Author: Semi

“Sot duke e parë atmosferën që mbisundon, propozojmë që 23 Tetori për herë të fundit të ketë statusin e festës shtetërore. Arsyeja më e rëndësishme është që të mos i shtyjmë qytetarët të festojnë festa të partive politike e cila i ka vrarë përkrahësit e saj”, thonë nga Partia Liberale.

Lexo më Shumë

Shoqëria dhe ekonomia janë të lodhur nga proceset e shpeshta elektorale. Me zgjedhje eventuale parlamentare, do të humbet edhe më shumë kohë për reformat e nevojshme për rimëkëmbjen e vendit dhe për integrimin e shpejtë euroatlantik., transmeton Express. Maqedonia nuk ka kohë për shtyerje të reformave, kurse shkuarja në zgjedhje të parakohëshme do të ishte një hap krejtësisht i gabuar, thonë analistët, pasi që votimi në zgjedhjet lokale tregoi se partia në pushtetin qendror, LSDM, ka fituar mbështetje më të madhe se opozitarja VMRO-DPMNE, dhe mund të jetë, ndoshta edhe një nxitës, që vendi të shkojë në zgjedhje të sërishme…

Lexo më Shumë

Intervista e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski ishte qesharake në pjesën më të madhe të saj. Më bëri përshtypje vetëm pjesa lidhur me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Edhe pse mbarë bota pati mundësi t’i shohë huliganët se si sulmuan organin ligjvënës, deputetët, por edhe tentimet e tyre për vrasje e likuidime, Gruevski megjithatë u doli në mbrojtje. U shpreh i gatshëm, nëse ka nevojë, të vuajë dënim me burg të përjetshëm me gjithë udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, vetëm e vetëm që siç tha, të mos “maltretohen” aktorët e 27 prillit. Deri sa po e përcillja këtë pjesë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në intervistën “Zig Zag” në TV Art ka përjashtuar zërat për koalicionim me BDI, transmeton Express. Ai ka përgënjeshtruar këtë duke thënë se kurrë ska bashkëpunim me këtë parti, dhe se me rëndësi për shqiptarët është të humbë Ali Ahmeti në zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Janë dhënë para të mëdha miliona, që të relativizohet figura e Menduh Thaçit me Ali Ahmetin. Nuk mund të relatizovohet kjo asnjëherë.  Figura e Ali Ahmetit ka prodhur me qindra shqiptarë të vrarë, i ka gënjyer shqiptarë se u kamë çliru, se do të flitni zyrtarisht gjuhën, e inkriminuar me…

Lexo më Shumë

Një vajzë 18-vjeçare nga Manastiri ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në rrugën Prilep-Manastir, i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30, informojnë nga policia. 18-vjeçarja ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Fiat” e cila është drejtuar nga 38-vjeçari, i afërt me të ndjerën. Makina ka dalë nga rruga në afërsi fshatiti Topollçani, përcjell Telegrafi Maqedoni. 18-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi është dërguar në qendrën spitalore në Manastir, ku i janë kostatuar lëndime të rënda trupore. Nga policia thonë se po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Në të ardhmen, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet të kërkojnë autorizim nga organet relevante të BE-së për të udhëtuar në të ashtuquajturën zonë Schengen. Aplikimi do të kërkojë plotësimin e një formulari dhe përgjigja e BE-së do të arrijë brenda 72 orësh. Atyre që mendohet se rrezikojnë sigurinë e BE-së, do tu mohohet ky autorizim, shpjegohet në propozimin për krijimin e sistemit të ri të Autorizimit të Udhëtimit të BE-së (ETIAS). Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) pranoi këtë propozim më 19 tetor dhe pas miratimit nga organet përkatëse, do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të BE-së…

Lexo më Shumë

Në Stamboll të Turqisë po mbahet Konferenca e 9 Ndërkombëtare e Standardit Hallall, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues institucionesh përkatëse nga Evropa, Azia dhe Afrika. Maqedonia përfaqësohet nga një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame, ndërsa fjalën përshëndetëse të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, në këtë Konferencë e ka përcjellë Prof. Nasir Rexhepi. Kurse me të përfuduar të këtij eventi, po ashtu, në Stamboll do të mbahet edhe mbledhja e Organizatës Botërore të Standardit Hallallit (WHC), në të cilën Maqedonia përfaqësohet nga një gelegacion i prirur nga drejtori i Agjencisë për Stanardin Hallall, pranë BFI në RM, Muhamer…

Lexo më Shumë

MPB e Shkupit- Njësiti për tregti të palejuar deri te Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër personit Z.G (57) nga Shkupi për dyshimin se ka kryer dy vepra penale “ndërmjetësim dhe tregti me armë” dhe “kontrabandë dhe mashtrim doganor”. Si që ka njoftuar MPB, pas masave operative është marrë provë se Z.G, ka furnizuar sasi të madhe të armëve dhe municionit, ku një pjesë e ka bartur në automjetin që ka vozitur, kurse pjesën tjetër në shtëpinë e tij, transmeton Medial.mk.

Lexo më Shumë

Debati i organizuar nga Parlamenti studentor me temë ‘Perspektiva e të rinjve në Komunën e Tetovës”, i caktuar për ditën e nesërme është anuluar për arsye të mungesës së zonjës- Teuta Arifi e cila nuk ka pranuar të dalë ballë për ballë me kandidatin e Aleancës me Besë për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami. Kryetarja aktuale e komunws së Tetovës, Teuta Arifi nuk ka arsyetuar mungesën e sajë, në këtë debat. Almakos.com Mevludin Imeri

Lexo më Shumë

Kandidati I PDSh-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku vizitoi fshatin Moranë, ku u takua me aktivistët e kësaj partie të cilët I falenderoi për mbështetje në rrethin e parë , ndërsa kërkoi mbështetje edhe për rrethin e dytë. Sadiku tha se në rreth të dytë pret fitore të thellë dhe u zotua se do të vazhdojë me punët të cilët i ka bërë gjatë mandatit të kaluar. “Ju premtoj se të gjitha vendbanimet e këtij fshati gjatë këtj mandati do të ndërtohen, nuk do të ketë asnjë qytetarë i jonë që të ecë nëpër baltë. Do të mundohemi që…

Lexo më Shumë

Ka mjaftuar një dalje publike e kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami dhe Adnan Nezirit i cili ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët që të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm tek popullata në Tetovë. Atyre iu është bashkuar numër i madh i qytetarëve të cilët e kanë pritur jashtëzakonisht mirë marrëveshjen e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarë për përkrahjen e njëra tjerës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Me këtë rast, për portalin Sakte.net, kandidati i Lëvizjes BESA, njëkohësisht kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami ka deklaruar se tashmë është e qarë se bashkëpunimi i…

Lexo më Shumë