Tre shtetas të Maqedonisë janë në paraburgim, pasi të martën në vendkalimin kufitar në Sllavonski Brod kanë tentuar të kontrabandojnë pothuajse 6,5 kilogramë heroin, informoi sot policia vendore, transmeton MIA. Vlera e drogës në tregun e zi vlerësohet mbi 100.000 euro. Gjatë kontrollit kufitar, policia të martën në orën 19 ka dyshuar në patentën е shoferit të burrit 40-vjeçar i cili e ka drejtuar automjetin me targa të Maqedonisë. Në automjet kanë qenë edhe dy shtetas të Maqedonisë, një burrë 40-vjeçar dhe një grua 30-vjeçare. Policia ka konstatuar se patenta është falsifikuar, dhe së bashku me doganierët kanë filluar ta…
Author: Semi
Gazetari dhe aktivisti i njohur Xhabir Deralla, nga organizata CIVIL, i ka kushtuar një analizë skenës politike në Maqedoni para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë te zhvillimet në bllokun shqiptar. Në këtë analizë, me titull “Tuti albanesi, tuti komandanti”, Deralla vlerëson se kryeministri Zaev ka zgjedhur “aletin” e gabuar për të “shpëtuar shqiptarët nga vetvetja”. “Unë nuk dyshoj te qëllimet e mira të kryeministrit Zaev që t’i shpëtojë shqiptarët nga vetvetja. Mirëpo ka bë përzgjedhje të keqe të aletit”, shkruan Deralla. “Në zgjedhjet parlamentare në dhjetor, dhjetëra mijëra shqitare e shqiptarë votuan për LSDM-në, që…
Ministria e Ekonomisë sot e ka vazhduar afatin për aplikim për masën qeveritare për pushim falas për punonjësit me të ardhura të ulëta deri më 20 nëntor. Vazhdimi i afatit, theksojnë nga Ministria, është me qëllim që t’u mundësohet sa më shumë qytetarëve që i plotësojnë kushtet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme të parashikuara me thirrjen publike. “Deri më tani mbi 650 qytetarë kanë shprehur interes për shfrytëzimin e kësaj mase qeveritare dhe sipas fondeve të parashikuara për këtë qëllim, në vlerë prej 60 milionë denarë, vlerësohet se pushim pa pagesë do të mund të shfrytëzojnë 4.000 familje, në vlerë…
Shkrimtari dhe gjuhëtari i njohur nga Struga, Agim Vinca, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë, ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të tensioneve që ka vërejtur në komunat me shumicë shqiptare gjatë qëndrimit të fundit në vendlindje, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë arsye ai apelon jo vetëm te struganët, por edhe te gjithë shqiptarët në Maqedoni, që të mos votojnë për interesa individuale, por të votojnë për kandidatët më të mirë. “Gjatë një qëndrimi në vendlindje, këto ditë, midis dy rundeve të votimeve për zgjedhjet lokale, hetova një tension të paparë. Ky tension hetohej jo vetëm në marrëdhëniet…
Prokuroria Themelore Publike pas një viti për herë të parë do të ndërmerr aktivitet pas ngritjes së kallëzimit penal nga Komiteti i Helsinkut për sulmin e Njësive të Shpërndarjes së Shpejtë në selinë e Parlamentit studentor me 30 qershor vitin e kaluar, njofton Portalb.mk. Kallëzimi penal është ngritur nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut me 29 shtator 2016 kundër drejtorit të atëhershëm të Zyrës për Siguri Publike Mitko Çavkov. “Në mëngjes e mora ftesën për të më dëgjuar me 6 nëntor si dëshmitar dhe pjesëmarrës direkt në ngjarje. Nuk e di deri ku është procedura, por gëzohem…
Kualiteti i kandidatëve për kryetar komune duhet të vlerësohet më shumë se sa partia ose lidhjet e partisë me partitë tjera. Njohësit e rrethanave politike thonë se 29 tetori është shumë datë e rëndësishme dhe se qytetarët kanë mundësi ti dënojnë ata persona, politikan që në ciklet e kaluara votën ua morën por nuk bën asgjë në të mirë të tyre. Njohësi i rthanave politike, Mefail Ismaili vlerëson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale qytetarët shqiptar, do të duhet të vendosin për dy çështje të rëndësishme. Sipas Ismailit qytetarët duhet të votojnë për të mbrojtur vlerat kombëtare dhe…
Drejtoria për të Ardhura Publike e vazhdoi afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve të TVSH-së deri më 27 tetor të vitit 2017. “Në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, për shkak të dorëzimit të vështirësuar të fletëparaqitjeve tatimore përmes sistemit e-Tatime më 24 dhe 25 tetor 2017, njoftohen obliguesit tatimorë dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH-04 shtyhet. Afati përfundimtar për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH prej 25 tetor 2017 shtyhet për dy ditë pune, gjegjësisht afati përfundimtar do të llogaritet 27 tetori 2017″, qëndron në kumtesën e DAP.
