Author: Semi

Prezenca e Lube Boshkovskit në tubimin e dy partive, BDI-LSDM në Tetovë është komentuar shumë nga të gjithë qytetarët, opinionistët dhe analistët, shkruan Almakos. Këtë rrugë e ka ndjekur edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila nëpërmes rrjetit social facebook ka pyetur tetovarët se vallë, çfarë do të thotë fjala “Lube”. Më poshtë statusi i plotë i Çelikut. “Çka dmth fjala “LUBE” shqip? A ka vota edhe për “Bratot Lube”? Edhe ky kish ngel pa u bë pjesë e “Qytetarisë me Teutërinë”… Në Tetovë e ke adresën gabim “Lube me vëllaun Zaev dhe motrën Teutë”, veprat e tua Lube janë shumë…

Lexo më Shumë

Mile Zeçeviç agjent dhe ish funksionar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në kohën kur drejtonte Zoran Verushevski ka qenë mbrëmë krah për krah me Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin në Tetovë. Ai ka qëndruar pranë kreut dhe kandidates së BDI-së për Komunës së Tetovës gjatë konferencës së përbashkët të drejtuesve të BDI-së me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev gjatë vizitës së këtij të fundit në Tetovë. Bashkë me ta mbrëmë në tubimin e Teuta Arifit dhe LSDM-së ishte prezent edhe ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski.

Lexo më Shumë

Sot në konferencë për shtyp nga përfaqësuesit e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” dhe Koalicioni “SEGA”, u tha se është e nevojshme përveç të drejtave bazë të fëmijëve, theks të vendoset edhe në të drejtat sekondare ose terciale, si të drejtat e pjesëmarrjes së fëmijëve ose lirisë së shprehjes. Ku është e nevojshme edhe vetëinicitivë më e madhe e deputetëve, sepse nga ajo që ata e sjellin si vendim ligjor varet si do të realizohen ato të drejta, njofton Almakos. Ndërsa u dhanë rezultate nga Raportit për përfaqësim për të drejtat e fëmijëve në punën e Kuvendit…

Lexo më Shumë

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut e Republikës së Maqedonisë të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të jetë e hapur gjatë tërë ditës me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore. Qytetarët mund t’i parashtrojnë paraqitjet duke i cekur të dhënat e veta personale apo në mënyrë anonime. Të gjitha paraqitjet në Komitet do të hetohen plotësisht me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre. “Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur, ta paraqesin rastin në zyren…

Lexo më Shumë

r raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen më 29 tetor Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve. Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Të nderuar miq! Më çuditë fakti e më befason shumë se si disa politikan shqiptar kane dy e me shume fytyra. Sa shume kane aftësi për ta gënjyer popullin. A thua populli ynë gjithmonë duhet me besu në njerëz të gabuar? A thua gjithmonë  populli ynë duhet te jetë i shkelur? Pse gjithmonë behi engjuj vetem kur keni fushat zgjedhore?E ne fakt jeni te djallezuar shpirtnisht.Nuk çuditem nga ata matarapaz qe genjyen vite me radhe per interesat e tyre personale dhe asnjehere per te miren qytetare,por me turperon fakti qe disa te tjere ju bashkangjiten dhe bashkojne forcat me njerez…

Lexo më Shumë

APEL PUBLIK Drejtuar: Gjithe shqiptareve qe ne damaret e tyre iu rrjedh vetem gjak shqiptari..! Zgjedhjet lokale te raundit te dyte, qe do te mbahen te djelen qe vjen (29 Tetor 2017) duhet te konceptohen s’i referendum midis dy blloqeve, midis Bllokut Sllavo-Shqipfoles (LSDM-BDI) dhe Bllokut Shqiptar (Aleanca me Bese), prandej APELOJ qe, te te gjithe shqiptaret qe ne damaret e tyre iu rrjedh vetem gjak shqiptari dhe njekohesisht edhe te te gjithe ata shqiptare qe nuk dolen ne zgjedhjet lokale te 15 tetorit 2017, qe masovikisht te dalin ne zgjedhjet e 29 Tetorit 2017 dhe ne te gjitha komunat…

Lexo më Shumë

Në një apel për përkrahje që ua ka bërë banorëve të Dobroshtit, kandidati i BDI-së për komunën e Tearcës Isen Asani më shumë u është drejtuar banorëve të fshatit si kandidat për kryetar fshati se si kandidat për kryetar komune, përcjell portali “tetova1”. “është momenti kur ne duhet të vendosim, do ta lëmë fatin tonë në duart e të huajve që të luajnë me të, apo do të vazhdojmë që të vendosim vetë ne për fatin e vendit tonë”, shkruan përpos tjerash Isen Asani. Meqenëse Asani shprehet në këtë mënyrë në apelin drejtuar banorëve të Dobroshtit atëher lindin disa pyetje…

Lexo më Shumë

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit, zëdhënësi Stefan Dimovski për Portalb.mk është deklaruar për lajmet në lidhje me arrestimin e tre personave për blerje votash në Strugë. Ai ka thënë se këto lajme dhe informatat se nga SPB Ohër kanë arrestuar tre persona nën akuzën “blerje votash” janë plotësisht spekulime dhe të pavërteta. “Ne kemi hulumtuar sot gjatë tërë paradites për këtë informatë apo situatë. SPB Ohër nuk ka bërë asnjë arrestim të asnjë personi për blerje votash. Informatat e publikuar në media janë plotësish të pavërteta, sepse as që ka dyshime për blerje votash e lëre më të ketë arrestime”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se edhe 60 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar, të cilët janë paraqitur me simptoma të njëjta – diarre dhe lodhje. “Nga masat epidemiologjike dhe masat tjera të zbatuara, mund të konstatohet se nuk ndërlidhet me konsumimin e ushqimit nga objekti i njëjtë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se Qendra për Shëndet Publik dhe ISHSSH janë në terren dhe e ndjekin situatën. “Përpunimi i të dhënave është duke u zhvilluar, pas së cilës institucionet kompetente do të dalin me deklaratë për shtyp. Nga të dhënat dhe informatat që do të merren nga…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2017 në mesnatë kur fillon heshtja zgjedhore që zgjat deri në orën 19:00 të ditës së diel më 29 nëntor të vitit 2017, mediat vazhdojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për vijimin e votimit, por nuk guxojnë që të transmetojnë asnjë nga format e prezantimit zgjedhor mediatik. “Gjatë njoftimit në ditët e heshtjes zgjedhore do të mendohet se mediat e kanë shkelur heshtjen zgjedhore nëse transmetojnë, gjegjësisht publikojnë çfarëdo informacionesh, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çfarëdo forma…

Lexo më Shumë