Author: Semi

“Gjendja në konviktet studentore, gjegjësisht përmirësimi ushqimit dhe kushtet në konviktet studentore, plani për zvogëlimin dhe shlyerjen e borxheve të cilët po përballen dhe për momentin shkojnë në shumën e pesë milionë euro”, ishin pjesë e temave për të cilat kanë biseduar ministrja për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska me Dario Nikollovski, drejtor i konvikteve shtetërore “Shkup”, si dhe përfaqësuesit e konvikteve të studentëve dhe nxënësve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni. Vëmendja është vendosur tek financimi i konvikteve studentore dhe të nxënësve dhe mundësinë e kalimit të këtij problemi, theksojnë nga MASH. Deskoska gjatë takimit i angazhoi të pranishmit që…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se LSDM dhe BDI me rindërtimin e rrugëve dhe autostradave bëjnë teatër politik. “Qeveria e re e LSDM-së, e paaftë të bëjë ndonjë projekt dhe e motivuar që nga gjithçka të bëjë senzacion dhe raste të fabrikuara, ka ndërprerë ndërtimin e rrugës Shkup-Shtip, me arsyetim se firma ndërtuese ka kërkuar aneks dhe mjete shtesë. Në ndërkohë qindra tituj në televizione kanë ndihmuar qeverinë e re për këtë. Teatër politik”, shkruan mes tjerash Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai më tej shton se nuk ka asnjë projekt…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni janë kthyer shpresat dhe perspektiva për zhvillim shoqëror, thotë koordinatori i LSDM-së, Tomislav Tuntev, sipas raportit nga BE e konfirmon angazhimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë, ndërsa opozita ka merita vetëm për mbështetjen që ka dhënë për arritjen e reformave ligjore, citon Telegrafi Maqedoni. “Nuk duhet për shkak euforisë që të harrojmë shpejtësinë. Jo shumë e larg e kaluara na tregoi se mundet të dilet nga rruga dhe të shkatërrohen të tëra angazhimet. Opozita ka të drejtë kur thotë se edhe më herët kemi pasur raport pozitiv nga BE. Por me qeverisje të keqe dhe politika të pamenduara,…

Lexo më Shumë

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së do të propozojë ulje, gjegjësisht shfuqizim të akcizës shtesë të dizelit prej 3.5 denarë, të cilën që nga 1 janari këtë vit e miratoi qeveria. Deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për rëndim të madh edhe për qytetarët edhe për ekonominë e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për këto arsye shohim se çmimi i dizelit në Maqedoni rritet çdo ditë. Pasi Zaev dhe Tevdovski u futën në qeveri, çmimi i dizelit u rrit nga 46 në 60 denarë, gjegjësisht ka pasur rritje prej 30 për qind”, tha…

Lexo më Shumë

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Server, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e BE, sepse kështu rritet stabiliteti i rajonit. “Asgjë nuk është e garantuar, por kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të hyrë në rrugën e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Procesi ishte ngrirë kur Kroacia hyri në BE dhe tani ka rinisur. Këto mundësi nuk ndodhin shumë shpesh. Raporti për Maqedoninë është pozitiv, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka probleme të cilat do të vëzhgohen”, tha Server. Sipas tij, demokracia…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ia dorëzoi kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, çelësat e dy auto-ambulancave –  donacion turk për nevojat e Spitalit të përgjithshëm të Gostivarit. Donacioni në fjalë ishte i dakordësuar që në kohën kur Arben Taravari ishte ministër i shëndetësisë, ndërsa dorëzimi i donacionit u bë sot. Ambasadorja Kara, paraprakisht ishte për vizitë në Komunën e Gostivarit. Në një atmosferë miqësore, ambasadorja turke dhe kryetari Taravari, biseduan për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit. Ndryshe, ishte kjo vizita e dytë e ambasadores turke Tülin Erkal…