Deri sa shumë të rinj shqiptarë në Maqedoni përballen me ekzistencën, për shkak se nuk mund të punësohen edhe pse kanë kryer shkollim të lartë, familjarët e funksionarëve të BDI-së vazhdojnë të zgjedhin vende pune. Në mesin e tyre është edhe Bujar Osmani. Siç merr vesh portali kumanovapress, para ca kohe bashkëshortja e tij ka ndryshuar vendin e punës. Nga një vend pune me rrogë solide në Parlamentin e Maqedonisë, bashkëshortja e Osmanit është transferuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike, ku rrogat minimale se janë 60 mijë denarë në muaj. Të jetë skandali më i madh, Osmani e ka “rehatuar”…
Për projekte inovative Maqedonia ka shfrytëzuar vetëm nëntë për qind nga gjithsej 9,5 milionë euro që janë në dispozicion përmes projektit për mbështetje nga Banka Botërore, informoi sot drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, Jovan Despotovski. Paratë duhet të shfrytëzohen deri në mes të vitit 2019, ndërsa në të kundërtën do të duhet të kërkohet vazhdim i afatit, por kjo, potencoi Despotovski, nuk është mirë as për shtetin as për ekonominë nëse nuk mund të tregohen kapacitete për të absorbuar dhjetë milionë euro. Sipas Despotovskit, deri më tani 20 deri në 25 projektet e financuara janë shumë të vogla…
Ndërsa oponentët po bëjnë përpjekje që në momentet e fundit të lidhin krushqi për të shpëtuar veten, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në komunën e Dollnenit ku është njohur me angazhimin e të gjitha strukturave partiake që epërsia e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të konfirmohet edhe në balotazhin e së dielës. Por si duke tai ka harruar se sot e kësaj dite BDI nuk ka publikuar para shqiptarëve asnjë prej marrëveshjeve për koalicion me qeveritar me VMRO-DPMNE-në. Me këtë rast, në tubimet e organizuara në fshatrat Debresh dhe Zhitoshë, kryetari Ahmeti…
“Gjatë asaj periudhe katër vjeçare, që ti shijoje privilegjet e pushtetit, dhe bëje emër, unë në Komunën e Gostivarit, pa kurrfarë kolltuku dhe privilegji, në emër të RDK-së, dhe ish mbeturinës Rufi Osmanit, me të cilin dje u përqafuat fortë, zhvilloja betejën politike kundër korrupsionit, dhe kundër subjektit më të fortë shqiptarë BDI-së”. Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit deputeti Vesel Memedi. Ai në kolumnë ka shprehur qëndrimin e tij për personalitetin e Ziadin Selës.
LSDM do ta mbështesë kandidatin e BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Këtë e ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një tubimi në Dibër. “Në raundin e parë kemi pasur një fitore historike, kështu do të jetë edhe në raundin e dytë”, u tha Spasovski anëtarëve dhe përkrahësve të LSDM-së në Dibër. Ai theksoi se LSDM në Dibër në zgjedhjet parlamentare kishte një fitore të madhe që vazhdoi në zgjedhjet lokale.