Kjo përkrahje është vërejtur sot, ku dy liderët e koalicionit, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami caktuan takim me banorët e Tetovës, por që në shoqërinë e tyre janë edhe shumë intelektual, akademik e njerëz të dëshmuar profesionalisht, shkruan Almakos. Në mesin e tyre ishte, akademiku Izet Zeqiri, Abdylmenaf Bexheti, ish ambasadori Alejdin Demiri, dhe profesori Ali Pajaziti e shumë personalitete tjera, por edhe shumë personalitete tjera të rëndësishme të jetës publike. Video Mevludin Imeri Almakos.com
Author: Semi
Ministri i punëve të jashtme në Kosovë, në vizitën e tij të parë në Maqedoni tha se do të koordinohen marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Kosovës. Ai tha se Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për mbarvatjen e Kosovës, është i rëndësishëm për Kosovën në Republikën e vet si shtet i ri, është i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës. Do të insistojnë që të japim kontributin konstruktiv, që Maqedonia sa më parë të jetë anëtare e NATO-s. Ku tha se jetojmë në atë teritor të NATO-s dhe formalizimi i Maqedonisë është defakto-dejure, që duhet të zbatohet. Pacolli vlerëson se…
Tridhjetë ndërmarrje publike nga të Maqedonia presin nga Komisioni Rregullator t’u tregojë se cili është çmimi minimal dhe cili është maksimal me të cilën qytetarët do të duhet ta paguajnë ujin për pije. Kërkesat e ndërmarrjeve publike me çmimet e propozuara tanimë janë dorëzuar. Dje ka mbaruar afati në të cilin palët e përfshira kanë mundur të dorëzojnë ankesa, por deri në afatin e fundit askush nuk ka dorëzuar asnjë ankesë, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk. Deri në mesin e nëntorit rregullatorët do të deklarohen, ndërkaq fjalën përfundimtare do ta kenë këshillat komunal, të cilët çmimet do të…
Intensifikimi i bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik, me theks në infrastrukturën dhe bashkëpunimin energjitik janë në fokusin e vizitës së sotme zyrtare të shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli në Maqedoni. Një seri bisedimesh në Shkup, Pacolli sot në mëngjes i filloi me homologun e tij shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Pas takimit Dimitrov dhe Pacolli do të mbajnë pres konferencë të përbashkët. Shefi i diplomacisë të Kosovës, gjatë ditës do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin, Zoran Zaev. Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për…
Në Maqedoni dhe Ballkan mbisundon kulturë politike kolektiviste, që nuk është bazë e përshtatshme për lirinë në kuptim politik, sepse liberalizmi mbështetet në individualizëm. Për këtë profesor Nenad Markoviq thotë se është e nevojshme zhvillimi i vetëdijes te të rinjtë, i krijimtarisë, aftësive ndërmarrëse dhe individualizmit te të rinjtë që kryesisht janë të ngulfatur te partitë politike, të cilët janë subjekte që promovojnë ide kolektiviste. Ndërsa, sipas opinionistes, njëherë diplomate, Adelina Marku, e quan koletivismin doktrinë politike që thotë se entitetet si shteti, shoqëria apo kombi kanë një ekzistencë autonome përtej individëve që bëjnë pjesë në to. Ku këto forma…
Në organizim të Panairit të Shkupit nga data 25 deri 27 të këtij muaji në VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 43-të i panairit ndërkombëtar TEHNOMA dhe edicioni i 37-të i Ekspozitës ndërkombëtare të inovacioneve – MAKINOVA 2017. Në manifestimet e panairit do të prezantohen veprimtari, prodhime, shërbime dhe ekspertizë e firmave vendore dhe të huaja nga metalurgjia, elektroteknika, energjetika, ndërtimtaria. “Ekipi i Panairit të Shkupit me vite i përgatit manifestimet e njohura të panairit të cilët rezultojnë me dhjetëra mijë vizitorë dhe lidhje të shumta afariste dhe kontakte me ndikim të jashtëzakonshëm mbi ekonominë…
Ish-kreu i diplomacisë turke dhe njëherësh ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në intervistën për Almakos, me gazetaren Delvina Kërluku, tregon për projektet e tij dhe ringjalljen e neootomanizmit, si qëllim të bartin trashëgiminë osmane. Mbi politikën e Turqisë ndaj Ballkanit, i cili thotë se është e pamundur ta harrojnë të shkuarën osmane, historinë dhe vuajtjet historike. Ndan mendimin e tij për referendumin e kurdve për shtet të pavarur, ku thekson se duhet bërë para së gjithash shmangie nga veprimet e njëanshme dhe nevoiten negociata, për veprime të rëndësishme. Ai shprehet se mes Turqisë dhe Maqedonisë ka model për marrëdhëniet dypalëshe,…
Me Koncertin për piano dhe orkestër nr.1 nga Petar Iliç Çajkovski, Filarmonia e Maqedonisë sonte në ora 20:00 do ta fillojë sezonin 2017/2018 në sallën e re të koncerteve. Koncerti simbolikisht është titulluar “Fillim i ri”, ndërsa sezoni fillon me vonesë të vogël për shkak se përfundonin procedurat tekniko-juridike për objektin. Në pjesën e dytë të programit në koncertin e sontëm do të jenë dy vepra, të cilat konsiderohen për kapitale në literarutën orkesktruese “Shatërvnat romakë” nga Otorino Respigi dhe “Djallësitë e Til Ojlenshpigel” op. 28 e Rihard Shtraus. Në koncertin e Çajkovskit, i cili është një nga më të…
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot do të udhëtojë për vizitë pune dy ditore në Bruksel të elgjikës. Siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, ai sot do të realizojë takim me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Ivanov gjithashtu të enjten do të merr pjesë në sesionin e 10 të forumit për siguri vendore dhe globale, në kuadër të Forumit “Kran Montana”. Është paraparë që Ivanov të mbajë fjalim në këtë sesion, si dhe në seancën plenare. Gjatë kohës së vizitës në Brukesel, Ivanov do të realizojë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Didier…
Pesë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në rajonin e Shkupit. Në pesë të tjerat është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nga trafiku janë përjashtuar një person i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, 12 persona e kanë drejtuar automjetin me vlefshmëri të lejes së qarkullimit, si dhe një person i…
Banorët e fshatit Rakotincë të Komunës Sopishte nesër prej orës 12 deri në orën 15 do të mbeten pa ujë për pije, kumton Qendra republikane për menaxhim me kriza. Ndërprerja e ujit, siç informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, do të bëhet për shkak të ndërtimit të rregullatorëve për shtypje të ujit.