Për Ministrinë e Punëve të Brendshme janë të pasakta dhe absurde, siç thekson, pohimet e pabaza të dhëna në konferencën e sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së për gjoja ca presione dhe kanosje të paargumentuara me asgjë, gjoja edhe nga MPB-ja. “Ministria e Punëve të Brendshme është institucion i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe funksionimi i saj, si dhe marrëdhënia profesionale ndaj punës e çdo pjesëtari të Ministrisë janë vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet për Punë të Brendshme dhe për Polici. Kualifikimet politike me të cilat zotëri Milloshoski dëshiron ta “identifikojë” policinë, Ministria e Punëve të…
Author: Semi
Policia financiare ka hyrë në Qendrën Tregtare të Qytetit për ta kontrolluar punën e udhëheqësisë së mëparshme, ku siç njofton POST.mk, mungojnë 1.8 milionë euro nga llogaria për rezerva. Me urdhër të drejtpërdrejtë nga Qeveria, përveç në QTQ tanimë bëhen kontrolle edhe në Ndërmarrje të tjera publike dhe shtetërore ku është vërejtur mungesë e parave. Siç publikuam deri tani, Qeveria i shqyrton raportet financiare të më shumë se 10 Ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, të cilave u janë “avulluar” para nga llogaritë e tyre. Policia financiare tashmë i kontrollon llogaritë e udhëheqësive të mëparshme dhe duhet të zbulojë se pse ato…
Industria e metalit do të mbetet pa punëtorë. Nga Oda Ekonomike u ankuan se fuqia ekzistuese punëtore është para pensionit, ndërsa punëtorë të rinj thuajse nuk ka. Prandaj kërkuam nga qeveria të gjejë zgjidhje emergjente lidhur me këtë problem. Kërkuan edhe mirëkuptim dhe zgjidhje të çështjeve që kanë të bëjnë me energjetikën, transportin, infrastrukturën, ekologjinë dhe formalitetet administrative për import të hekurit të vjetër. Koçovski tha se nga prodhimtaria e domateve dhe trangujve nuk shënohet rritje në ekonomi. Kur kjo industri shkon përpara ajo me vete e tërheq përpara gjithë ekonominë. Por, është për keqardhje kur kjo industri merr tatëpjetën, e…
Këshilli i Prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë në pajtim me kompetencat e tij në afatin e paraparë ligjor do të dorëzoj mendim deri te Qeveria për të gjithë kandidatët për prokuror publik shtetëror të cilët i përmbushin kushtet, njoftuan sot nga Këshilli. “Këshilli i Prokurorëve Publik i Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së sotme e pranoi kërkesën për dhënien e mendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë me dokumentacion të kompletuar dhe aplikimet e kandidatëve të paraqitur në Shpalljen për emërim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, të publikuar më 14.09.2017 në Gazetën zyrtare të RM-së”, theksojnë nga…
Ekipi i koalicionit Aleanca me Besë në Tetovë, i udhëhequr nga Bilall Kasami dhe Adnan Neziri, ka realizuar një takim me afaristin e njohur tetovar, Shefki Idrizi, pronar i kompanisë gjigante Renova. Në takim është biseduar për mundësitë e përmirësimit të klimës së biznesit. “Në një takim të përzemërt me një prej afaristëve në Komunën e Tetovës, z. Shefki Idrizi pronarin e “Renova” me të cilin bashkëbiseduam për mundësitë e përmirësimit të klimës së biznesit dhe krijimin e parakushteve për tërheqjen e investitorëve që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Tetovës”, u njoftua pas takimit.
