Kanë ngelur edhe pak ditë deri në përmbylljen e fushatës zgjedhore për balotazhin për zgjedhjet lokale që do të mbahet të dielën më 29 tetor. Heshtja zgjedhore hyn në fuqi të premten në mesnatë, ndërsa partitë po shfrytëzojnë ditët e fundit të fushatës. Gara kryesore është mes partive shqiptare, gjegjësisht BDI-së e cila përkrahet nga LSDM përballë koalicionit ASH – BESA, të arritur pas raundit të pare të zgjedhjeve. Beteja ASH-BESA me BDI Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë bërë marrëveshje për koalicion, që nënkupton mbështetjen e kandidatëve të njëra-tjetrës në raundin…
Author: Semi
Afërsia e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me partinë shqiptare që ishte bashkëpunëtore e VMRO-së, BDI -në ka ngjallur reagime të shumta te blloku politik shqiptar si dhe shtresat intelektuale si dhe te mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët ndjehen të tradhëtuar nga Zaev për tendencën dhe qëllimin e tij për ta mbajtur në skenën politike sa më gjatë BDI-në, transmeton Fol. Por çka fshihet në fakt pas kësaj loje të Zaevit? Portali fol nga burime të afërta me LSDM dhe kryeministrin Zoran Zaev mëson se pas gjithë kësaj qëndron një plan B, i cili plan parasheh pastrimin e BDI nga…
Në pjesën e tretë të intervistës, për tre gratë më të fuqishme në Maqedonisë, gjegjësisht tri prokuroret e PSP-së, Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, është folur për jetën e tyre në përgjithësi, Fatime Fetai, e cila me paraqitjet e saj mori shumë lëvdata, ajo gjatë intervistës ka ndarë disa momente interesante për opinionin, si për shembull muzika e saj e preferuar, jeta bashkëshortore dhe jetën familjare. Ajo në lidhje me rolin në PSP, ka thënë se, këtë luftë në PSP e bën edhe për fëmijët e saj. ”Këtë që e bëj, në këtë betejë që jam futur, e…
Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se nëse qytetarët do të vazhdojnë ti japin besimin, ai do të qeverisë vetëm dy mandate. Kjo sipas tij do të vlejë edhe për ministrat e kabinetit të tij. Zaev këtë e ka theksuar në intervistën për Kanal77. Ai ka folur edhe për tema të tjera, duke theksuar se së shpejti do të nis të funksionojë numëruesi, që ka të bëjë me borxhin që i kanë ish-zyrtarët shtetit dhe paratë që duhet të kthehen. Zaev ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke nënvizuar se nuk mendon për diçka të tillë dhe se synimi parësor…
Nëse rezultatet e partive shqiptare, veçmas atyre opozitare, do të zhbëjnë udhëheqjene e partive në pushtet, ku më shumë se një dekadë nuk janë rrëzuar nga fronti. Për këtë analisti politik Petar Arsovski, ish Ambasadori Nano Ruzhin dhe analisti Isen Saliu thonë se historia do të ndryshojë me përpjekjen e opozitarëve duke bashkëvepruar me partitë që lëvizin në taborin politik të Maqedonisë, do t’ia arrijnë qëllimin, për të patur në krye të vendit njeriun që parashikojnë. “Është e mundshme përpjekja që partitë politike shqipatre opozitare për ta dërguar BDI-në në histori, por për këtë u duhet edhe një parti maqedonase…
Vesel Memedi menjëherë pas raundit të parë ka lidhur kualicion me Nevzat Bejtën. Ketë aktivistëve të BDI-së ua ka pohuar vetë Nevzat Bejta në një takim me forumin rinor por u ka thënë se ky kualicion do qëndrojë i fshehtë dhe nuk do të behet publik. Nga votuesit e RDK-së mësohet se Vesli u thotë, “Dënojeni Arben Taravarin”. Votuesit e RDK-së ndjehen të habitur se si Veseli u thotë të votojnë për Nevzat Bejtën, njeriun i cili aq shum zullum dhe malltretim u bëri votuesve të RDK-së ndër vite./medial/
