Author: Semi

“Gjatë asaj periudhe katër vjeçare, që ti shijoje privilegjet e pushtetit, dhe bëje emër, unë në Komunën e Gostivarit, pa kurrfarë kolltuku dhe privilegji, në emër të RDK-së, dhe ish mbeturinës Rufi Osmanit, me të cilin dje u përqafuat fortë, zhvilloja betejën politike kundër korrupsionit, dhe kundër subjektit më të fortë shqiptarë BDI-së”. Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit deputeti Vesel Memedi. Ai në kolumnë ka shprehur qëndrimin e tij për personalitetin e Ziadin Selës.

Lexo më Shumë

LSDM do ta mbështesë kandidatin e BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Këtë e ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një tubimi në Dibër. “Në raundin e parë kemi pasur një fitore historike, kështu do të jetë edhe në raundin e dytë”, u tha Spasovski anëtarëve dhe përkrahësve të LSDM-së në Dibër. Ai theksoi se LSDM në Dibër në zgjedhjet parlamentare kishte një fitore të madhe që vazhdoi në zgjedhjet lokale.

Lexo më Shumë

Sot para pak castesh ka pushuar së rahuri zemra e Abdullah Jusufit në moshën 95 vjeçare, raporton Tetova1. Abdullah Jusufi ka lindur më 3 Prill të vitit 1922 në Tetovë në një familje fetare dhe kombëtare. Që i ri u përfshi në aktivitete të ndryshme patriotike ku ju bashkua edhe shoqatës ilegale “Besa” në Tetovë. Në vitin 1941 kur erdhën gjermanët Jusufi në një tubim kaloi turmën e mbledhur para ndërtesës së komunës dhe u ngjit në ballkon ku ngriti flamurin shqiptar, për tju bërë me dije gjermanve se ky vend i takon Shqipërisë. Poashtu Abdullah Jusufi ka qenë një…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka publikuar programin për festa në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit të ardhshëm 2018 do t’i kemi këto ditë jopune, njofton Portalb.mk. Për gjithë qytetarët e Maqedonisë  1 Janar (e hënë) Viti i Ri 7 Janar (e diel) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse 9 Prill (e hënë)  Dita e dytë e Pashkëve,  dita e dytë sipas kalendarit ortodoks 1 Maj (e martë) Dita e punëtorëve 24 Maj ( e enjte) – Shën “Kirili dhe Metodi” 15 Qershor ( e premte) Fitër Bajrami 02 Gusht (e enjte) Dita e Republikës 08 Shtator (e shtunë) Dita e…

Lexo më Shumë

Ekipet e EVN Maqedoni përfunduan me implementimin e tarifës së lirë ditore për të gjithë njehsorët ndaj të cilëve kishin qasje. Në pajtueshmëri me planin, përshtatja e njehsorëve u realizua në periudhë prej katër javëve lexuese, duke filluar më 25 shtator dhe përfunduar më 24 tetor. Në ekranin e çdo njehsori të përshtatur shfaqet indikatori T2 gjatë periudhës nga ora 14:00 deri 16:00 çdo ditë pune dhe të shtunën. “Edhepse ekipet tona i vizituan të gjitha pikat matëse, nevoja për kontakt fizik të ekipeve me njehsorët e bëri të pamundur implementimin e tarifës së lirë ditore për njehsorët ndaj të…

Lexo më Shumë

Në çdo tre euro të investuar nga investitorët e jashtëm, shteti u ka dhënë nga një euro, tregon analiza e BIRN për gjithsej 26 kompani që kanë bërë marrëveshje për ndihmë shtetërore, shkruan Birn.mk, njofton Portalb.mk. Ata kanë marrë subvencione nga 121 milionë euro nga të cilët 26 milionë euro janë grande kesh për ndërtimin e kompanive, ndihmë për trajnime për punëtoritë ose subvencione për çdo vend të ri të punës, ndërsa 95 milionë euro janë lirime tatimore dhe doganore deri në fund të vitit 2016. Sipas informatave të BIRN që i ka marrë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, shuma e…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës i prezantuan mundësitë e programeve “Erazmus plus” dhe “Europas”. Drejtuesi i sektorit për arsim të lartë në Agjencinë nacionale Aleksandsar Bogojevski theksoi se programi “Erazmus plus” zgjat shtatë vjet nga viti 2014 deri në vitin 2020, respektivisht në vitin 2021 dhe se pas kësaj periudhe do të avancohet edhe nën emër tjetër me qëllim që të mundësohet mobilitet më i madh për studentët dhe kuadrin akademik nga universitetet. “Nga USHT-ja çdo vit rritet numri i paraqitjeve nga ana e studentëve dhe nga ana e…

Lexo më Shumë

-Shfrytëzuesit e fshatit Sopishte të Shkupit nesër prej orës 10 deri në orën 16 do të mbeten pa ujë. Siç informon QRMK-Shklup, ndërprerja është për shkak të rikosntruksionit të rrjetit të ujësjellësit, gjegjësisht vendosjes së rregullatorëve për presion tek unaza në fshatin Sopishte.

Lexo më Shumë

Nga Sulejman Mehazi Sinqerisht, a është e logjikshme koalicioni BDI-LSDM-ë, ky bashkim partiak shqiptarë-maqedonas a ka të bëjë me natyrshmërinë kombëtare e gjuhësore, a ka të bëjë me luftën e lavdishme të 2001, me dëshmorët e rënë, me flamurin e Skënderbeut, apo ka të bëjë me interesat partiake grupore e individuale, ka të bëjë me lakmitë epshore pamorale qeveritare 15 vjeçare. Një gjë dihet, ata që veprojnë kundër natyrshmërisë, ajo ju hakmerret tmerrësisht. Pa natyrshmëria kombëtare ia hëngër kokën Ali Pashë Tepelenës; e detyroi të ik nga Shqipëria, Ahmed Zogun; pa natyrshmëria shqiptare e turpëroi Enver Hoxhën me atë…

Lexo më Shumë

Nga: Qenan Aliu LSDM-ja dhe BDI-ja as lidhën e as kanë KOALICION parazgjedhorë , por thjeshtë e bënë dhe kanë PAZARË . Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti opinionit brenda dhe jashtë ia etabluan mashtrimin ordinerë për koalicionin e tyre. Ja pse ! Është PAZAR tyxharësh politik sepse mbrojnë interesat e bollumentave të partive të tyre.Nuk kandidojmë këtu apo atje e do të kandidojmë atje e këtu. Ne do tju përkrahim atje e ju do të na përkrahni këtu e atje . BDI me strukturat e saj e ,,dogji,, kandidatin e vetë që në raundin e parë, duke e mbështetur  fshehurazi…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese për të mërkurën e javës së ardhshme ka caktuar seancë të re, në të cilën, ashtu siç mund të shihet nga propozimi për rendin e ditës, nuk do të shqyrtohet lënda për nenin 175 nga ligji për komunikime elektronike, për të cilin Qeveria ka dërguar mendim deri te gjykata që propozim-neni të mos shfuqizohet. Nga Gjykata Kushtetuese konfirmojnë se e kanë marrë mendimin nga Qeveria, e cila bashkë me materialet tjera është pjesë e lëndës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers nga ligji për komunikime elektronike. Ndryshe, neni 175 i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim…

Lexo më Shumë