Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i BDI-dega Dibër, z.Ramadan Imeri dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, z.Dritan Lleshi sot nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje fer dhe demokratike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër, transmeton Ekspress. Kjo iniciativë ishte nismë e dy partive politike konkuruese, të cilat duke treguar kulturën qytetare dibrane, dëshirojnë që zgjedhjet të jenë vetëm se një proces demokratik , që përmes shprehjes së të drejtës së tyre kushtetuese qytetarët të zgjedhin organet e vetëqeverisjes lokale dhe të mos ndikojë në harmoninë qytetare dhe prishjes të raporteve ndër njerëzore.
Author: Semi
Një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të Maqedonisë investojnë shuma serioze të parave në bitkoinë dhe kripto- valuta të tjera, ndonëse Banka Popullore në disa raste paralajmëroi se investimi në to është i palejueshëm. Bëhet fjalë për një trend që është i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit. Profesori universitar nga Sllovenia, Jaka Vidnjal shprehet se kripto- valutat janë realitet dhe shtetet duhet doemos t’i pranojnë dhe të tentojnë që këtë fushë ta rregullojnë në aspekt juridik. Puna ka arritur deri aty saqë dikush nuk mund thjesht të thotë se nga kjo nuk do të…
Shoqata ekologjike FRONT 21/42 përmes një konference për shtyp të mbajtur pranë lumit Vardar në sheshin e Shkupit, njoftoi se përmes një baneri gjigant do të dërgojnë një mesazh tek vendimmarrësit në vend për shpëtimin e Parkut Kombëtar të Mavrovës. Koordinatore e kësaj shoqate ekologjike, Aleksandra Bujarovska, theksoi se projekti për ndërtimin e 15 hidrocentraleve përgjatë Parkut Kombëtar kërcënon me shkatërimin e burimeve natyrore të Mavrovës. “Ideja e këtij organizimi është të rrisim vetëdijen mbi nevojën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Mavrovës. Që nga viti 2010 është iniciuar procesi i shpalljes së tij për një zonë të mbrojtur, që…
Dhjetë persona të panjohur, shtetas të Republikës së Turqisë, e kanë sulmuar fizikisht R.Xh.J. (25) gjithashtu shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Sulmi fizik është kryer për shkak të një debati paraprak në lidhje me një vajzë. Siç informoi MPB, rasti është denoncuar mëngjesin e sotëm në ora 2:51 minuta në Njësitin për informacione dhe komandë Shkup, ndërsa sulmi është kryer në skelën “13 Nëntori”. R.XH.J. me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe është dërguar në mjekim shtëpiak. Ndërmerren masa për zbardhje të rastit./Almakos.com
Kandidati për kryetar komune në Çair nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu mbrëmë realizoi një takim me banorët e lagjës së Tophanes të kësaj komune, transmeton Express. Ai para të pranishmëve shpalosi projektet të cilat do të jenë prioritet gjatë mandatit të tij katërvjeçar nëse banorët e kësaj komune ia japin besimin për të udhëhequr me këtë komunë. Ai premtoi realizimin e ‘kontratës’ në gjithë territorin e komunës në të cilën përfshihen projekte me investime në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sport. Ai gjithashtu u përqëndrua në urbanizimin e komunës përfshi edhe legalizimin e objekteve të banimit dhe…
Punëtori shëndetësor sëmuret nga fruthi. Javën e kaluar, fruthi ishte regjistruar tek një laborant në Institutin e Shëndetit Publik, transmeton Express. Sipas informacioneve të Sitel, ai ishte infektuar gjatë kryerjes së analizave të gjakut.Kaloi me simtome të lehta, sepse mori vaksinës MRP. Midis tre rasteve të zbuluara është një në Prilep i cili ishte punësuar në Shkup si punëtor i përkohshëm, si dhe një banor i Sopishtes. Sipas infektologëve, askush nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga pamja e rasteve të para në fund të shtatorit, ku epidemia u shpall në Komunën e Gazi Babës, deri më tani ka…
