimit në denarë. Te kreditet e amvisërive, ndërkaq, në shtator është regjistruar rritje të bazës mujore prej 0,5% dhe vjetore për 9,8 për…

Lexo më Shumë

Mandati i prokurorisë speciale për vazhdim të hetimeve dhe ngritjes së padive ka mbaruar më 31 korrik të këtij viti, kështu vlerëson ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski në intervistën e tij të fundit. Ai është decid se ka pasur afat prej 18 muajve nga marja e lëndëve deri tek procedurat dhe ai afat tashmë ka mbaruar pasiqë nuk ka mandat. “Kur ju bëhet kjo pyetje prokuroreve ato thonë se ky problem do të zgjidhet, si do të zgjidhet, cfarë do të bëhet me materialet tjera për të cilat nuk mund të ngriten padi, kjo prokurori po shkel kushtetutën dhe…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e njësiteve speciale të Ministrisë për punë të brendshme sot në kazermën “Ilinden” në Shkup do të kryejnë stërvitjen e titulluar “Vip-2017”. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë pjesëmarrës të Njësisë për detyra speciale dhe të Drejtorisë për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara, lajmërojnë nga MPB./Almakos.com

Lexo më Shumë

Nivelet e ujërave në të gjitha lumenjtë dhe liqenet më të mëdha në Maqedoni, përveç në Dojran, janë nën nivelin e zakonshëm për këtë periudhë të vitit, kumtoi DPHM. Nivele më të ulëta kanë Vardari, Treska, Pçinja, Bregallnica, Cërnareka, Radika, Sateska dhe Drini i Zi, si dhe Liqeni i Ohrit dhe i Prespës. Në plus prej 170 centimetrave është vetëm Liqeni i Dojranit.

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidati i një grupi votuesish dhe VMRO-DPMNE-së, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Aleanca e romëve dhe në një tjetër PDSH dhe BESA. Sipas të dhënave të përpunuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në raundin e parë LSDM fitoi 37 mandate të kryetarëve të komunave, ndërsa kandidatët e tyre për kryetarë janë në avantazh para VMRO-DPMNE-së në komunat e Shkupit, Kisella Vodë, Butel dhe Gazi Babë, si dhe në…

Lexo më Shumë

Depozitat e përgjithshme në banka gjatë muajit shtator kanë shënuar rënie prej 0.5 për qind, por në nivel vjetor shënohet rritje prej 6 për qind, njoftojnë nga BPRM. Në shtator, depozitat e përgjithshme të sektorit korporativ janë ulur për 4.4 për qind, me kontribut të barazuar të depozitave në denarë dhe deviza. Në bazë vjetore, ka ngritje pre 5.6 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave në denarë. Te depozitat e amvisërive vërehet rritje mujore prej 0.8 për qind dhe rritje vjetore prej 5.6 për qind, që në pjesë të madhe vjen nga shtimi i parave në…

Lexo më Shumë

Prej mbrëmë rrjedh afati 24 orësh për ankesa të partive kundër vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) në lidhje me ankimimet për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 15 tetor. Partitë mund të dorëzojnë ankesa deri te Gjykata administrative kundër vendimeve të KSHZ-së në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit të KSHZ-së, ndërsa Gjykata administrative, pas pranimit të ankesave, ka për obligim të sjellë vendim në lidhje me këto ankesa në afat prej 48 orësh. KSHZ i refuzoi të gjitha ankesat në lidhje me rrethin e parë të votimeve. Deri te KSH-ja u dorëzuan gjithsej…

Lexo më Shumë

Jubileu 50 vjet nga prodhimtaria e çelikut të Maqedonisë dhe 20 vjet nga ekzistimi i “Makstil/Duferko” është shënuar sonte në Shkup. Kryetari i Këshillit të drejtorëve të Makstil dhe anëtar i Bordit të Duferkos, Minço Jordanov në solemnitetin e sontëm theksoi se shumë pak kompani mund të lavdërohen me gjysmë shekulli prodhim dhe se potenciali i vërtetë të kompanisë nuk është shfrytëzuar në të kaluarën. “Gjithë këto vite ne kemi ndërtuar raporte të fuqishme afariste në bazë afatgjate me partnerët tanë edhe në hyrje edhe në dalje. Makstil asnjëherë edhe në periudhën e kaluar, e sidomos tani nuk ka zhvilluar…

Lexo më Shumë

Nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, BE dhe NATO, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet, analisti  Petar Arsovski, por edhe profesori Universitar, Ylber Sela, janë optimist ndaj aspiratave euroatlantike të Maqedonisë dhe se qeveria do të duhet  t’u japë prioritet reformave, të cilat do të mundësojnë përparimin të Maqedonisë, në atë rrugë. Dhe se reformat që Qeveria i planifikon që t’i zbatojë, ka vullnetin dhe përkushtimin të cilën e demonstrojnë ndaj programit për reforma, ku edhe është fillim i ri për lëvizje përpara, pasi…

Lexo më Shumë