Maqedonia pas skandalit të përgjimeve ende nuk ka bërë reformat e nevojshme për krijimin e sistemit efikas, të cilat do të ishin garanci për qytyetarët se Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulim nuk do të keqpërdor aparatet për përgjime. Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu thotë se Ministria ka përgatitur strategji të cilat garantojnë se nuk do të përgjohet pa vendimin e gjykatës, ndërsa Drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit nuk do të ketë qasje të drejtpërdrejtë për të dhënë urdhra për të përgjuar qytetarët dhe nuk do të kenë qasje në komunikimet e përgjuara. Tani…
Heqja e Nenit 175 të ligjit të komunikimeve elektronike nga ana e Gjykatës Kushtetuese në këtë moment sjell vakumin në të cilin do të hiqet mundësia e ndjekjes së ligjshme të komunikimeve, e cila do të ishte në favor të mbrojtjes së kushtetutshmërisë së Maqedonisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për “360 shkallë”. Sipas Spasovskit kjo është një arsye, kurse si arsye e dytë është seinstitucionet kompetente thellë iu janë qasur punës për të arritur zgjidhje ligjore në kuadër të sistemit të përgjimeve të komunikimeve, i…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev, pas përkrahjes së tij publike për kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta. Taravari për “Fokus.mk” ka theksuar se do ta fitojë Bejtën, për shkak se ai është pjesë e kriminalitetit në Gostivar. Kjo ka qenë përgjigja e shkurtër e Taravarit që ende mban postin e ministrit të shëndetësisë, në adresë të kryeministrit të tij Zaev. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev në fjalimin e tij potencoi që me Nevzat Bejtën janë miq të vjetër dhe se në Gostivar ndodhet për t’i dhënë mbështetje në…
Mbrëmë kanë përfunduar me sukses bisedimet për koalicionin mes BDI-së dhe LSDM-së për kreun e komunës së Strugës dhe nga sot strukturat partiake të LSDM-së në qytetin e Strugës do të jenë në mbështetje të kandidatit të BDI-së për qytetin e Strugës, Ramiz Merko.Ndërkohë që mësohet se ditën e enjte në qytetin e Strugës kryeministri Zoran Zaev do të mbajë një tubim para qytetarëve të kërkojë mbështetje nga struganët për Ramiz Merkon. Me këtë bashkëpunim, ky koalicion do të jetë fitues i sigurtë në rrethin e dytë në komunën e Strugës duke lënë prapa koalicionin e bërë ditë më parë…
Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i BDI-dega Dibër, z.Ramadan Imeri dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, z.Dritan Lleshi sot nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje fer dhe demokratike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër, transmeton Ekspress. Kjo iniciativë ishte nismë e dy partive politike konkuruese, të cilat duke treguar kulturën qytetare dibrane, dëshirojnë që zgjedhjet të jenë vetëm se një proces demokratik , që përmes shprehjes së të drejtës së tyre kushtetuese qytetarët të zgjedhin organet e vetëqeverisjes lokale dhe të mos ndikojë në harmoninë qytetare dhe prishjes të raporteve ndër njerëzore.
Një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të Maqedonisë investojnë shuma serioze të parave në bitkoinë dhe kripto- valuta të tjera, ndonëse Banka Popullore në disa raste paralajmëroi se investimi në to është i palejueshëm. Bëhet fjalë për një trend që është i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit. Profesori universitar nga Sllovenia, Jaka Vidnjal shprehet se kripto- valutat janë realitet dhe shtetet duhet doemos t’i pranojnë dhe të tentojnë që këtë fushë ta rregullojnë në aspekt juridik. Puna ka arritur deri aty saqë dikush nuk mund thjesht të thotë se nga kjo nuk do të…