Author: Semi

Më së shumti reshje të shiut në nëntë orët e kaluara kanë rënë në Ohër, ku janë matur 15 litra në metër katror, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike në raportin e orës 17:30. Në Prilep kanë rënë 13 litra, në Llazaropole nëntë, në Topollçan tetë, në Mavrovë dhe Shtip shtatë, në Gjevgjeli gjashtë, ndërsa në Strumicë dhe Shkup-“Zajçev Rid” katërlitra në metër katror. Në Shkup-Petrovec, Kriva pallankë dhe Tetovë kanë rënë tre litra, ndërsa në Pretor dhe Pozharan dy litra në metër katror. Siç informoi DPHM, mot sotështë kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite vende-vende reshjet…

Lexo më Shumë

T’i ngjeshim radhët, të bashkohemi dhe të jemi unitar, sepse ashtu asgjë nuk mund të na bëjnë. Ne jemi parti e popullit, theksoi në akadmeinë e sotme solemne në Shtip me rastin e 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionar, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, transmeton MIA. Ai në fjalimin e tij theksoi se tashmë dhjetë vite 23 Tetori festohet si ditë e luftës revolucionare maqedonase, por këtë vit është hera e parë që hiqet edhe çmimi shtetëror. “Është i dukshëm mosinteresimi i pushtetit të ri ndaj shënimit të kësaj feste të madhe dhe të rëndësishme për historinë e Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Agim Nuhiu, së bashku me zëvendësdrejtorin e policisë Besir Deari, zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për Siguri Arif Asani dhe zëvendësdrejtori i shërbimeve policore, Vallder Vojnikun kanë nderuar anëtarët e vrarë të njësitit “Tigrat”, duke vizituar muzeun memorial të këtij njësiti, shkruan Gazeta Maqedonia. Kjo është një hipokrizi e anëtarëve të BDI-së, të cilët para shqiptarëve thonë se do ti mbrojnë vlerat e UÇK-së, ndërsa përkulen para të rënëve të njësitit “Tigrat”. Edhe ministri Oliver Spasovski, pas ngjarjeve në Kumanovë, pati shkuar në lagjen “Divo Naselje” në Kumanovë dhe pati deklaruar se është i brengosur…

Lexo më Shumë

Grupi Balfin ( në pronësi të miliarderit Samir Mane ) njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së krijuar rishtazi në Maqedoni, Skopje East Gate, të një sipërfaqe prej 155,000 m2, të ndodhur rreth 1.5 km larg qendrës së Shkupit, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, Aleksandri i Madh dhe Belasitsa. Kompania planifikon të zhvillojë projektin e parë të zhvillimit të pasurive të patundshme sipas një koncepti multifunksional me mbi 250,000 m2 sipërfaqe ndërtimi bruto, që vlerësohet të jetë investimi më i madh privat i këtij lloji në Maqedoni. Planet e zhvillimit përfshijnë një qendër të re tregtare prej 45,000 m2, një bllok…

Lexo më Shumë

Prej orës 8:30 deri në orën 15 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mihail Çavkov” nr 1,3,5,7 dhe 11 në komunën e Kisella Vodës. Në periudhën prej orës 9 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga nënrrugët  e rrugës “Sava Kovaçeviq” me numër 2, 8,10,12, 32, 34 dhe disa rrugë të tjera anësore në rrugën e njëjtë në komunën e Kisella Vodës. Pa furnizim me energji elektrike prej orës 8:45 deri në orën 16 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Orashe, shtëpitë e fundjavës Vele…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i diplomacisë turke dhe njëherësh ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas vizitës disa ditore në Shkup, ndahu kohë për një bashkëbisedim për Almakos. Ai tregon  për projektet e tij dhe ringjalljen e neootomanizmit. Mbi politikën e Turqisë ndaj Ballkanit, i cili thotë se është e pamundur ta harrojnë të shkuarën osmane. Ndan mendimin e tij për referendumin e kurdve për shtet të pavarur. Ai shprehet se mes Turqisë dhe Maqedonisë ka model për marrëdhëniet dypalëshe. Jep mendimin se cilat janë marrëdhëniet me Maqedoninë  më të tensionuara, ato politike apo ekonomike. Ç’rrezik paraqet për Turqinë lëvizja gyleniste, kundër së cilës…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherë i RDK-së dhe ish deputeti i RDK-së, Rufi Osmani, por edhe akademiku Izet Zeqiri duhet t’i rikthehen politikës për arsye se janë dy njerëz të cilët janë dëshmuar në profesionin e tyre dhe se të dy do ishte mirë që t’i bashkëngjiten skenës politike për të mirën e të gjithë shoqërisë. Sipas analistëve, asnjëherë nuk është vonë dhe se skena politike shqiptare në Maqedoni vuan mungesën e Osmanit dhe Zeqirit. Politologu, Xhenis Sulimani thotë se kurrë nuk është vonë, politikanë dhe profesorët universitar të dëshmuar duhet t’i bashkëngjiten formacioneve politike për të mirën…

