Qeveria e re si duket do të vazhdojë me strategjinë e vjetër për mbrojtjen e ambientit edhe në këtë dimër, që do të thotë se tetovarët do të përballen edhe më tej me ajrin e ndotur. Edhe qytetet tjera të Maqedonisë nuk janë në ndonjë gjendje me të mirë, sa i përket ndotjes. Edhe pse shëndeti i qytetarëve për disa vjet me rradhë është i kërcënuar nga ajri i ndotur, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor thotë se këtë dimër do të udhëhiqet nga strategjitë e miratuara në vitin 2012 dhe 2013, kundrejt problemit më të madh mjedisor. Këto janë…
Author: Semi
Dy të dyshuarit kryesorë për hapjen e dyerve të Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill, që më pas ishte shfrytëzuar nga protestuesit të futen në ndërtesë dhe sulmojnë fizikisht deputetët e opozitës së atëhershme, nuk janë marrë ende në pyetje përkundër paralajmërimeve. Nga Prokuroria nuk dhanë detaje, por vetëm njoftuan deputetët e VMRO-së, Kërste Mukosvski dhe Sasho Vasilevski se nuk do të merren në pyetje, njofton REL. Ata së bashku me zyrtarët tjerë të partisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dyshohen të kenë orkestruar dhunën në Kuvend, të ndihmuar edhe nga struktura të Policisë, të cilat nuk kishin ndërhyrë fare për…
Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet gjykimi i ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevskit dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoskit, pas të cilëve autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar, lajmëruan mediat greke. Ata të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës së Selanikut për shkak të posedimit të dokumenteve të rreme të udhëtimit, por gjykimi është anuluar për sot për shkak të mospasjes së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase. Grujevski dhe Boshkoski akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur…
Edhe pse ishte një ndër luftëtarët më të mirë të UÇK-së në vitin 2001, Komandant Teli është lënë tërësisht në harresë nga partia që thirret në emër të luftës, BDI-ja. Mirëpo këtë harresë e ka ndërpre biznesmeni i njohur kumanovar, Bashkim Qazimi, i cili ka filluar ndërtimin e një muzeu kushtuar Komandant Telit, te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan. Fillimisht është ndërtuar një strehimore për veturën me të cilën ështv shërbyer Komandant Teli në vitin 2001. “Lufta dhe heroizmi i Komandant Telit frymëzon çdo shqiptar. Muzeu do të zgjerohet edhe më tej. Varrezat e fshatit Sllupçan janë një ndër vendet më të shenjta…
Pas koalicionimit ASH-BESA kundër koalicionit BDI-LSDM për raundin e dytë zgjedhorë, janë lëkundur “temelet” e Qeverisë së kryeministrit Zaev, me çka në opinion janë hapur zërat që ASH do të largohet nga qeveria dhe në vend të saj pritet të futet PDSH. Por këto zëra ditë më parë i ka qartësuar Kryeministri Zaev duke theksuar se ai dëshiron ASH-në ta ketë në kabinetin e tij qeveritar, por në të njejtën kohë i bëri ftesë të hapur PDSH-së që edhe kjo parti e ka derën e hapur për në Qeverinë e tij. PDSH në zgjedhjet lokale pësoi një fijasko të paparë…
Policia parashtroi padi penale kundër katër personave të punësuar në komunën e Prilepit, Kundër një menaxhuesi të Pellagonia Turs nga Prilepi dhe një gjeodet të autorizuar i punësuar në GPS “Premer” SHPPKNJ Prilep për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër penale me të cilën e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 7.995.00 denarë, kumtoi MPB. Padi penale janë parashtruar kundër I.K (61) i punësuar në komunën e Prilepit në vendin e punës menaxher në Sektorin për urbanizëm, I.Ç (66), i punësuar në komunën e Prilepit në vendin e punës. Sektori për urbanizëm , K.B (60), i punësuar në komunën e Prilepit – anëtarë…
Ka që pyesin, kush është LDSHM e cila apelon te mërgimtarët që të shkojnë në vendlindje e të votojnë Aleancën me Besë?! Kjo është përgjigja ime: Ne apeluam që mërgata shqiptare të shkon në Kërçovë e të voton Fatmir Deharin dhe qëndrojmë pas asaj, kështu që na vjen mirë që Fatmir Dehari u zgjodh përsëri kryetar i Kërçovës dhe që Kërçova mbetet në duar të shqiptarëve. Ne jemi Ldshm CH (pra Zvicër), kemi degë në shtete e Evropës, unë jam sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate kombëtare, jetoj në Zvicër, kryetar është z. Xhevat Prespa nga Çikago ku e kemi edhe selinë!…
Kandidatit të BDI-së për Strugën, Ramiz Merko, i cili po realizon takime në fshatrat e pastër maqedonase për të marrë vota për ta fituar komunën, mbrëmë nuk i ka ecur mirë puna. Në takimin që Merko dhe ekipi i tij e kanë realizuar në fshatin maqedonas Morovishtë, banorët e kanë kritikuar ashpër duke ia kujtuar kohën kur Merko ishte kryetar komune dhe e shndërroi Strugën në një fshat të madh. Kritika ka pasur edhe në fshatin Drasllajcë, poashtu fshat maqedonas, ku Merko për t’i shmangur kritikat, ka filluar të kritikojë Ziadin Selën, gjoja se ky i fundit qenka shumë nacionalist…
Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e ardhshme kur të shtunën ndaj të dielës në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas. Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.
Njëqind e tridhjetë e tetë persona të sëmurë do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në shtëpitë e tyre informoi në konferencë për shtyp kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) – Shtip, Senka Andreeva. Ajo bëri të ditur se 88 persona votuan në raundin e parë, ndërsa për raundin e dytë kanë arritur gjithsej 71 kërkesa. “Gjatë ditës së djeshme kemi pasur takim me mjek specialist i cili i pa të gjitha kërkesat e paraqitura për njerëzit e sëmurë. Patëm paraqitje nga 71 persona, prej të cilëve 50 janë miratuar, ndërsa 20 janë refuzuar. Ashtu që me…
Dje rreth orës 15 e 10 një vajzë nga Prilepi është plagosur derisa ka qenë duke kryer punë në fushë, ajo u lëndua në qafë nga plumbi i një arme gjuetie. Ajo me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar Qendrën mjekësore të Prilepit, njofton Portalb.mk. Ekipi policor i Prilepit ka kryer ekspertizë në vendngjarje. Ditën e njëjtë në orën 17 e 30 në Stacionin policor në Prilep me dyshimin për vepër penale të kryer “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, u arrestuan H.M. (52) dhe G.P (64) nga Republika e Francës.…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej nesër do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, nesër do të realizojë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë të enjten do të marrë pjesë në sesionin e 19-të të Forumit për siguri vendore dhe globale, në kuadër të Forumit Kran Montana. Është parashikuar që Ivanov të mbajë fjalim në sesionin zyrtar të hapjes së forumit, si dhe në sesionin plenar kushtuar në politikën fqinjësore të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në “Nismën tre…