Lexo më Shumë

Ministrja për Mbrojtje, Radmilla Sheqerinska pret që në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor në Bruksel, të konfirmohen ndryshimet në Maqedoni dhe përmbushjen e pjesës më të madhe të punëve të rëndësishme. Sipas Sheqerinskës, Maqedonia është partner i besueshëm i NATO-s, me të drejtë pret dhe punon që të jetë anëtare e 30-të e saj, ndërsa pjesa më e madhe e kritikave nga samiti i më hershëm më nuk llogariten si dobësi, citon Telegrafi Maqedoni. Shpresojë, thekson ministrja, se NATO do t’i njohë vendosmërinë dhe vullnetin e fortë politik të Qeverisë dhe shumicës së qytetarëve në Maqedoni për realizimin…

Lexo më Shumë

Festimi i mbrëmshëm gjatë hapjes së autostradës së re Demir Kapi-Smokvicë me trumbeta dhe muzikë, në njërin nga tunelet e rrugës, është organizuar nga kompania “Aktor” nga Greqia, e cila edhe ka ndërtuar rrugën. Kjo do të thotë se në këtë festim nuk ka marrë pjesë asnjë institucion shtetëror, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët janë distancuar nga borit dhe muzika në tunel, përcjell Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/zaOYO7CjC2Q “As Ministria e Transportit dhe Lidhjes dhe asnjë institucion tjetër shtetëror, nuk janë organizues të çfarëdo lloj feste”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Ata shtojnë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të pjesëmarrjes në konferencë së kryetarëve të Kuvendeve nga vendet e Bashkimit Evropian, çka po mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin të Estonis, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me kryetarin e Këshillit Kombëtarë të Austrisë, Wolfgang Sobotka, citon Telegrafi Maqedoni. Kryetari Sabotka konfirmoi se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën e proceseve euro integruese, në kuadër të kësaj tha se shkëmbimi i shpejtë i komunikimeve në mes kuvendeve mundë të sjell forcimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të të dyja vendeve. Gjatë periudhës çka vjen, pret që të dyja vendet parlamentare të…

Lexo më Shumë

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn theksoi sot se Komisioni Evropian me Strategjinë e Zgjerimit ka tërhequr një rrugë të qartë për një Bashkim më të fortë dhe më të gjerë, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Tani radha është e udhëheqësve të vendeve të rajonit të marrin topin”, tha Hahn, duke prezantuar Paketën e Zgjerimit përpara deputetëve të PE-së. Ai shtoi se përparimi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se politika e zgjerimit të BE-së jepë rezultate, por që nuk ka kohë për t’u kënaqur me të arriturat, por duhet të vazhdojmë me punë. “Me strategjinë…

Lexo më Shumë

Në Bibliotekën popullore dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” sot me program të pasur, mini panair të librit dhe trëndafilave u shënua 23 Prilli – Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale. Para të pranishmëve foli ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski i cili e lexoi porosinë e vet kushtuar Ditës botërore të librit. Ai theksoi se në këtë ditë njerëzimi e feston lirinë, por edhe luftën për liri dhe emancipim në të njëjtën kohë, ndërkaq në atë luftë të përhershme theksoi se libri është një nga shtyllat më të rëndësishme të lirisë. Vetënjohjes njerëzore dhe të shprehurit të lirë…

Lexo më Shumë

Sektori hotelerisë kërkojnë të definohet kush do të paguaj taksa tek Shoqata për të drejta autoriale (SHDA) në kuadër kur organizohen dasma dhe solemnitete tjera, por kush i organizon personi tretë. Kërkohet shpenzimet e SHDA-së mos jenë në kurrizin e tyre, por në fakturën e këngëtarëve të mbrëmjes, ndërsa për organizimin për çështje humane, këto obligime mos të paguhen. Në kuadër të ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale çka po i përgatitën Ministria për Kulturë, Shoqëria për hoteleri dhe turizëm i vendosi si kërkesa, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Sektori për turizëm dhe hoteleri nuk është reale me kërkesat…

Lexo më Shumë