Deri më tani nuk është denoncuar asnjë incident apo parregullsi nga ana e partive politike. Institucionet, duke përfshirë prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, janë në pritje të paraqitjes së parregullsive zgjedhore. Komisioni i formuar posaçërisht për ndjekjen e parregullsive nga ana e prokurorisë raportoi për disa parregullsi të denoncuara nga ana e qytetarëve deri te Ministria e Brendshme. Krahas rrethit të dytë zgjedhor, në raundin e parë, nga ana e partive politike janë paraqitur tre raste të parregullsive. “Në afatin brenda dy javëve nga dita e zgjedhjeve përkatësisht 15 tetori deri më 29 tetor të këtij viti janë paraqitur 3…
Author: Semi
Lideri i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela nuk do të tërhiqet nga kreu i partisë edhe pse humbi zgjedhjet për kryetar të Strugës nga kandidati i BDI Ramiz Merko. Sela fton kryetarin e BDI Ali Ahmeti në mejgdan zgjedhor në nivel kombëtarë. Në një prononcim për Almakos, ai thotë se është i bindur se sikur LSDM dhe BDI të garonin bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, humbjen do ta kishin të sigurte. “Aleanca me Besë do të garojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe BDI-në do ta çojmë në opozitë”, ka thënë Sela. Sipas tij, koalicioni me VMRO-DPMNE nuk…
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias deklaroi se dallimet për emrin nuk do të thonë se Greqia është kundër ekzistimit të Maqedonisë, por konsideron se përveç emrit, problem kryesor me të është irredentizmi. “Në të vërtetë me marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit ka dy probleme, i pari është papërgjegjësia e deritanishme, ndërsa i dyti është ndjenja e Maqedonisë se Greqia nuk e do ekzistimin e saj. Unë atë me shprehjet e mia të afinitetit e mohoj, por ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë, se vendi i tyre është dhuratë nga Zoti, por problemi është që kanë zgjedhur kumbarë të gabuar. Dallimet…
Fatin e zgjedhjeve lokale LSDM dhe BDI e kanë përcaktuar para mbajtjes së tyre. Marrëveshja për koalicion ka parashikuar bashkimin e votës përkundër kandidaturave të rreme për kryetar komunash, shkruan Almakos. Rezultatet e zgjedhjeve në Strugë dhe në Haraçinë në rrethin e parë të zgjedhjeve dhe në Dollnen për rrethin e dytë të zgjedhjeve, zbulon këtë marrëveshje ndërmjet partnerëve të koalicionit. Në këto komuna ka ndodhur një situatë e pazakontë, votuesit e një partie votojnë për kandidatin e palës kundërshtare. Në rrethin e parë të zgjedhjeve në Strugë deri në momentin e fundit në balotazh duhej të shkonin Zijadin Sela…
Banka “Komerciale” SHA Shkup, banka “Stopanska” SHA Shkup dhe banka “Silk roud” SHA Shkup, si kreditorët më të mëdhenj të “Feni Industri” Kavadar, sot deri te gjykata kompetente shtruan propozim për ristrukturimin dhe riorganizimin e Feni-t me hapjen e procedurës së falimentimit, transmeton MIA. Nga bankat theksojnë se kompania “Enekod” nuk i ka përmbushur obligimet e ndërmarra ndaj punonjësve dhe ende nuk ka arritur pajtueshmëri me to për rregullimin e detyrimeve të kompanisë “Feni Industri” ndërsa tashmë prezantohet si pronar. Qëllimi i ngritjes së procedurës së falimentimit, siç informojë kreditorët është në afat sa më të shkurtër të mundur me vazhdimin…
Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,67, gjegjësisht për 1,81 për qind. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 64, i EUROSUPER (D-E V) 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër. Çmimi me…
Në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit në Shkup avokatët e liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski kanë kërkuar t’i kthehet pasaporta. Gruevski, i cili është i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike në disa raste, nuk mori pjesë në seancë. Sipas avokatit Boro Tasevski, Gruevski nuk ka treguar dëshirë për të ikur dhe të fshihet, por përkundrazi ai është vazhdimisht i pranishëm në shtet. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për përkufizimin e të drejtës të një personi, por qindra e mijëra qytetarëve të cilët janë anëtarë të partisë, lideri i të cilëve është Gruevski, transmeton MIA. Mbrojtja e Gruevskit ka…
Kryeministri Zoran Zaev, ka shkelur me angazhimin e drejtpërdrejtë në fushatën zgjedhore të LSDM dhe BDI parimin e ndarjes së pushtetit, që është në kundërshtim të plotë me parimet e OSBE/ODIHR. Kështu ka vlerësuar sot shefja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Audrz Glover, zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Glover ka thënë se disa parti shprehur shqetësim për shkak të premtimit për mbështetje qeveritare nga kryeministri Zoran Zaev, për komunat që kanë kryetarë nga radhët e koalicionit qeveritar, raporton Almakos. “Ky veprim i kryeministrit dëmtoi parimin e ndarjes së shtetit nga partia që është në kundërshtim…
Zijadin Seles dhe Bilall Kasamit s’duhet tu shkojë mendja të japin tash dorëheqje, vlerëson intelektuali shqiptar Besim Nebiu, shkruan Gazeta Lajm. “Të humburit zgjedhje, sepse nuk ke ble vota apo s’ke be marrëveshje me naçallnika, nuk është arsye për të dhënë dorëheqje! Përkundrazi, është arsye për të ecur kokëlartë përpara”, thekson Nebiu.
Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet ta rishikojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e procesit zgjedhor, porosisin nga LSDM në reagimin në konferencën për shtyp të Vlatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE. Theksojnë se partia opozitare në plan të parë duhet t’i vendosë interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe të japë kontribut konstruktiv në procesin e reformave që është me rëndësi thelbësore për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. “VMRO-DPMNE nuk mund të gjejë justifikim për humbjen e bindshme në zgjedhjet lokale për të cilat edhe ata vetë e dinë se janë mbajtur në një atmosferë të lirë dhe demokratike”, theksohet…
Blerim Bexheti, kandidati fitues i zgjedhjeve në Saraj nga radhët e BDI-së ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e dhënë. Bexheti shprehet se do të jetë kryetari i të gjithëve pa dallim përkatësie politike dhe nacionale, për një Saraj më të mirë. “Kjo fitore u takon juve të gjithëve, i takon idealit të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Gjithashtu falënderoj gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit dhe unë do të jem kryetari i të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësitë politike, nacionale dhe fetare, pasi ne të gjithë së bashku do të punojmë për një Saraj të bashkuar, për një Sarajmë të mirë për të gjithë, për Sarajin që të gjithë e duam! Ju faleminderit!” u shpreh Bexheti.
Rezultatet nga të dy raundet e zgjedhjeve lokale, në Maqedoni, paralajmërojnë ndryshime edhe në përbërjen qeveritare dhe parlamentare. Por, është e pasigurt se cilët do të jenë hapat e ardhshëm dhe se si do të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve ndaj Qeverisë dhe Parlamentit, shkruan Almakos. Nga zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski thuhet se nuk kanë një qëndrim të prerë, përderisa nuk ka një përfundim, për shkak të ankesave të partive, dhe organizatave qytetare, si dhe kualicioni që pritet i partive politike. “Për moment nuk do të komentojmë, por presim që të përfundojë ky proces i zgjedhjeve dhe do të shohim.…