Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,67, gjegjësisht për 1,81 për qind. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 64, i EUROSUPER (D-E V) 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër. Çmimi me…
Author: Semi
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ftoi koordinuesit e grupeve të deputetëve sot në takim ku pritet të arrihet marrëveshje për terminin për mbajtje të mbledhjes së parë kuvendore pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe aktiviteteve të ardhshme të Parlamentit. Sipas informatave nga Kuvendi, në këtë mbledhje do të duhej në rend dite të jenë verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj të cilët vijnë në vendin e shtatë kryetarëve të komunave tashmë të zgjedhur nga LSDM-ja, si dhe në vendin e dy deputetëve nga blloku shqiptar të cilët dhanë dorëheqje. Nga aktivitetet kuvendore pritet, mes tjerash, vazhdim i debatit…
Shoqata e industrisë së tekstilit dhe konfeksionit pranë odës ekonomike të Maqedonisë propozon në industrinë e tekstilit dhe lëkurës kontributet që paguhen për rroga prej 12.000 deri 18.000 denarë të jenë të njëjta, përkatësisht 5.130 denarë aq sa paraqet tani kontributi për bruto rrogën minimale. Me vendimin e këtillë, konsiderojnë nga Shoqata, do të mundësohet rritje edhe e rrogave të punëtorëve të cilët marrin mbi 12.000 denarë dhe do të çrrënjosej pagesa e rrogës në para të gatshme. “Me një vendim të këtillë do të fitonin mundësi për rritje të rrogave dhe të punëtorëve më të mirë dhe pothuajse do…
Prodhimtaria industriale në shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, është rritur për 0,3 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator sivjet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është zvogëluar për 0,1 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Shikuar sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin “minierë dhe nxjerrje të gurëve” në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar shënon rënie prej 2,6 për qind, ndërsa rritje prej 0,4 për qind në “industrinë e përpunimit” dhe nga 0,1 për qind në sektorin “furnizim me energji elektrike, gaz, avull…
Te shqiptarët fitoi shteti i kapur, vlerëson gazetari dhe analisti shqiptar Naser Selmani. Duke analizuar rezultatet e djeshme dhe rolin e votuesve maqedonas në komunat shqiptare në këto zgjedhje, Selmani konstaton se ata kanë votuar sipas dëshirës së “shtetit policor”,transmeton Almakos. “Bashkëqytetarët e mi maqedon votuan ashtu siç deshi shteti policor. Nuk i dëmtuat shqiptarët e mi, por Maqedoninë, ashtu siç ju e doni! Për hajr ju qofshin kriminelët e fisit tim! Faleminderit që na i çelët sytë! Ju i humbët shqiptarët më të vyeshëm! Me fat!”, ka theksuar Selmani.
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias deklaroi se dallimet për emrin nuk do të thonë se Greqia është kundër ekzistimit të Maqedonisë, por konsideron se përveç emrit, problem kryesor me të është irredentizmi. “Në të vërtetë me marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit ka dy probleme, i pari është papërgjegjësia e deritanishme, ndërsa i dyti është ndjenja e Maqedonisë se Greqia nuk e do ekzistimin e saj. Unë atë me shprehjet e mia të afinitetit e mohoj, por ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë, se vendi i tyre është dhuratë nga Zoti, por problemi është që kanë zgjedhur kumbarë të gabuar. Dallimet…
Shoqata për luftë kundër sulmit në tru ‘Sulmi në tru’ në ditën botërore për luftë kundër kësaj sëmundje informon se rreth 2 mijë persona në vit vdesin nga kjo sëmundje ose ose bëhet invalid për shkak të sulmit në tru. Mjekët alarmojnë se sulmi në tru është shkaku i tretë i vdekjeve pas infarkteve dhe sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të fundit, 16.000 qytetarë të Maqedonisë luftojnë me sulmet në tru dhe pasojat e tyre. Në botë çdo 2 sekonda ndonjë person merr sulm në tru, ndërsa çdo 6 sekonda nga një njeri vdes nga sulmi në tru.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov prej sot deri më 3 nëntor do të qëndrojë për vizitë pune në vendet baltike. Turneu rajonal, siç kumtoi MPJ-ja, do të fillojë në Republikën e Estonisë, kryesuesen aktuale me Këshillin e BE-së, do të vazhdojë në Republikën e Letonisë dhe do të përfundojë me vizitë pune në Republikën e Lituanisë. Gjatë vizitës ministri homologëve të tij baltikë do t’ua prezantojë hapat konkretë të ndërmarra deri më tani nga ana e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për stimulimin e proceseve integruese euroatlantike të vendit, përmes Planit të veprimit 3-6-9,…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, kumtoi kabineti i tij. Gjatë qëndrimit në Londër, presidenti Ivanov do të ketë takim me spikerin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik, Xhon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, Lord Fauler. Në kuadër të vizitës së punës presidenti Ivanov do të mbajë ligjëratë në Unionin e Oksfordit dhe do të ketë takim me kryetarin e Universitetit “Oksford”, Lord Kris Paten. Presidenti i Maqedonisë do të ketë fjalim në Institutin mbretëror…
Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej 33 fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave në njërën është lënduar rëndë një këmbësor, ndërsa në tetë prej tyre janë lënduar më lehtë 16 persona. Në 24 fatkeqësi komunikacioni është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informoi MPB, të premten policia rrugore kreu ekspertizë në 11 fatkeqësi, prej të cilave në njërën me lëndime të rënda trupore kaloi një këmbësor. Gjithashtu, në një fatkeqësi, një person mori lëndime të lehta, ndërsa nëntë të tjerë kaluan vetëm me dëme materiale. Të shtunën është kryer ekspertizë në 14 fatkeqësi komunikacioni. Në…
“Të nderuar gostivaras, kam privilegjin dhe kënaqësinë të deklaroj se Gostivar u bë i Pari”, ka shkruar Arben Taravari duke iu drejtuar qytetarëve të tij. “Pikërisht sot, në datën 30 tetor tē vitit 2017 deklaroj se ne kemi fituar zgjedhjet lokale për të drejtuar Komunën e Gostivarit për 4 vjet! Urime të gjithëve pasi Fituesit jeni ju!Sot nuk ka asnjë të humbur pasi çdo gostivaras është i rëndësishëm për Gostivarin pavarsisht bindjeve politike apo përkatësisë etnike!Falenderoj shqiptarët, turqit, maqedonasit dhe romët të cilët dua ti përmbledh me një emër: Gostivaras! Falenderoj partinë Besa për mbështetjen e saj të pakursyer,…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) realizoi zgjedhjet lokale në pajtim me Kushtetutën, Ligjin zgjedhor dhe standardet evropiane. Kishim zgjedhje të qeta, demokratike dhe fer, në të cilat qytetarët kanë mundur lirshëm të shprehin vullnetin e tyre”, vlerësoi mbrëmë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Ai tha se KSHZ gjatë çdo cikli zgjedhor është udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, pavarësisë dhe transparencës. “Kemi dhënë gjithçka nga vetja që t’u mundësojmë qytetarëve të kenë votë të barabartë, të lirë dhe të fshehtë. Mënyrë tjetër të punës KSHZ nuk njeh”, tha Çiçakovski. Ai shtoi se për dallim nga rrethi i parë, tek KSHZ ka…