Javën e ardhshme në mbledhje qeveritare do të sillet vendimi për sigurim të mjeteve për një rrogë për të punësuarit në ndërmarrjen “Eurokompozit”, ndërkaq po shqyrtohet edhe mundësia për vendime sistematike për zgjidhje të përhershme ekzistencës së të punësuarve. Këtë sot në takimin në Qeveri ua transmetoi kryeministri, Zoran Zaev përfaqësuesve të sindikatave të “Eurokompozit” dhe të Sindikatës së industrisë, energjetikës dhe xehetarisë (SIEX). Kryeministri Zaev, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ka cekur se tashmë aktivisht po shqyrtohet mundësia për zgjidhje të çështjes ekzistenciale të të punësuarve të cilët me muaj nuk kanë marrë rrogë përmes Ligjit për sigurim…
Votuesit që janë pjesë e listës zgjedhore por që pas rrethin të parë të zgjedhjeve u ka skaduar dokumenti i identifikimit ose pasaporta, në rrethin e dytë nuk do të ketë të drejtë të votojnë në rast se nuk nxjerrin dokument të ri. Me apel të KSHZ-së, këto persona ftohen të aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë ditëve që kanë mbetur deri më 29 tetor, që të marrin dokumente të reja. “Këtë ne e bëjmë në mënyrë preventive. Ata votues të cilëve u ndodh që eventualisht të dy dokumentet për identifikim u kanë skaduar, MPB-ja ashtu si deri…
Në një emision me përmbajtje politike, ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti dhe Ismet Ramadani, kanë analizuar zgjedhjet lokale të rrethit të parë të 15 tetorit. Mehmeti gjatë emisonit ka theksuar se BDI gjatë zgjedhjeve parlamentare përjetoi shok, për të mos thënë traumë dhe se ajo nuk është duke i jetuar ditët më të mira. Ajo ka theksuar se pavarësisht se BDI mori përgjegjësi në zgjedhjet lokale për pasojat e partisë, mirëpo rezultati në zgjedhjet lokale nuk do të thotë se ishte shumë i madh, sepse sipas Mehmetit, të dhënat e KSHZ-së tregonin se afërsisht dy mijë vota është ngritja e…
Njohësit e rrethanave politike kanë komentuar mungesën e një qasje vizionare të partive politike, në aspektin e krijimit të akademive politike. Ata thonë se për momentin partitë tona janë të përqendruara që rininë ta përdorin vetëm si mashë për ciklet zgjedhore dhe jo si një bazament për një shkollë të fortë politike, njofton Almakos. Xhenur Iseni, gazetar, thotë se oligarkia e hekurt pamundëson formimin e shkollave politike. Sipas tij, organizimet politike në Maqedoni shihen si interes i ngushtë dhe jo si akademi apo shkollë politike. “Disa parti politike në trojet shqiptare arritën të krijojnë profilin e tyre, por nuk arritën…
Gëzimin e vetë për lindjen e djalit, Adnan Nevzadi nga Kumanova ka vendosur ta shprehë duke e pagëzuar djalin e tij me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti. Ai ka dorëzuar në Gazetën Lajm një kopje të certifikatës së djaloshit të sapolindur, por edhe një video që ka përgatitur me këtë rast, me fotografinë e djalit të vet dhe me një këngë me motive patriotike. https://youtu.be/wdZKg_Di-Y4
“Projekti SIARS, i cili ndikon në përmirësimin e gatishmërisë luftarake, por edhe mundësinë e shpëtimit të jetëve në rrethana ekstreme, tregon se Republika e Maqedonisë ka diçka për t’i ofruar aleancës së NATO-s dhe mund të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s në të njëjtin nivel”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në hapjen e sotme të seminarit SIARS në Shkup. Projekti u zbatua nga Akademia Ushtarake dhe institucionet akademike si Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Mjekësisë nga Lubjana dhe FINKI nga Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi “dhe është mbështetur nga programi i NATO-s për shkencë dhe paqë. Qëllimi i…
BDI ka ngjeshur radhët e veta, pasi në radhët e para të kësaj partie janë kthyer ish zëvendës kryeministri, Musa Xhaferi dhe kryetari i degës së Çairit, Beqir Hasani. Ata gjatë fushatës nuk janë eksponuar shumë në opinion, por tani kthehen fuqishëm përkrah kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. në këtë mënyrë janë demantuar spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja distancimin e Ahmetit prej tyre.