Author: Semi

Parlamenti studentor organizon debatin me temë ‘Perspektiva e të rinjve në Komunën e Tetovës” më datë 24.10.2017 ora 13:00 në Amfiteatrin LH4 ku të ftuar janë kandidatët për Kryetar/e Komune të rrethit të dytë të zgjedhjeve në komunën e Tetovës. Në debat do të diskutohen çështjet që i tangon të rinjtë sidomos studentët e qytetit tonë, pra me theks të veçantë janë studentët. Në debat do të kemi mundësinë të flasim për arsimin, kulturën dhe jetën studentore në Komunën e Tetovës.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ururar Ramiz Lladrovcin për fitoren që në rrethin e parë në Drenas të Kosovës. ‘‘I dashur Ramiz, Më lejo të të shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta për besimin e fituar nga qytetarët e Drenasit për ta drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm. Ky besim i madh të obligon shumë dhe jam i bindur se ashtu siç i ke dal në shërbim popullit në kohërat më të vështira, ashtu do ti shërbesh qyetarëve edhe në krye të komunës. Përkrahjen time dhe të miqve e ke, dalsh faqëbardhe!” Ahmeti ka ururar të gjithë qytetarët e Kosovës…

Lexo më Shumë

Nga: Binas Pajaziti Kur e pyetën fëmiun pse deshte ta fusësh xixëllonjën në bythë, fëmiu i shkretë tha: Që ti bëja pordhët me dritë. Shqiptarët duhet ta dinë se pordhët e Mukit sado që të shkëlqejnë, prap se prap të qelbura janë. Haxhi Mukit fillimisht duhet ti vij turp që u bë anëtar i një partie maqedone, e cila e ka rrjepur dhe e ka thithur me pambuk gjakun e shqiptarëve. Çdo gjë që bënte dje dhe sot LSDM e bën për ta shpëtuar esencën e vet politike edhe me votat e shqiptarëve. Pas ardhjes në pushtet nuk emëroi edhe…

Lexo më Shumë

Pacientë të moshës 100 vjeçare kanë termin të caktuar në kontrollime mjekësore, tregon sistemi elektronik për caktim ‘Termini Im’. Sipas të dhënave të këtij sistemi, për momentin 18 pacientë të cilët kanë mbi 100 vjet,kanë udhëzim aktiv për kontrollim, njofton Koha.mk. “Pacienti më i vjetër që është regjistruar në sistemin “Termini Im” është një grua nga Shkupi e cila ka 106 vjet, dhe sipas sistemit ka qenë në kontrollime në periudhën qershor-shtator”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Pjesë e pacientëve të cilët tre muajt e fundit kanë pasur termin për kontroll ankohen se nuk kanë mundur të kontrollohen ose kanë…

Lexo më Shumë

Tubacion i ri dhe zgjidhje e përhershme e problemit me furnizimin me ujë, premtuan kandidati i LSDM-së për Gazi Babën Boris Georgiveski dhe zëvendëskryetari i partisë Oliver Spasovski në takimin me banorët e fshatit Straçincë. “Straçinca do të fitojë objekt të ri për furnizim me ujë i cili do të përfshij edhe tubacion të ri në gjatësi prej tetë kilometrave dhe dy stacione pompash. Qytetarët duhet të fitojë furnizim të papenguar me ujë, ky është obligim i çdo pushteti lokal”, tha Georgievski.

Lexo më Shumë

Në Kumanovë do të mbahet garën e tretë dhe e fundit në kuadër të projekt 2020 me titull Born 2 Run – ndërtimin e komunitetit përmes sportit, të organizuar nga Kompania e interesave në komunitet nga Britania e Madhe dhe OJQ lokale “Qendra për dialog ndërkulturor” Kjo garë ka për qëllim të bashkojë të rinjtë dhe sëbashku të tejkalohen ndarjet e komuniteteve etnike përmes ngjarjeve sportive, thanë organizatorët. Dy fazat e para të këtij projekti ishin gara e mbajtura në Likovë dhe Staro Nagoricane. Me garën e mbajtur sot në Kumanovë do të përfundojë projekti. Në këtë ngjarja do të…

Lexo më Shumë

78 vjeçari, S.Sh është njëri nga 450 mijë personat në vend që jetojnë në varfëri. Atë e takuam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku në çdo cep ka njerëz që kërkojnë lëmoshë. Sh.Sh: “Kërkoj lëmoshë, nuk ka para”. A merrni prej shtetit ndonjë ndihmë? Sh.Sh: “Pak. 3500 denarë”. 3500 denarë vetëm për bukë, për ushqim? Sh.Sh: “Vetëm për bukë, nuk ka për dru dhe për ilaçe”. Ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe është rreth 6000 denarë, por vetëm në tre vitet e para e më pas kjo shumë përgjysmohet. Sipas ministres për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska,…

Lexo më Shumë

Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni apelon mërgimtarët kudo që jetojnë, sidomos ata në Evropë, që të udhëtojnë në vendlindje dhe të votojnë Aleancën me Besë. Shkupi, Tetova, Dibra, Struga ka nevojë për votën tonë të nderuar bashkatdhetarë, prandaj apelojmë që të gjitha rrugët të na çojnë në vendlindje, t’i japim goditjen e fundit të keqes që na përcjell tani më 15 vjet me radhë! Në të njëjtën kohë të ju tregojmë edhe një herë më tepër qarqeve destruktive të palës tjetër se shqiptarët janë ata që vendosin se kush mund t’i përfaqëson në qeveri. Mashtroheni keq nëse mendoni se nuk…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Francë, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane. Osmani në Paris do të takohet me ministren për Çështje Evropiane Natali Loazo, me Emanuel Lenan, këshilltar në Kabinetin e kryeministrit Filip dhe me Sabine Tilae, kryetare e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin Nacional. Parashikohet edhe takim me Bertran Sore, kryetar i grupit Franko- Maqedonas në Parlamentin Nacional të Francës. Zëvendëskryeministri Osmani , siç është paralajmëruar do ta shfrytëzojë takimin që t’ua prezantojë, përfaqësuesve të lartë të Francës, progresin në procesin e integrimit evropian të…

Lexo më Shumë

“Nuk është turp të bashkohesh me vëllaun”, Turp është shqiptarëve, t’ua imponosh shkaun”, janë thëniet me të cilat pritet Kasami në Vicë të Tetovës Kreu i Lëvizjes BESA njëherit edhe kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte për vizitë në fshatin Vicë të Malësisë të Tetovës, ku u prit në një atmosferë të ngrohtë nga banorët e këtij fshat. Malësia e Tetovës është një nga shembujt më tipik se sa jo mirënjohës është partia shqiptare në pushtet BDI, të cilën pikërisht këto zona e kanë mbështetur pa rezervë jo vetëm në zgjedhje por edhe në mënyra të…

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimeve për intensifikimin e bisedimeve për zgjidhjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ekspertja e të drejtës kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska vlerëson se zgjidhja e kësaj çështje nuk mund të përfundojë vetëm me vendim të Qeverisë. Sipas saj, nevojitet përfshirje edhe e institucioneve tjera. Këtu kemi Kuvendin që është grup i përfaqësuesve të popullit, që do ta tregojnë mendimin e popullit. Nëse shkohet në referendum të mendohet shumë saktë si do të jetë përgjigjja e pyetjes, të mos jetë formale që edhe më shumë do ta ngatërrojë situatën – deklaroi Margarita Caca Nikollovska, eksperte. Ardita Imeri nga Instituti për…

Lexo më Shumë