Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi, sot u takua me disa afaristë turq të interesuar për të investuar në fushën e tekstilit me punësimin e së paku 50 personave. Memedi atyre ua prezantoi programin e Lëvizjes BESA për këtë komunë, e cila, sipas tij, premton shumë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të kësaj komune, hapjen e vendeve të reja të punës, lehtësime të shumta administrative, mbështetje maksimale të të gjitha investitorëve të ardhshëm dhe pse jo themelimin e një zone të re ekonomike në Studeniçan, thotë ai. “Kushti i parë kuptohet se është siguria e investitorëve…
Author: Semi
Këta janë funksionarët e BDI-së që kanë qenë ministra në qeverinë e Gruevskit në vitin 2011. Sipas një dokumenti që ka rrjedhë në opinion, në vitin 2011 është sjellë vendim qeveritar për të ndarë çdo muaj nga 5.000 euro për familjen e Johan Tarçullovskit, i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të fshatit Luboten të Shkupit. Ky vendim asnjëherë nuk është kundërshtuar nga BDI-ja, kurse kjo parti ende nuk ka kërkuar falje nga shqiptarët e Lubotenit për financimin e Tarçullovskit me mjete buxhetore. Më pas, vetë bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, Sonja tarçullovska, e pranoi se ndihmë prej 5.000 eurove në…
Sot përsëri e kuptuam që partia e dal nga lufta e 2001-shit, që çdoherë na shet kopalla se janë “çlirimtarët” e shqiptarisë, u bashkuan me armikun që masakruan shqiptarët e Lubotenit. Askush sot nuk e di një fakt se ishte pikërisht Zeqirija Ibrahimi, deputeti i Lëvizjes Besa që e dërgoi në Hagë, kriminelin Boshkovski, ai i cili maskaroi lubotenasit në vitin 2001. Zeqirija Ibrahimi në vitin 2001 bashkë me përfaqësues të Amnesty International patën vizituar të gjitha familjet e të vrarëve dhe të dëmtuarve dhe ai raport u bë shkak që Lubja dhe Johani shkuan në Hagë. BDI sot u…
Mile Zeçeviq është shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së, i cili ishte mbrëmë në tubim bashkë me Teuta Arifin dhe Hazbi Likën. Ai është ish drejtor i policisë sekrete të Maqedonisë, djalë i Sllobodan Zeçeviqit, serbë të ardhur nga Mali i i Zi. Shumë mediume maqedonase e kanë përmendur atë si pjesëmarrës në djegien e ambasadës amerikane në Shkup, gjatë protestave kundër intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë.
Rinia është forca lëvizëse dhe ndryshuese e një shoqërie, por deri më tani asaj nuk i është dhënë hapësirë e mjaftueshme në skenën politike, kështu mendojnë disa të rinjtë të dëshmuar në profesionin e tyre. Ata thonë se ka edhe shumë për të punuar në këtë drejtim por janë optimist dhe presin që në të ardhmen e afërt gjërat do të ndryshojnë. Ata mendojnë se në zgjedhjet e fundit lokale i është dhënë një hapësirë e caktuar të rinjve sipas tyre me kalimin e kohës të rinjtë do e marrin në dorë politikën e vendit, shkruan Almakos. Ariton Rama politolog,…
Ramiz Merko dhe grupi i tij vazhdojnë të shpërndajnë fletushka tek vendbanimet maqedonase. Pas takimit me Zaevin dhe Lube Boshkovskin, ka pasur reagime të shumta tek qytetarët shqiptarë dhe sidomos tek mërgimtarët. Për t’iu kundërvënë mërgimtarëve shqiptarë Merko dhe grupi i tij kanë filluar të shpërndajnë fletushka ku nënçmohen mërgimtarët shqiptarë sepse kanë ardhur për ta votuar Ziadin Selën. Maqedonasve u kërkohet që të dalin ti kundërshtojnë mërgjmtarët shqiptarë dhe ta dënojnë Ziadin Selën.
