Blerim Bexheti, kandidati fitues i zgjedhjeve në Saraj nga radhët e BDI-së ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e dhënë. Bexheti shprehet se do të jetë kryetari i të gjithëve pa dallim përkatësie politike dhe nacionale, për një Saraj më të mirë. “Kjo fitore u takon juve të gjithëve, i takon idealit të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Gjithashtu falënderoj gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit dhe unë do të jem kryetari i të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësitë politike, nacionale dhe fetare, pasi ne të gjithë së bashku do të punojmë për një Saraj të bashkuar, për një Sarajmë të mirë për të gjithë, për Sarajin që të gjithë e duam! Ju faleminderit!” u shpreh Bexheti.
Author: Semi
Rezultatet nga të dy raundet e zgjedhjeve lokale, në Maqedoni, paralajmërojnë ndryshime edhe në përbërjen qeveritare dhe parlamentare. Por, është e pasigurt se cilët do të jenë hapat e ardhshëm dhe se si do të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve ndaj Qeverisë dhe Parlamentit, shkruan Almakos. Nga zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski thuhet se nuk kanë një qëndrim të prerë, përderisa nuk ka një përfundim, për shkak të ankesave të partive, dhe organizatave qytetare, si dhe kualicioni që pritet i partive politike. “Për moment nuk do të komentojmë, por presim që të përfundojë ky proces i zgjedhjeve dhe do të shohim.…
Mësohet nga burime të Aleancës për Shqiptarët se Ziadin Sela mund të bëhet Ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, transmeton Zhurnal.mk. Pasi Arben Taravari fitoi garën për kryetar në Komunën e Gostivarit dhe me postin e ri merr një tjetër detyrë, kjo ministri duhet të pësojë emërimin e ri për këtë post ministror dhe thuhet se është Sela. /albeu.com/
Faleminderit të gjithëve që u rreshtuat me ne, ndihem shumë krenar për sakrificën e pashoq, për vendosmërinë dhe kontributin e dhënë Ne u përballëm me policinë e shtetit që u vendos në shërbim të partisë, me nëntokën që ende po ngulfat dhe frikëson një popull që e varfëruan, dhe me blerje klasike të votës. Fitoren në komunën e Tearcës na e vodhën të njëjtit hajdutë që po e vjedhin ardhmërinë tonë. Gjithmonë në anën e njerëzve të drejtë, të atyre me dinjitet, të atyre që nuk shesin popullin e vet për asnjë çmim.
Kompania ajrore WIZZ AIR informon udhëtarët se me ofertën e re për bagazh do t’ju mundësojë të udhëtojnë me bagazh më të madh të dorës që do të jetë pa pagesë. Udhëtarët do të mund të marrin bagazh dore me madhësi prej 55x40x23 cm, me peshë prej 10kg që paguhet me çmimin e biletës, informojnë nga kompania.
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e komunës së Dibrës, Arben Agolli përmes një vizite ka uruar për fitoren kundërshtarin e tij në zgjedhjet vendore Ruzhdi Lata. Agolli i uroi suksese në punë për katër vitet e ardhshme si dhe së bashku biseduan për një të ardhme më të mirë për Dibrën . Gjithashtu i ofruan njëri-tjetërit bashkëpunim për të mirën e Dibrës. /albeu.com/
Do të rrisim kohën e punës dhe numrin e të punësuarve në kopshtet publike për fëmijë nëpër të gjithë shtetin, me qëllim që të plotësojmë nevojat e prindërve të cilët mbeten në punë edhe pas orës 18, ose punojë me ndërrime. Ky premtim zgjedhor i LSDM-së dhënë në programin zgjedhor me të cilin partia doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 243) është “duke u realizuar”. Në gusht të këtij viti (2017) nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), deri më tani në 13 kopshte është zbatuar edhe ndërrimi i dytë, 20 punojnë edhe…
Komisioni i përkohshëm për ndjekje të parregullsive zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike, ka paraqitur një sërë shkeljesh ligjore që janë bërë gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Alsat M. Prokurori Xhelal Bajrami mohon përfshirjen e pjesëtarëve të policisë në parregullsi zgjedhore dhe mohon të jetë bërë ndonjë denoncime për “Tren Bullgar”. Në Veles është shënuar rast i keqpërdorimit të drejtës së votës, kur një person ka votuar në vend të gruas së tij. Një person tjetër në Veles ka ushtruar presion ndaj të punësuarve se për kënd të votojnë. Organi që ka ngritur më së shumti kallëzime penale…
Në këto tre vendvotime, Aleanca me Besë në Strugë ka ankimuar rezultatet. Dallimi mes Merkos dhe Selës në këto vendvotime është në nivel që mund të sjellë ndryshim të rezultatit.
Strugë sapo ka ankimiar 10 ankesa në Komision zgjedhor komunal për parregullsitë e shumta që u bënë sot në procesin zgjedhor në Strugë nga kandidati Ramiz Merko dhe ekipi tij. I ashtu quajturi “tren bullgar”, ishte i pranishëm nga militant të BDI dhe maqedonas të cilët në disa vendvotime kryesisht ne pjesët maqedonase krijuan parregullësi të procesit zgjedhor. Gara në Strugë ngelën e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy jave të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën ngase pikërisht në ato vendvotime ku janë bërë parregullsi, është krijuar diferenca…
Shfaqja “G” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, bazuar në veprën satirike “Gomari i Babatasit” të Gjergj Fishtës me dramatizim e regji të Sulejman Rushitit, mori çmimin kryesor të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Në edicionin e 47-të të festivalit , i cili filloi më 21 tetor e u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve, trofeun për aktorin më të mirë në rol dytësor e mori aktori i kësaj shfaqjeje Fisnik Zeqiri. Për një jave festivali solli shtatë shfaqjet konkurruese nga Kumanova, Shkodra, Shkupi, Prizreni, Ferizaj dhe Prishtina Çmimi për regjinë më të mirë i takoi regjisorit Kushtrim Bekteshi…
Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,67, gjegjësisht për 1,81 për qind. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 64, i EUROSUPER (D-E V) 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër. Çmimi me…