Organizatat civile nga fundi i javës do të mund të aplikojnë pë 50 vende të reja pune. Organizatat civile do të mund të fitojnë 92 mijë denarë pajisje dhe materiale me të cilat do të bëhet punsimi i personave mbi 29 vjeç ndërsa ,150 denarë për punsim të të rinjve nën 29 vjeç.Për masen shteti siguron 6 milionë denarë. Qëndrimi i masës është krahas vendeve të reja të punës,të mundësohet mbështetje dhe zhvillim të sektorit civil. Organizatat, duhej të ishin ekonomikisht aktive në vitin 2016,të kenë të paktë nje të punësuar .“Kjo mund të tingëlloj cuditshëm sepse flitet për investim…
Author: Semi
Manifestime të panaireve në Maqedoni edhe më tej do të organizohen. Panairi i Shkupit pasi që nga korriku ka pronar të ri, firmën bullgare Kardfinanc, ndërsa prona me të cilën dispononte në Shkup është shitur nga ana e bankave ku është lënë si garanci, do të vazhdojë me aktivitete të panaireve, ndërsa për lokacionin ku do të mbahen do të informojnë në muajt e ardhshëm. Këtë e kumtoi sot drejtori ekzekutiv i Panairit të Shkupit Dejan Koshutiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në hapjen e Tehnoma 2017. “Më e rëndësishme është që Panairi i Shkupit do të vazhdojë me organizimin…
Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë për zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarsim në BE, ka deklaruar zëvendëskryeminstrja dhe ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Ajo thotë se në fillim nevojitet të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësve politik. Sepse, Maqedonia ka rrugë të gjatë deri te përmirësimi si dhe reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE. Bullgaria bashkë me Greqinë kanë shprehur gatishmërinë të dërgojmë ekspertë, për të ndihmuar qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme. Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në Be ishte “Politika…
Është menduar të ketë bashkëpunime mes partive politike shqiptare në Maqedoni, por ky bashkëpunim mes Aleancës Shqiptare dhe Lëvizjes BESA, është koalicion historik, kështu thonë analistët politik. Arsyeja që disa janë kundër bashkëpunimit mes partive shqiptare është për shkak të interesave të tyre personale. Pra, sipas analistëve, ata që e kundërshtojnë këtë koalicion janë pikërisht ata që e ndjejnë rrezikun e humbjes së pushtetit. Kurse, përkrahjen e intelektualëve e shohin si dritë jeshile dhe tregues se në këtë bashkim nuk ka gisht VMRO-ja, partia e cila në kohën kur ishte në qeveri me BDI-në i solli shqiptarët para kolapsit, shkruan…
Ministri i punëve të jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli, sot në vizitën e tij, në Maqedoni, me homologun e tij Nikolla Dimitrov, tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Maqedonisë, ku edhe shtrinë dorë për bashkëpunim në shumë sfera. Për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, u tha nga ana e ministrit Dimitrov që do të marrim parasysh interesat e të gjithëve, në bazë të interesit të Kosovës, të Serbisë, por edhe në pajtim të interesave personale, që i përfshin edhe interesat e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, njofton Almakos. “Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse bëhet…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti ka demantuar vetveten. Deri dje thoshte se ëhstë mirë të bashkohen partitë tjera shqiptare, kurse tani është bë pishman dhe thotë se ata nuk janë bashkuar për interes kombëtar. “Para dy vitesh i thirra gjitha partitë që të bëhen bashkë, anise fitohet Bashkimi Demokratik për Integrim. Nuk dëgjuan atëherë dhe tani janë bë bashkë pasi përfundoi rrethi i parë zgjedhor. Janë bërë bashkë për të shpëtuar vetveten por jo për t’i afruar diçka popullit rreth unitetit dhe mbrojtjes së interesave kolektive”, tha Ahmeti. Ahmeti nënvizoi që vendbanimet shqiptare kanë qenë…
Universiteti i Tetovës, përmes një ceremonie solemne, sot ndau rreth 100 bursa për studentët shkëlqyer, të ciklit të parë të studimeve, në vitin akademik 2017/2018. Vendimi i Universitetit të Tetovës për lirim nga participimi i studentëve të shkëlqyer ka dhënë rezultate të dëshiruara dhe nga viti në vit numri i studentëve më të mirë shkon në rritje, njofton Portalb.mk. Vendimet për studentët e mirë i bëri publike rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, i cili tha se Universiteti i Tetovës nga viti në vit po e dëshmon punën e tij të suksesshme, para qytetarëve të vendit tonë dhe më gjerë, vjen më i përgatitur se…
“Në bazë të rezultateve nga kryerja e testimeve dhe analizës profesionale, uji i pijshëm mund të përdoren në bazë të dispozitave për siguri të ujit për pije”, kështu shkruhet në mendimin profesional në fund të analizave deri te të cilat ka arritur Portalb.mk të kryera më 23 tetor të këtij viti nga ana e Institutit për Shëndet Publik të Tetovës (ISHP), njofton Portalb.mk. “Ujin për pije lirisht mund ta përdorin qytetarët e Tetovës, pasi që në bazë të dispozitave gjithçka është në rregull me ujin. Nesër do të arrijnë edhe rezultate nga analiza e zgjeruar e ujit të pijshëm, dhe sipas…
Kryetari legjendar i Gostivarit, Rufi Osmani, i është bashkangjitur euforisë së fitores të koalicionit Aleanca me Besë, ai madje po i prin kësaj euforie, duke shoqëruar në çdo hap liderët e koalicionit, Zijadin Selën dhe Bilall Kasamin. Osmani ka shoqëruar Selën dhe Kasamin edhe në Tetovë, ku ata kanë zhvilluar takime të shumta.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë është përcaktuar të ndërtojë marrëdhënie të mira me Republikën e Kosovës, si dhe me të gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë ndaj ardhmërisë së tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në NATO, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli. “Kemi potencial, si dy qeveri të reja të cilat mendojnë mirë për qytetarët e tyre dhe shtetet e tyre, të ecim përpara në proceset eurointegruese”, vlerësoi kryeministri Zaev. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në takim së bashku është…
Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e ka marrë funksionin dhe paralajmëroi se prej nesër do të fillojë me zbatimin e masave urgjente për luftë kundër ndotjes së ajrit, njofton Portalb.mk. “Masat akute janë të lira për transportin e qytetit, ndalimin e ndërtimeve dhe restrikcione për komunikacionin në pjesët kritike”, tha Shilegov. Nga pranvera e ardhshme, ai paralajmëroi gjelbërim të qytetit, ndërkaq nga viti i ardhshëm fillim të gazifikimit të qytetit. Ish kryetari i Shkupit Koce Trajanoski, në fjalët përfundimtare tha se ndjehet krenar me realizimin e projekteve të cilat i ka bërë derisa ka qenë kryetar,…
Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB do të punojnë më 28 dhe 29 tetor, me çfarë qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftime. Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha Sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik. Siç kumtoi MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të…