Të nderuar Vëllezër dhe Motra 29 tetori është një ditë historike për shqiptarët e Maqedonisë, por edhe për fatin e Maqedonisë në përgjithësi. 29 tetori është dita kur shqiptarët do të mbrojnë indin e tyre politik në Maqedoni nga ata që e institucionalizuan vasalitetin politik. Është dita kur do të përkrahet “Aleanca me BESË” apo do të mbesim edhe më tutje në duart e politikanëve që përkrahen edhe nga Zaevi edhe nga Lube Boshkovski, vetëm që ta shpëtojnë lëkurën e tyre politike. 29 tetori është dita kur vendosim për fatin e fëmijëve tanë, është dita kur të gjithë shqiptarët duhet…
Gjykata Penale këtë pasdite ka pranuar aktakuzën e PSP-së për rastin “Fortesa”, bën të ditur Nova TV nga burime të gjykatës. Kjo do të thotë që të pandehurit në këtë rast do të gjykohen për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, përcjell Fol. Të pandehurit në këtë rast janë njerëz që ishin në udhëheqjen e policisë gjatë qeverisë paraprake. Për keqpërodrim të pozitës zyrtare do të përgjigjen ish-ministrja, Gordana Jankulloska, ish-shefi i shtabit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, si dhe dy të arratisurit, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Hetimi i rastit, me emrin “Fortesa”, u hap më 29 mars. PSP njoftoi se…
Shenazi Salihi Të shqetësuar nga informatat që marrim nga terreni po ju drejtohem më këtë letër të gjithë dashamirëve dhe atyre që më njohin dhe të gjithë atyre që ja dëshirojnë të mirën popullit shqiptarë në Maqedoni. RDK është subjekti më i përfolur në këto vitet e fundit, fatkeqësisht jo për rezultatet e saja por për ndodhitë që ndodhën në këtë subjekt. Ndodhitë me këtë subjekt nuk përfunduan me plasaritjet që u zhvilluan kohë më parë por ato vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ku janë pikërisht këto ndodhi që kanë bërë shumë anëtar dhe simpatizant të këtij ideali të…
Kryeministri Zaev, njëherë edhe kryetar i partisë më të madhe në vend LSDM-së, a do ta humb autoritetin reformator, shtrohet pyetja, ku ka kërkuar bashkëpunimin me partinë shqiptare BDI-në, për këtë analistët thonë se pas vete BDI mbart një histori si dhe një grup që shkel ligjet e vendit. Ndërsa, ditë më parë, kryeministri Zaev ka kërkuar edhe bashkëpunimin me partinë e PDSH-së, që edhe kjo parti ka ngjyrë të zezë, ku edhe shihet se vite me radhë po rënohet, kur dikur ishte partia më e zëshme e vendit, respektivisht e Arbën Xhaferit. Për analistin politik, Petar Arsovski, përderisa nuk…
Prezenca e Lube Boshkovskit në tubimin e dy partive, BDI-LSDM në Tetovë është komentuar shumë nga të gjithë qytetarët, opinionistët dhe analistët, shkruan Almakos. Këtë rrugë e ka ndjekur edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila nëpërmes rrjetit social facebook ka pyetur tetovarët se vallë, çfarë do të thotë fjala “Lube”. Më poshtë statusi i plotë i Çelikut. “Çka dmth fjala “LUBE” shqip? A ka vota edhe për “Bratot Lube”? Edhe ky kish ngel pa u bë pjesë e “Qytetarisë me Teutërinë”… Në Tetovë e ke adresën gabim “Lube me vëllaun Zaev dhe motrën Teutë”, veprat e tua Lube janë shumë…
Mile Zeçeviç agjent dhe ish funksionar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në kohën kur drejtonte Zoran Verushevski ka qenë mbrëmë krah për krah me Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin në Tetovë. Ai ka qëndruar pranë kreut dhe kandidates së BDI-së për Komunës së Tetovës gjatë konferencës së përbashkët të drejtuesve të BDI-së me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev gjatë vizitës së këtij të fundit në Tetovë. Bashkë me ta mbrëmë në tubimin e Teuta Arifit dhe LSDM-së ishte prezent edhe ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski.