Author: Semi

Në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë sonte do të hapet ekspozita e tretë e fotografive punuese arkeologjike me titull “Archaeology in Progress” Vol.3, organizuar nga Instituti për hulumtime arkeologjike – Shkup. Qëllimin i ekspozitës është që ta promovojë arkeologjinë dhe t’i prezantojë fotografitë më të mira të përpunuara në disa vitet e kaluara në lokalitetet arkeologjike në Republikën e Maqedonisë dhe në Evropë. Për organizimin e ekspozitës Instituti shpalli konkurs, në të cilin kanë arritur rreth njëqind fotografi. Në ekspozitës do të prezantohen 30 fotografi, të përzgjedhura nga juria profesionale dhe me votim në faqen e Fejsbukut të Institutit për hulumtime…

Lexo më Shumë

Tubim studentor nën moton “Studenti ia arsimuar medial” do të mbahet sot para USHKM, në organizim të Institutit të Maqedonisë për studime evropiane (IMSE) dhe Shkollës së lartë për gazetari, ndërsa i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Tubimi është me mqëllim “dramatizimi” i rndësisë së asrmkimit medial te studentët, gjegjpsisht sa është me rëndësi dramatike të mos jenë viktima të mediave dhe manipulimeve mediale. Është paraparë të flasin studentët të cilët, siç thonë organizatorët, do të dërgojnë porosi kundër propagandës, shoqërisë agresive të konsumuar, tjerërsimit, reklamimit terrorizues, viktimat e video lojërave, lajmet e rrejshme, marketingun agresiv dhe kaosin medial.

Lexo më Shumë

Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) sot në Shkup organizon konferencë me temë “Propozim modeli për financim shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni”. U paralajmërua fjalim i Goran Forbicit nga Qendra për informim, bashkëpunim dhe zhvillim të organizatave qytetare nga Sllovenia dhe Emina Nuredinovska nga QMBN. Në konferencë, krahas praktikave të mira për financim shtetëror në rajon dhe në Slloveni, do të prezantohen rezultatet nga analiza kombëtare për financimin shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni. Për herë të parë do të prezantohet edhe modeli i diskutuar për reforma të sistemit për financim shtetëror, i cili duhet të kontribuojë për…

Lexo më Shumë

Qeveria do t’i kthehet agjendës reformuese, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kjo mbetet të shihet. Ku do të duhet që në mënyrë me agresive t’ju përkushtohet masave dhe aktiviteteve, të cilat janë në drejtim të shmangies të të gjitha vërejtjeve dhe pengesave për proceset euro integruese të Republikës së Maqedonisë. Për këtë analistët Petar Arsovski dhe Nijazi Muhamedi thonë se Maqedonia tashmë ka ngecur në planin 3 – 6 – 9, dhe kjo tregon se punët ecin ngadal. Por, ata shtojnë se duhet të presim dhe me kohë do të tregohet puna e tyre. raporton Almakos. “Është një bindje se…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit e fshatit Sopishte të Shkupit prej orës 10 deri në orën 16 do të mbeten pa ujë. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të rikosntruksionit të rrjetit të ujësjellësit, gjegjësisht vendosjes së rregullatorëve për presion tek unaza në fshatin Sopishte.

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike e vazhdoi afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve të TVSH-së deri më 27 tetor të vitit 2017. “Në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, për shkak të dorëzimit të vështirësuar të fletëparaqitjeve tatimore përmes sistemit e-Tatime më 24 dhe 25 tetor 2017, njoftohen obliguesit tatimorë dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH-04 shtyhet. Afati përfundimtar për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH prej 25 tetor 2017 shtyhet për dy ditë pune, gjegjësisht afati përfundimtar do të llogaritet 27 tetori 2017”, qëndron në kumtesën e DAP.

Lexo më Shumë

Romët në Maqedoni janë komuniteti më i margjinalizuar. Pjesa dërmuese e komunitetit rom në Maqedoni, gjatë procedurave penale pranë gjykatave themelore në vendin tonë, pothuajse fare nuk kanë përfaqësues ligjore (avokat). Njëherësh, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, ata nuk kanë mundësi t’i sigurojnë dëshmitë dhe provat e mjaftueshme për procedurat gjyqësor që zhvillohen kundër tyre. Këto konstatime janë publikuar në analizën e fundi të Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, me titull “Pozita e komuniteti rom në procedurat penale”, ku mes tjerash thuhet se institucionet ndaj kësaj pjesë të shoqërisë, duhet të kenë trajtim të posaçëm, me theks…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot pasdite në Bruksel realizoi takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Reinders. Ivanov dhe Reinders në takim këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, me ç’rast konstatuan se ato janë miqësore dhe shprehën angazhime të ndërsjella për avancimin e tyre të vazhdueshëm, transmeton MIA. Presidenti Ivanov shprehi falënderim për mbështetjen parimore që Belgjika e ofron për aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe theksoi nevojën e zhbllokimit të tyre sa…

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARI Eshte e gabuar teza se: “BDI-në po e don elektorati shqiptar”, sepse sipas arsyetimit te BDI-stave (dhe analisteve te tyre), “BDI-ja akoma po i fiton zgjedhjet dhe eshte me e votuar(?!)”. Ja disa argumente per ilustrim: !. Millosheviqi i fitonte cdo here (10 vite rresht) zgjedhjet ne Serbi ne menyre absolute…., me mbi 70 perqind te votave. Por te gjithe e dine se ku e solli serbine. Njesoje ishte edhe me gjermanët te cilet e votonin Hitlerin. Ka edhe shume rate te ketij lloji. Pra edhe ata i fitonin zgjedhjet, por kjo nuk ndryshonte asgje por perkundrazi çonte…

Lexo më Shumë

Mbi një mijë persona me temperaturë të rritur, plogështi dhe shtrëngime barku në katër ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin infektiv të Spitalit të Përgjithshëm ” Ferid Murad” në Gostivar, transmeton MIA. Vëllimi i rritur i punës i ka përmbushur kapacitetet e repartit infektiv, ndërsa udhëheqësia e spitalit ka vendosur t’i shfrytëzojë kapacitet nga repartet e tjera. “Në dy javët e fundit te ne është evident numri i rritur i pacientëve të cilët kanë fotografi të ngjashme klinike dhe simptoma të vjelljes, lodhjes dhe temperaturë të rritur. Në tre ditët e fundit, ndihmë nga reparti jonë kanë…

Lexo më Shumë