Author: Semi

Për më shumë se dy orë, deputetët e komisionit të mbikëqyrjes së shërbimit sekret i kanë marrë në pyetje drejtorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DBK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI), për atë që kanë bërë vitin e kaluar dhe çfarë planifikojnë të bëjnë këtë vit. Por të gjitha ishin prapa dyerve të mbyllura, sepse raportet vjetore janë informacion i klasifikuar, shkruan Telegrafi Maqedoni. DBK ka në plan të deklasifikojë informacionin nga raporti vjetor dhe t’i publikojë publikisht në të ardhmen. Ligjëvënsit besojnë se ndryshimet në fushën e shërbimeve sekrete kanë filluar, ata kanë nevojë për profesionalizëm dhe qasje…

Lexo më Shumë

Një prej pesë qytetarëve të Maqedonisë janë të uritur, por përkundër kësaj, në vend brenda vitit hidhen mbi 5 mijë tonë ushqime. Vetëm me ushqimin që përfundon në deponinë Drislla, mund të ushqehen prej 15.000 deri 16.000 familje, transmeton Alsat M. Nëse merret parasysh se një familje mesatarisht numëron tre anëtarë kjo do të thotë se me këtë ushqim mund t’u ndihmohet 45.000 deri 50.000 njerëzve. Katërmbëdhjetë organizata joqeveritare nga Shkupi tashmë disa muaj për çdo ditë e grumbullojnë ushqimin prej donatorëve të ndryshëm si restorante, furra dhe kapacitete tjera të ndryshme hoteliere dhe prodhuese dhe ua dërgojnë mijëra qytetarëve.

Lexo më Shumë

Sot u mbajtë senacë e re për lëndën “Tanku”, citon Telegrafi Maqedoni. Dëshmuanë tetë dëshmiatrë nga mbrojtja, të cilët theksuan se blerja e “mercedesit” të ri ka qenë e patjetërsueshme sepse vetura e vjetër shumë herë ishte prisishur dhe nuk ishte e sigurt për vozitjn e personave “Vip”. Gjyqtarja Dobrila Kacarska tha se dy dëshmitarët Dejan Mitrevski-Urko dhe Zoran Vailevski të cilët sot nuk erdhën në gjykat mund t’ thirrim në seancën e ardhshme, ditën e mërkurë. Të mërkurën do të vazhdohet mbajtja e seancës “Tanku”. https://youtu.be/-CfcpBTfMy0

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljubço Nikollovski në profilin e tij facebook informoi se kultivuesit e rrushit mund t’i marrinë subvencionet e tyre për dy denarë për kilogram të rrushit të regjistraurit sipas kapaciteteve, shkruan Telegrafi Maqedoni. Siç informon Nikollovski, Agjencia për Financa për ndihmën në bujqësi dhe për zhvillim rural sipas këtijë fondacioni ka paguar 104.7 milionë denarë. “Sot mund t’i merrni parat nga subevencionet plotësuese nga dy denarë për kilogram të rrushit të dorëzuar sipas regjistrimit të kapacitetve të numëruara.Vazhdojmë me të njëjtin shpejtësi, në kohë dhe pagim jo selektiv të subvencioneve atëher kur keni më shumë…

Lexo më Shumë

Javorja “Fokus” raporton se në afërsi të fshatit Disani i Poshtëm në Negotinë, janë gjetur mbetje fosilesh nga elefanti. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për specie e zhdukur të elefantit vjetërsia e së cilës vlerësohet afërsisht tetë milionë vite, shkruan Telegrafi Maqedoni. Gjetja e skeletit nga specia e zhdukur është me rëndësi të veçantë. Ekipet paleontoligjike nga Muzeu i Historisë Natyrore të Maqedonisë dhe Muzeu i Natyrore nga Sofja nga njëzet prilli të këtij viti kanë filluar me gërmimet e mbetjeve të fosileve nga lloji i zhdukur i elefantit (Choerolophodon pantelici). Kjo kafshë në zhdukje ka jetuar në habitatet…

