Koalicioni qeveritar LSDM-BDI në zgjedhjet lokale ka fituar dhjetë komuna shqiptare, por në tre komunat urbane më të rëndësishme kanë humbur shumicën në asamblenë komunale. Këshillat e komunave të Tetovës, Strugës dhe Çairit në të ardhmen do të kontrollohen nga opozita shqiptare, Aleanca me Besë. Kryetarët e Tetovës, Strugës dhe Çairit do ta kenë të pamundur të zbatojnë projektëet e premtuara pa bashkëpunimin me opozitën shqiptare, shkruan Almakos. Koalicioni qeveritar i Zaevit dhe Ali Ahmetit në kuvendin e Tetovës ka marrë 12 mandate, ndërsa opozita shqiptare dhe ajo maqedone kontrollojnë 18 mandate këshilltarësh. Situatë e ngjashme është edhe në qytetain…
Author: Semi
Baza e pajtimit është respekti. Ky është obligim i gjeneratës suaj, sepse ju jeni gjenerata që jeton globalisht, çdo ditë jeni në kontakt me kultura të tjera, religjione të tjera. Kuptoni se tjetri nuk dëshiron të tolerohet, por dëshiron të respektohet, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në ligjeratën e vet në Unionit prestigjioz të Oksfordit. Siç informojnë nga Kabineti i tij, duke folur për sfidat e botës bashkëkohore, presidenti Ivanov para studentëve të Oksfordit e theksoi modelin e Maqedonisë për bashkëjetesë dhe respekt të dallueshmërive. Duke folur për sfidat globale me të cilat përballet bota, Ivanov foli…
Shpresat për shërimin e Blertës së vogël po rikthehen. Asaj i është siguruar trajtim mjekësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë… Nëna e Blertës është optimiste për fatin e vajzës, por tani brenga e saj është se si do të arrijë të paguaj medikamentet e rekomanduara nga mjeku. “Na thirri Ministria e Shëndetësisë për kontroll të vajzës dhe na tha të vijmë në spital, por tash për barna po na duhen pare, kushtet nuk i kemi, nuk kam idenë si t’i marr ato barna. Por një grua nga Ohri, e solli një ilaç popullor dhe tani kanë filluar plagët të…
Nga: Gjyla Çeliku Nëse nuk arrijnë të ta kontrollojnë shpirtin, mënyrën e jetesës dhe nëse nuk të gjunjëzojnë dot, të gjithë të shohin si armik dhe të luftojnë me gjithë arsenalin në dispozicion, jo për një, as për dy e dhjetë vjet, por për një jetë të tërë, deri në frymën e fundit dhe pastaj vazhdojnë të njëjtën luftë edhe me fëmijët e tu, me nipërit e stërnipërit; me i pyet për arsyen e vërtetë, nuk dinë të ta thonë, veç se je i padëshirueshëm dhe këtu mbaron meselja. Veç pse e thua të vërtetën, që me raste edhe atyre…
Qeveria e Maqedonisë nuk i pranon kritikat serioze të vëzhguesve ndërkombëtarë se gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur shkelje flagrante të parimeve të OSBE për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, raporton Almakos. Kritikat e ashpra të vëzguesve ndërkombëtarë se kryeministri Zoran Zaev ka shkelur parimin e ndarjes së pushteteve duke marrë pjesë në fushatën e kandidatëve për kryetar të komunave të LSDM dhe të partnerit të koalicionit BDI, blerja e votave dhe mënyra e diskutueshme e shqyrtimit të ankesave të partive për pa rregullësi zgjedhore nga Gjykata administative, nuk i kanë bërë përshtypje zëdhënësit të qeverisë, Mile Boshnjakovski. “Qeveria…
Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të mëdha. Paralajmërimet e para kanë ardhur nga përfaqësues të Lëvizjes Besa, parti e cila në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale garoi bashkë me Aleancën Shqiptare, në kuadër të koalicionit Aleanca me Besë, shkruan Gazeta Lajm. Zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti, ka aluduar se protestat mund të jenë përgjigje ndaj parregullsive dhe “vjedhjeve zgjedhore” në zgjedhjet lokale. “Nuk mundet dikush tjetër që me vjedhje e manipulime, aq më pak shteti e pushteti me deformim të zgjedhjeve, e as policia e mafia, të përcaktojnë fatin për komunat tona, prandaj…
