Author: Semi

Hadi Osmani, ish kandidati i LSDM-së për të parin e Komunës së Likovës ka demantuar zërat se ai ka dështuar në komunën e tij. “Unë jam krenar që arrita ta sjellë shtetin në Komunën e Likovës. Bëra hapin e parë që kjo rrethinë të jetë më e hapur dhe më pragmatike në politikbërje. Përkrahja ndaj meje si personalitet, por edhe përkrahja ndaj LSDM-së nga shqiptarët është dëshmi se shoqëria jonë po hapëron drejt. Prandaj, unë ndjehem fitues moral i zgjedhjeve”, tha Osmani.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është pritur me ovacione dhe duartrokitje në akademinë solemne me rastin e 124 vjetorit të VMRO-së dhe 27 vjetorit të partisë së tij, e cila është mbajtur në qendrën për kulturë “Aco Shopov” në Shtip. Edhe pse erdhi me 40 minuta vonesë, rreth 800 delegatë, ish-funksionarë dhe anëtarë të partisë duartrokitje dhe ovacione të shumta kanë pritur Gruevskin. “Qeveria aktuale turpërohet nga dita e VMRO-së. E ndërprenë traditën e ndarjes së çmimit shtetëror të 23 tetorit”, tha Gruevski. Ai shtoi se ofendohen për shkak se e duan Maqedoninë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, ai…

Lexo më Shumë

Edhe nëse ndonjë parti ju ofron miliona, mos pranoni të përfshiheni në parregullsi zgjedhore në rrethin e dytë, sepse shumë lehtë mund të përfundoni në burg dhe të dënoheni deri më 5 vite arrest. Një ushtri e vërtetë e të rinjve shqiptarë është bë gati të monitorojë zgjedhjet dhe të incizojë manipulimet dhe vjedhjet eventuale që do të bëhen në raundin e dytë. Një pjesë e tyre, përveç me celularë, janë të pajisur edhe me kamera të fshehta. Ata janë përgatitur të incizojnë aktivistët partiakë që do të dalin nëpër fshatra dhe nëpër lagje për të blerë vota për partinë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret që koalicioni qeveritar të qëndroj edhe pas zgjedhjeve lokale, ndërsa shumica parlamentare të mbetet stabile dhe të rritet. Thotë se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, përfshirë edhe me individë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, në interes të qytetarëve dhe të shtetit. “Vazhdojmë së bashku me BDI-në, i mbështesim kandidatët e BDI-së dhe besojmë se kjo do të jetë më e mira për qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Zaev gjatë vizitës së sotme në Draçevë. Për koalicionin e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës me BESË-n për raundin e dytë dhe nëse rigrupimi do të thotë edhe…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni interneti përdoret nga 1.503.000 njerëz ose 72, 2 për qind e popullsisë, ndërsa 1 milion njerëz kanë llogarinë e tyre në rrjetin social “Facebook”. Tregojnë të dhënat një ueb-faqe të specializuar. Nga vendet e rajonit interneti më së shumti shfrytëzohet në Slloveni ( 75, 5 për qind) dhe në Krocai ( 74, 4 për qind). Nën Maqedoninë radhiten Mali i Zi (69,9 për qind), Bosnja dhe Hercegovina ( 69,9 për qind), Greqia (69,1 për qind), Serbia (69,1 për qind), Shqipëria (66,4 për qind) dhe Bullgaria (59,8 përqind). Në Evropë internetin e përdorin 659,6 milion njerëz ndërsa në “Facebook”…

Lexo më Shumë

“Sot me pikëllim morëm lajmin se ndërroi jetë veprimtari i dalluar arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, prof. dr. Xhevat Gega. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, studentëve dhe bashkëpunëtorëve të profesor Xhevat Gegës, këtij personaliteti të spikatur të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Mbetet i paharruar kontributi i tij në më shumë sfera të veprimtarisë, e në veçanti puna me  plotë përkushtim si profesor i letërsisë shqiptare në Universitetin e Shkupit, autor i shumë punimeve shkencore në këtë lëmin e albanologjisë, dhe si njeri i publicistikës dhe gazetarisë shqiptare,…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka folur sot edhe për koalicionimin e ASH-së me BESËN për rrethin e dytë zgjedhor si dhe intervistën e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhënë për një media maqedonase. I pyetur nëse ky rigrupim nënkupton edhe dalje nga qeveria pas 29 tetorit, Zaev ka thënë se është e drejtë legjitime pasi ka kundërkandidat nga BDI në Gostivar dhe Strugë. “Megjithatë është e drejtë e Aleancës sesi do të vendosin. Unë pres që koalicioni qeveritar të mbijetojë dhe të forcohet në periudhën që vijon. Por jam i bindur se shumica parlamentare është stabile dhe…