Lexo më Shumë

Në vitin 2011, ishim me ministrishen Jankullovska në një takim me qytetarët në Jagunovcë. Atëher ka ndodhur një incident ku ka pasur një përleshje të armatosur midis një bande kriminale dhe MPB-së, dhe ne jemi gjetur në mes të atij zjarri. Patjetër të intervenoja dhe pasi që nuk kisha një makinë të blinduar, ministren Jankullovska e vendosëm në një objekt, dhe unë urdhërova që sa më shpejt të ishte e mundur për të siguruar një mjet të blinduar që te vijë. Gjithçka ndodhi për rreth një orë, pas së cilës ne e vendosëm ministren dhe u tërhoqëm – rëfehet dëshmitari…

Lexo më Shumë

Përgjegjësi për Politikë të Jashtme në partinë opozitare “Demokracia e Re”, Giorgos Koumoutsakos, thotë se marrëveshja për emrin duhet të jetë e plotë dhe përfundimtare. Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryediplomatit grek, që vlerësohet si irredentiste nga pala greke. Sipas tij, zgjidhja duhet që të dallohet nga Maqedonia greke. Politikani opozitar grek beson se një zgjidhje e tillë përfundimtare nuk është e pammundshme./Gazeta Express

Lexo më Shumë

Partia politike “E Majta” do të organizon protestë gjithëpopullore për 1 majin, Ditën e punëtorëve. Sipas tyre, është koha që të ngritet zëri për të drejtat, duke u bërë thirrje punëtorëve, të papunësuarve, atyre që marrin honorare, pastaj të falimentuarve, studentëve, të varfërve që t’u bashkangjiten. Ata kërkojnë që “me ofanzivë të protestohet kundër shtypjes social-ekonomike që e përjetojnë punëtorët, dhe jo të kërkohet vetëm respektimi i të drejtave të arritura deri tani, por të kërkohen të drejta shtesë”. Protesta do të mbahet në Shkup, me fillim në ora 11:00, nga vendi i quajtur “Jugodrvo”.

Lexo më Shumë

Në një aksident komunikacioni të ndodhur në Shkup, ka vdekur një shtetas i Kosovës. Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme, në sheshin “Nikolla Karev, kur SH.H (48), duke drejtuar veturën “Mercedes” me regjistrim të Kosovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë betoni. Në gjendje të rëndë, shtetasi i Kosovës është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja e tij.

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të fundit, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ndërmori aksion për kontroll të komunikacionit, duke tentuar që të pengohen garat e natës me vetura. Këto gara janë mjaft të rrezikshme për qytetarët dhe shkaktojnë shqetësime. Me këtë rast, 17 automjete janë konfiskuar dhe janë dërguar në kontroll teknike. Shoferëve u janë marrë dokumentet e komunikacionit, deri në përfundimin e kontrolleve teknike.

Lexo më Shumë

Fshati Gjurgjevisht i Tetovës ka pozitë jashtëzakonisht të mirë. Përveç bukurive të shumta natyrore, ky fshat malor gjendet vetëm 5 kilometra larg kufirit me Kosovën, respektivisht me Ristelicën. Mirëpo problem paraqet anashkalimi i plotë nga pushteti. Këtë e tregon dhe hoxha i fshatit. “PDSH e bëni shkollën dhe rrugën. Edhe Prosperiteti pat punuar. Prej BDI-së 16 vite nuk kemi asgjë”, thotë hoxha i fshatit Gjurgjevisht, shkruan Gazeta Lajm. https://youtu.be/CnbDP8KFB1c

Lexo më Shumë

Takmi i paralajmëruar Dimitrov-Kotzias, për ditën e mërkurë të kësaj jave, do të realizohet në ditën e sotme. Mediat greke raportuan se data e takimit është ndryshuar, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë e ka konfirmuar këtë. Nga kjo Ministri kanë thënë se të dhëna plotësuese do të dalin pas orës 16:00. Më herët u raportua se ky takim mbahet me kërkesë të ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz, dhe ka për qëllim tejkalimin e disa çështjeve që në Ohër mbetën në status quo.

Lexo më Shumë