Lexo më Shumë

Akuzat e partive ndaj njëra – tjetrës, për zgjedhje kriminale, veçmas ato ndaj VMRO-së dhe LSDM-së kanë qenë të zëshme, por nuk kanë munguar dhe reagimet e partive shqiptare, në arenën politike në Maqedoni. Pavarësisht se zgjedhjet kaluan, të 15 Tetorit, në një atmosferë demokratike dhe u vlerësuan si të lira, tashmë pritet të ripërsëriten më 29 Tetor, për përzgjedhjen e kanditatëve të komunave. Zërat e Qeverisë ishin se zgjedhjet paraprake ishin më të mira të organizuar në Maqedoni. Por, organizata që monitoruan këto zgjedhje vërejtën një sërë parregullsish. Por, edhe partitë politike kanë hasur në pa korektësi, shikuar me…

Lexo më Shumë

Në vitin 2012, BBC publikoi një artikull të profesorit të Harvardit, Calestous Juma, që  analizonte dhunën e viteve 2007-2008 në një shte afrikan, Keni, dhe mes tjerash kumtonte se atij populli i mungonin përpjekjet për të ndërtuar parti politike të vërteta që do të garonin në bazë të ideve, se prijësit kenianë eksploatonin lojalitetin për të arritur përfitime personale, interesa parohiale, privilegje dhe kronizëm (benefite e poste për miqtë dhe bashkëpunëtorët). Shoqëria jonë, pas rrëzimit të një ideologjie famëkeqe, të një doktrine antishqiptare, të gruevizmit dhe diktaturës etnocentriste me ngjyrime fashizoide, që për më tepër se një dekadë ishte ankth…

Lexo më Shumë

Rikthimi i Rufi Osmanit dhe Izet Zeqirit, në skenën politike do ishte një festë për shqiptarët e Maqedonisë. Dy personalitetet e skenës politike, shquhen për luftën kundër të keqes së përgjithshme që ka dominuar dhe vazhdon po me të njëjtin avaz të mbizotëroj ndër vite tek popullata shqiptare. Qytetarët për Almakos, thonë se pikërisht pas bashkimit të Aleancës dhe BESËS, hapi i radhës duhet të jetë rikthimi i Osmanit dhe Zeqirit, pasi që janë pikërisht këta dy figura që kërkonin bashkimin e dy partive që nga cikli i parë i zgjedhjeve parlamentare. Dëfrim Seferi, qytetar nga Gostivari,  thotë se bashkimi…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative po shqyrton padinë e vetme të Aleancën për Shqiptarët të parashtruar dje, lidhur me një parregullsi zgjedhore në Gostivar. Sipas asaj që figuron në padi, vëzhguesit dhe komisionerët e Aleancës kanë vërejtur se në një vendvotim një person ka marrë dy fletëvotime për këshillin komunal, në vend se të ketë marrë një për kryetar dhe një për këshilltar. Trupi gjykues i përbërë prej kryetares Diturije Elezi Neziri, gjykatësve, Bllagorodna Arangjellova, Ramije Abdurrahimi Cara, Ismeta Amet dhe Edita Naskovska do duhet të shpallë vendimin në afat prej 48 orësh nga shqyrtimi. Ndërkohë që vijon shqyrtimi i padisë më të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës revolucionare të Maqedonisë, në të cilën thekson se shënimi i festës është simbol i përpjekjes shumëshekullore dhe luftës së popullit të Maqedonisë për liri, shtetësi dhe pavarësi. Detyra jonë, theksoi Ivanov është që t’u japim respekt luftëtarëve tanë për lirë dhe pavarësi, duke e përcjellë rrugën e revolucionarëve maqedonas. 

Lexo më Shumë