Author: Semi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në lidhje me hulumtimin e fundit rreth djegies së spitalit modular në Tetovë, u shpreh se ky hulumtim i IRL-së është rrëqethës dhe se nuk ka qytetar në Maqedoninë e Veriut që nuk preket nga ky rast. Kreu i ASH-së theksoi se partia e tij udhëheq me dy ministri që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rastit me spitalin modular në Tetovë. “Ministrat tanë janë të gatshëm që në periudhën në vijim ta bëjnë zgjidhjen e këtij problemi, për shkak se për dy vite nuk është bërë asgjë”, deklaroi Taravari. Ai shtoi se akuzat…

Lexo më Shumë

Reporteri i njohur sportiv Televizionit shtetëror, Atanas Kostovski, si duket nuk mund të gjejë rehati si pensionist duke parë sjelljen e partisë VMRO-DPMNE, ndaj këto ditë deputetëve të saj u është drejtuar me një letër të hapur, ku ai i përkujton në faktet që ata i heshtin, siç është njohja e shtetit dhe gjuhës maqedonase në OKB e deri te ndryshimet kushtetuese, me të cilën, sipas tij, vërtetohet se populli maqedonas dhe ai bullgar janë dy popuj të ndryshëm. Ua kujton edhe mohimin e gjuhës maqedonase nga vetë VMRO-ja dhe shumëçka tjetër… Ja çka u shkruan 44 deputetëve të VMRO-së…

Lexo më Shumë

Reformë e re e paralajmëruar sot nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti – terapia do të përshkruhet nga mjeku ame, e cila do të ulë presionin neper Klinika. Kjo forcon rolin e mjekëve  familjar, tha ministri, me reformën e re do t’u kthehet dinjiteti mjekëve  ame që  mund të  diagnostikojnë pacientet, në këtë mënyrë do të lehtësohen Klinikat. Për të gjitha këto sëmundje janë hartuar protokolle për sëmundjet më të shpeshta për të cilet të rriturit vizitojnë mjekun e familjes si: hipertensioni, hipotiroidizmi, diabeti, astma dhe SPOK, për të gjitha këto sëmundje, nëse deri më tani terapia ka qenë e…

Lexo më Shumë

Madrid, 22 gusht – Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është në kërkim të rrugës së shpejtë të anëtarësimit, por kthimit në thelbin e parimeve të procesit negociator, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në akademinë verore “Quo vadis Europa”, në Santander, Spanjë, e cila organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Borrell dhe Universiteti Ndërkombëtar Menendez Pelayo. Në fjalën e sotme, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, me negociatat e nisura pas 17 vitesh, është kandidate për anëtarësim në BE, me legjislacion 100% të harmonizuar me politikën e jashtme dhe…

Lexo më Shumë

Agjenda e reformave të Serbisë, partneriteti i vendit me OSBE-në dhe ndihma që e jep Misioni i OSBE-së në Serbi për realizimin e këtyre proceseve do të jenë temat kryesore të vizitës dyditore të kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Beograd. Në Beograd, Osmani do të realizojë takime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministren, Ana Brnabiq, ndërkaq me nikoqirin e tij, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministrin e parë për politikë të jashtme dhe siguri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, do të ketë konferencë të përbashkët për media. Përveç se do të takohet me përfaqësuesit…

Lexo më Shumë

Beogradi sërish është tronditur nga një shkëmbim zjarri me viktima dhe një numër të madh të plagosurish. Mbrëmë vonë në një incident me armë zjarri në një fshat në periferi të kryeqytetit serb kanë mbetur të vrarë 10 persona dhe të paktën 11 të plagosur, raporton media serbe Kurir. Mes viktimave, sipas informacioneve fillestare, është një punonjës policie dhe bashkëshortja e tij. Policia është në kërkim të një 21-vjeçari, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. I kërkuari, të cilin policia e identifikoi si Urosh B. (21), është parë për herë të fundit në afërsi të Malit të Pozharevcit,…

Lexo më Shumë

Hoteli Arena, hiti i ri turistik në Kodrën e Diellit Për shumë njerëz, Kodra e Diellit sjell kujtime të bukura nga fëmijëria që nuk kishte pothuajse asnjë shkollë në vend që gjatë pushimeve dimërore nuk organizonte ndonjë vizitë në këtë qendër rekreative dimërore. Një vizitë në të ashtuquajturin “Qyteti i dëborës” ishte një atraksion i madh, për të cilën shumë kush ndjen keqardhje që kjo nuk është më pjesë e traditës. Për fat të mirë, në vitet e fundit, fokusi i publikut vendas është kthyer përsëri në këtë perlë malore, kështu që investimi në objektet akomoduese këtu është më se…

Lexo më Shumë

Në vitin 2022 – u kapën rekord mbi 2.4 ton drogë, nga të cilat pjesa më e madhe e kapjeve janë marihuanë, por kemi edhe hashash, kokainë, heroinë, amfetamina dhe rreth 20 ton prekursorë për prodhimin e drogës sintetike. U shtypën 12 grupe të organizuara kriminale, u zbuluan më shumë se 660 krime dhe 770 autorë të krimeve. Janë parandaluar 8 dërgesa ndërkombëtare droge përmes kanaleve ndërkombëtare që kalonin nëpër fqinjët, gjashtë prej tyre për marijuanë dhe një për kokainë dhe heroinë. Deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në një intervistë për portalin “TOP-NEWS.MK”.   INTERVISTOI: Afrim Tanallari TOP-NEWS.MK:…

Lexo më Shumë

“Diplomacia nuk është vetëm punë, ajo është mënyrë jetese që kërkon empati, kreativitet dhe guxim”, theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani para studentëve që sot ishin mysafirë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Temë e vizitës ishin prioritetet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit me OSBE-në, agjenda diplomatike për vitin 2023, si dhe të rinjtë, kur bëhet fjalë për të ardhmen. “Kjo është shtëpia ime e dytë, këtu zhvillohen të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin dhe përfaqësimin e tij në nivel ndërkombëtar. Si liderë të ardhshëm, ju keni një rol kyç…

Lexo më Shumë

Depozita promocionale avans – mundësi të reja për kursim me ProCredit Bank Një nga themelet mbi të cilat ProCredit Bank ndërton historinë e saj të suksesit është angazhimi i vazhdueshëm për të promovuar një kulturë të kursimit, e cila është plotësisht e përfshirë në modelin e bankimit të përgjegjshëm që banka e praktikon me përkushtim. Ne kursejmë sot për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe kur mendojmë për të ardhmen, të gjithë përpiqemi për stabilitet më të madh financiar, i cili kërkon zgjidhje të mençura dhe mënyra të pranueshme për të kursyer. Duke ndjekur nevojat e klientëve,…

Lexo më Shumë

Për presidentin e vendit Stevo Pendrovski është e pranueshme që të hiqet definicioni 20% për gjuhën shqipe nga Kushtetuta. Gjatë një ligjërate me studentët e UEJL-së ai tha do të ishte i pari që do e përkrahte një gjë të tillë, duke shtruar madje edhe pyetjen se pse duhet që identiteti i një etnie të fshihet pas numrave?! “E kam thënë shumë herë. Mendoj se e kam thënë këtë dy ose tre vjet më parë. Nuk më shqetëson fare, do të isha i pari që do ta mbështesja sepse mendoj se është një gjë normale e natyrshme. Pse identitetin e…

Lexo më Shumë