Lexo më Shumë

Në emisionin ‘Inside’, ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti dhe Ismet Ramadani, kanë analizuar zgjedhjet lokale të rrethit të parë të 15 tetorit. Mehmeti gjatë emisonit ka theksuar se BDI gjatë zgjedhjeve parlamentare përjetoi shok, për të mos thënë traumë dhe se ajo nuk është duke i jetuar ditët më të mira. Ajo ka theksuar se pavarësisht se BDI mori përgjegjësi në zgjedhjet lokale për pasojat e partisë, mirëpo rezultati në zgjedhjet lokale nuk do të thotë se ishte shumë i madh, sepse sipas Mehmetit, të dhënat e KSHZ-së tregonin se afërsisht dy mijë vota është ngritja e BDI-së. Në lidhje…

Lexo më Shumë

Analisti politike Visar Ademi ka pyetur gjithë ata që e kilikojnë kolaicionimin Aleanca-BESA, se përse kandidatët e BDI-së larguan Ahmetin nga skena dhe kanë thirrur Zaevin që ta bëj fushatën për ta. “Keto qe e mbrojne BDI thone se mos kishte qene interesi personal nuk do beheshte koalicionimi Aleanca- Besa. Atehere kam nje pyetje per ta: per interes te kujt kandidatet e BDIse flaken Ali Ahmetin nga skena dhe thiren Zaevin qe tu ndijmoj dhe ta bej kampanjen per ta??”, ka shkruar në rrjetin social Visar Ademi.

Lexo më Shumë

RDK e Vesel Memedit që me një deputet mori një ministri siç është Ministria e Pushtetit Lokal, pas zgjedhjeve ka gjasa të “përjashtohet” nga koalicioni qeverisës, ose t’i bëhet ofertë më e ulët, duke i dhënë vetëm ndonjë drejtori. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë koalicionit qeverisës, që siç theksojnë se tanimë pas zgjedhjeve ndryshon pazari koalicionues dhe se një ministri i takoi kësaj partie pasi që marrëveshja ishte me Ziadin Selën si prijës i koalicionit Aleanca për Shqiptarët. “Sigurisht se edhe kjo çështje duhet të shqyrtohet, pasi që do të ketë ndryshime qeveritare, sepse nëse zgjidhet Arben Taravari…

Lexo më Shumë

Dy punëtorë ndërtimi janë lënduar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore tek vendi Lavçani në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, kumtoi MPB. Punëtorët M.A. (53) nga Dibra dhe L.V. 957) nga f. Mogorçe, rrethi i Dibrës, janë goditur nga një zorrë që  ka qenë nën ndikim të ajrit të kompresuar. Ata janë dërguar në Qendrën mjekësore në Kërçovë ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Tek M.A janë konstatuar lëndime të rëndë trupore në kokë, pas së cilës është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, ndërsa tek V.L janë konstatuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore është lëshuar në…

Lexo më Shumë

Përse premtimet e parealizuara të Bakraçeskit, në vend që të realizohen me buxhetin e komunës ose partneritetit publiko-privat do të duhej që të ishin barë e ELEM, për më tepër përse qeveria e LSDM-së do të ishte fajtore për mosdërtimin e garazheve me kate në Ohër?  VMRO-DPMNE doli me qëndrim se LSDM është fajtore përse Ohri dhe banorët e tij nuk kanë vend për parkim dhe kanë kaos në trafik, gjë që e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht si spin:  Spin: LSDM në vend që të punojë për të mirën e qytetarëve dhe të krijojë vlera të reja, shkurton dhe ndalon.…

Lexo më Shumë