Sot janë arrestuar tre persona për blerje votash në Strugë. Është ndaluar një person nga fshat Misleshovë me iniciale K.I (44 vjeç), një person tjerët nga qyteti i Strugës me iniciale R.K (38 vjeç) dhe një person në fshatin Llabunishtë (39 vjeç) me iniciale L.O. Ndaj këtyre personave në fjalë janë ngritur padi penale sipas Ligjit penal për shitblerjen e votës dhe rrezikojnë nga 3 deri në 5 vjet burg, thonë nga SPB-ja, Ohër. Në çdo cikël zgjedhor ka pasur denoncime për blerje të votës së qytetarit nga ana e partivepolitike. Kjo praktikë nuk ka të ndalur dhe se denoncimet…
Author: Semi
“Qytetarët i gëzojnë të mirat nga përgjegjësia, e punës së Qeverisë sëudhëhequr nga LSDM-ja e cila për disa muaj realizoi pika kyçe të cilat ishin premtime të Programit ku u zgjidhën probleme shumë vjeçare në kategori të ndryshme të qytetarëve, dhe u siguruan më shumë para për familjet”, transmeton Zhurnal. Nga sot premtimi për tarifë më të lirë për rrymë është tërësishtë e realizuar.Secila familje mundet që të përdorë tarifën e lirë të rrymës çdo ditë nga ora 14-16, dhe nga ora 22 të shtunën deri të hënën në ora 7.Kjo nënkupton fatura më të lira për rrymën elektrike dhe më shumë para nëpër familje.…
Në rrethin e dytë do të zgjidhet mes 70 kandidatëve për kryetarë të komunave. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën, ndërsa për funksionet kryetar të komunave do të zgjidhet mes 70 kandidatëve. Nga Komunat e Shkupit, rreth të dytë do të ketë në Çair, Sara, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë. Në Çair dhe në Saraj, qytetarët zgjedhin në mes kandidatit të BDI-së dhe Lëvizjes Besa. Çair – Visar Ganiu (BDI) dhe Zekerija Bajrami (Lëvizja Besa) Saraj – Bashkim Bakiu (Lëvizja Besa) dhe Blerim Bexheti (BDI) Shuto Orizarë – Kurto Dudush (LSDM) dhe kandidati…
Visar Ganiu, kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, arriti që gjatë gjithë fushatës të ofrojë propozime dhe projekte konkrete, një ofertë moderne që nuk i pamë te kandidatët tjerë.Kështu në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M e ka cilësuar fushatën parazgjedhore të kandidatit të BDI-së në Çair, ish-kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, transmeton Express. “Sinqerisht më ka bërë përshtypje fushata e Visarit. Ka bërë fushatën më të mirë nga të gjithë kandidatët, një fushatë tipike, moderne të ofertës. Edhe pse s’jam qytetar i Çairit, shumë projekte më kanë hyrë në mendje, shumë premtime konkrete që i ka dhënë…
Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 33-të, në të cilën ka vetëm katër pika për të cilat ministrat duhet të diskutojnë. Pika e parë e rendit të ditës është iniciativca për shtyrjen e projektit “Stacion pranues për ujërat e zeza në Shkup”. Ministrat do të diskutojnë edhe për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëfinancimin e projektit “Përmirësim i infrastrukturës për mbledhjen e ujërave të zeza për qytetin e Shkupi” mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedoni. Përveç këtyre dy pikave, në seancën e sotme do të diskutohet edhe për disa çështje kadrovike dhe propozime.
Gjykata Kushtetuese për të mërkurën e ardhshme ka planifikuar seancë, në të cilën nuk do të diskutohet për lëndën e nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike, për të cilin qeveria dërgoi mendim tek gjykata që neni në fjalë të shfuqizohet. Nga Gjykata Kushtetuese për Meta thanë se kanë marrë mendimin e qeverisë, i cili bashkë me materialet tjera është pjesë e lëndës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers nga Ligji për komunikime elektronike. Neni 175 i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përgjojë përmes operatorëve telefonik. Nga Gjykata Kushtetuese…
Zakonisht skandali i një kandidati në raundin e dytë mund të jetë vendimtar për ti humbur zgjedhjet! Në vitin 2013 Sadi Bexheti në raundin e dytë para votuesve maqedonas pat deklaruar se “kryetar i këshillit komunal duhet të jetë maqedonas dhe se sheshin do ua mbushin me heronj të UCK-së”…kjo deklaratë ishte me pasoja fatale në ditën e zgjedhjeve. Skandal të njejtë bëri edhe Teuta Arifi me ardhjen e Lube Boshkovskit, Pavle Trajanovit, Mile Zeceviqit…reagimi në rjetet sociale është tejet negativ. Të shohim si do ndikoje ky skandal të dielën në votime. Në Tetovë edhe ashtu përfolet se deri më…
Që shërbimet tona të jenë efikase në zbulimin e krimit të organizuar dhe kontrabandimin e emigrantëve, më e rëndësishme është shpejtësia dhe këmbimi i pandërprerë i informacioneve, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në forumin ministror të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që mbahet në Sofje. Ai theksoi se ekzistojnë instrumente juridike ndërkombëtare me të cilat shtetet obligohen për bashkëpunim, pjesëmarrje në hetime të përbashkëta dhe këmbime të informacioneve. “Me fjalë tjera, bashkëpunimi jonë është i rregulluar në mënyrë juridike. Ajo që duhet të bëjmë është që entuziazmin tonë…
Partitë politike dhe analistët politik nuk presin ndryshime të mëdha, pasi që LSDM është fituese e këtyre zgjedhjeve, duke sfiduar edhe në Qytetin e Shkupit që në raundin e parë, ndërsa VMRO-DPMNE pësoi humbje të thellë, transmeton Express. Nga kampi politik shqiptar, balotazhi është vendimtar, pasi që shumica prej 16 komunave janë në balotazh. BDI e vetmja në raundin e parë siguroi fitore vetëm në dy komuna. Në balotazh do të votohet në 35 komuna, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 20 komuna, ndërsa partitë shqiptare do të garojnë në 15 komuna. Analisti politik Naser Ziberi thotë se nuk…
Kryetari i ri i Prilepit Ilija Jovanovski sot pas marrjes së vendimit nga OIC-ja për zgjedhjen e kryetarit dhe dorëzimin e funksionit nga kryetari i mëparshëm Marjan Risteski mbajti takim me shoqatat qytetare dhe zanatçinjtë, si edhe qytetarë që e përbëjnë Kuvendin qytetarë. Funksioni i Kuvendit qytetar do të jetë të propozojë e të rekomandoj ide, ndërsa komuna do të duhet t’i shqyrtojë idetë dhe vendimet për probleme të caktuara të qytetit. “Kuvendi qytetarë do të funksionojë si organ me përfaqësues në të gjitha fushat dhe të paktën një herë në muaj do të mbahet mbledhje. Propozimet dhe idetë do…
Përveçse në Strugë, qindra mërgimtarë kanë arritur sot edhe në Gostivar në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët për këtë komunë, Arben Taravari. Taravari ka falenderuar mërgimtarët përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook: “Ata që mbushin buxhetin e shtetit. Ata që ngjallin qytetin tonë. Ata që sakrifikojnë gjithçka për vendin e vet, sot, gurbetqarët janë këtu për të vulosur fitoren tonë të përbashkët. Falënderime gurbetqarëve për sakrificën dhe vullnetin pozitiv, çdo herë kur vendi ka nevojë për ndihmën e tyre”.
Llogaritja dimërore e kohës fillon nesër mbrëmë kur të shtunën ndaj të dielës në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas. Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.