Menjëherë pas publikimit të rezultateve të rrethit të dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal në Maqedoni, partitë që humbën zgjedhjet dolën me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare me arsyetimin se zgjedhjet ishin të manipuluara, shkruan REL. VMRO -DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski tha se nuk e pranon rezultatin dhe se një nga shtatë pikat për zgjidhjen e situatës së rëndë politike, sipas saj, është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Kryetarët e këshilltarët e komunave nga radhët e LSDM-së janë zgjedhur me blerje votash dhe me dhunë. Nëse dikush duhet të japë përgjegjësi janë pikërisht këta persona të zgjedhur në mënyrë të…
Treshja e koalicionit qeveritar, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, do të vazhdojë të mbetet e njëjtë. Zyrtarisht nga Qeveria deklaruan se në këtë institucion nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një debat të tillë, duke na adresuar për përgjigje te partitë. Nga partia e Ziadin Selës përsërisin qëndrimin e tyre se janë të përcaktuar për reforma dhe për bashkëpunim në zbatimin e programit qeveritar me të cilin parashikohen këto reforma, njofton Alsat M. “Qeveria është një sistem, një tërësi e cila duhet të përbëhet prej njësive që kanë veçori të përbashkëta. Në rastin konkret, ne e llogarisim veten…
Për dy vjet, për sa pritet të përfundojë cikli i investimeve nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL), në Maqedoni për rregullimin e autostradave pritet të shpenzohen 86 milionë euro. Kështu bëri të ditur sot ministri i MTL-së, Goran Sugareski, raporton Portalb.mk. “Për dy vjet, sa edhe parashihet të zgjat cilki i investimeve të reja për rregullimin e rrugëve do të shpenzohen 86 milionë euro. Kjo shumë do të shkojë për rregullimin e 26 rrugëve që në total paraqet 420 kilometra”, tha Sugareski. Në këtë cikël të investimeve, krahas rrugëve Kriva Pallankë- Rankovcë, parashihet edhe rregullimi i rrugës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 12.5 kilometravë…
Sekretari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Hristijan Mickoski ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk. “Ishim dëshmitarë të organizimit më të keq të zgjedhjeve në Maqedoninë demokratike që nga pavarësimi i saj e deri më sot. Trysni, shantazhe, kërcënime, korrupsion dhunë, keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partia dhe çka tjetër jo…, për fat të keq nuk janë të vetëdijshëm se këtë plagë që e lënë pas vete shumë rëndë do të shërohet apo do të kalojë…m por lufta kundër këtij tmerri, do të vazhdojë, atë ia kemi borxh atdheut. Vazhdojmë më…
Fituesi i zgjedhjeve në Gostivar, Arben Taravari, ka konfirmuar se sot pas dite do të dorëzojë dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetësisë, transmeton Gazeta Lajm. “Sot planifikoj ta deponoj dorëheqjen dhe prej nesër filloj me funksionin e ri si kryetar i Gostivarit. Menjëherë kam në plan të filloj me punë dhe të siguroj kushte më të mira për jetë me qytetarët”, theksoi Taravari për Fokus. Ai shton se në parti ende nuk kanë biseduar kush do ta marrë udhëheqjen e ministrisë së shëndetësisë pas largimit të tij. “Nuk besoj se Zijadin Sela do të bëhet ministër. Ai do të…
Hapja e procedurës së falimentimit për kombinatin “Feni” nuk do të thotë shuarja e tij, por ristrukturim, gjetja e investuesit të vërtetë dhe vazhdimi i veprimtarisë së tij ekonomike. Këtë e deklaroi Hari Kostov drejtori i parë i përgjithshëm i bankës “Komercijale” SHA Shkup, e cila është njëra ndër bankat e cila e kërkon procedurën e falimentimit. “Pika e procedurës që e filluan dje bankat dhe sot me shtrimin e kërkesës zyrtare nuk është “Feni” që të shuhet dhe të ndalojë të punojë, por përkundrazi nëpër procedurë ligjore, mundësi e vetme të riorganizohet, revitalizohet, ristrukturohet kombinati dhe të vazhdojë me…