Ekipi i bashkëpunëtorëve të dr. Arben Taravarit për komunën e Gostivarit kanë thënë se sot i kanë pranuar një grup të madh të punësuarish nga administrata komunale që vepron nën diktatin e Nevzat Bejtës për t’i dhënë përkrahjen e duhur për figurën e mirënjohur kombëtare dhe neurologun e vetëm shqiptar që ligjëron në klinikën universitare të Shkupit, dr. Arben Taravari, pasi sipas tyre ata janë të zhgënjyer nga diktati dhe presioni i vazhdueshëm i Bejtës, transmeton Express. Ky grup i punësuar në komunën e Gostivarit, kanë shprehur gjithashtu dhe pakënaqësi të mëdha nga brenda sesi është duke funksionuar administrata aktuale…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot mori pjesë në hapjen e panairit dyditor të mjaltit në Koçan në të cilin marrin pjesë tridhjetë ekspozues, prodhues të mjaltit dhe prodhimeve të bletëve nga të gjitha pjesët e Maqedonisë. “Ky manifestim është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët të njihen me prodhimet e larta të bletëve të Maqedonisë, ndërsa për bletarët të shkëmbejnë përvoja të cilat do t’ju ndihmojnë në prodhimtari. Bletaria është degë e cila ka kontribut të veçantë për sektorin tonë bujqësor për shkak të rëndësisë së madhe biologjike të prodhimeve të bletëve dhe pllenim…
Sapo përfundoi asfaltimi i rrugës te Kazerma e Tetovës. NP “Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me komunën e Tetovës i dhanë fund rrugës e cila me vite ishte problem për tetovarët, transmeton Express. Rregullimi i rrugës tani ka hapur edhe një arterieje të vogël në Tetovë duke lehtësuar sa do pak qarkullimin e veturave ku vite me parë ishte një problem serioz në këtë vend. Komuna e Tetovës gjithnjë ka bashkëpunuar me NP “Rrugët e Maqedonisë” duke rregulluar shumë rrugë në Tetovë për të mirën e qytetit. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen mes dy institucioneve ku projektet…
Në Festivalin e xhazit në Shkup sonte do të ketë koncerte të dy emrave të njohur nga SHBA-ja – Mark Ribo me projektin “Jang Filadelfijas” dhe Stiv Kolmen me legjendarët “Fajf elements”. Saksofonistin amerikan Kolmen e përshkruajnë si “njeri të palodhshëm i cili vazhdimisht mëson, studion dhe vëzhgon”. Ai është njëri prej themeluesve të të a.q. M-Vase lëvizjes, në fazën e hershme të së cilit janë përfshirë edhe Greg Ozbi dhe Kasandra Uilson. Me grupin e tij afatgjate “Five Elements”, Stiv Kolmen ka bërë shumë albume, siç janë ato legjendare “Rhytm people”, “Black Science”, “The Thao of Mad Phat”, ndërsa…
Ueb faqja e ambasadës së Gjermanisë në Shkup, ka publikuar përgënjeshtrim në lidhje me informacionet për viza pune që qarkullojnë në disa media në Maqedoni. Pasi që gjatë ditës së djeshme dhe sot në një pjesë të mediave në vend kanë publikuar informacione se fillon ligj i ri për punësim, sipas të cilit të gjithë qytetarët nga shtetet e ish-Jugosllavisë do të mund tëë punësohen nën kuhste të njejta si shtetasit e BE-së, u deklarua edhe ambasada gjermane, duke e prgënjeshtruar këtë informacion. Në ueb faqen e ambasadës gjermane shkruan: “Informacionet, se nga 01.01.2018 do të hyjë në fuqi ligj…
Për shkak të mbajtjes së garave automobilistike në rreth, sot dhe nesër në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 16:00, tërësisht do të rikahëzohet komunikacioni nëpër bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, kumtoi MPB-ja. Komunikacionido të rikahëzohet në dy akse rrugore edhe atë nga udhëkryqi me rr. “Bellasica” deri te udhëkryqi me bul. “Kërste Misirkov (nga hoteli Kontinental deri te Pallati gjyqësor).