Rrëfime të shkurta inspiruese për arsimim, me publikun do t’i ndajnë parktikues eminent, prindër dhe nxënës në kuadër të edicionit të dytë të “Speech4Teach – inspirim për edukim”, që do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit të USAID-it, “Me lexim drejt lidershipit”. Para kësaj pjese të ngjarjes, do të hapet ekspozitë e posterëve dhe portofoleve të mësimdhënësve. Kjo ngjarje, mes tjerash, ka për qëllim ta shënojë “Muajin e librit” i cili tradicionalisht shënohet nëpër disa shkolla dhe biblioteka në Maqedoni.
Author: Semi
Delegacion i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorin e BEsë Samuel Zhbogar, ambasadorin e SHBA-së Xhejs Bejli, të Britanisë së Madhe Çarls Garet, të Holandës Uoter Plomp, të Suedisë Matis Stefanson, si dhe ambasadoren e Zvicrës Sibel Suter Tejada. Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, është biseduar për angazhimet e Qeverisë për përmbushjen e aktiviteteve të parapara në suaza të Planit 3-6-9 në drejtim të “Raportit të Pribbesë” , ndërsa të…
Konferencë rajonale për zgjidhje sistematike për personat pa dokumente nga bashkësia rome do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Misionit të OSBE-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale. Në konferencë do të ndahen praktika rajonale për procesin e inkluzionit të personave pa dokumente nga bashkësia rome. Në hapjen e konferencës, siç është paralajmëruar, fjalim do të kenë zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Elmi Aziri, ministri i angazhuar për implementim të Strategjisë kombëtare për romët Samka Ibraimovski dhe zëvendës-shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup Xhef Goldstajn.
Gjykata e Apelit sot në senacë publike do të debatojë për çështjen se a janë “bombat” dëshmi në procedurën e lëndës hetimore “Tenderi”. Në rastin “Tenderi” e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska bashkë më Lidija Llazarova Cvetkovska dhe Julijana Ugrinovska. Bombat nuk mund të jenë dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”. Kjo do të thotë se në këtë moment Katica Janeva nuk mund t’i shfrytëzojë bisedat e përgjuara kundër ish ministres Kançeska Milevska për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së, kundër disa personave për investimin e dështuar në “Qytetin e Diellit” dhe kundër…
Shkupi prej sot është nikoqir i edicionit të gjashtë të “Samitit të Maqedonisë 2025”. Samiti dyditor është paralajmëruar si platformë udhëheqëse rajonale për këmbimin e trendeve të fundit botërore në biznes, investime, inovacione teknologjike dhe lidership përgjegjës. Janë paralajmëruar debate në të cilat do të përpilohen praktikat më të mira të vendeve të vogla të suksesshme ekonomike, shembull për lidership të suksesshëm dhe inspirues, teknologjitë e kohës së ardhshme, rëndësinë e mediave dhe industrinë e telekomunikacionit, rolin e mediave sociale dhe platformat, zhvillim i Maqedonisë në qendër rajonale për teknologji të mençura, rëndësia e investimeve të huaja për vendet si…
Dymbëdhjetë objekte shëndetësore do të marrin 40 inkubatorë për kujdes intensiv, vendosi qeveria në mbledhjen e sotme. Klinika universitare e gjinekologjisë dhe obstetrikës – Shkup do të marrë 24 inkubatorët, Klinika për fëmijë gjashtë dhe 10 inkubatorë do të dorëzohen në dhjetë objektet shëndetësore në vend. “Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi një vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tetë inkubatorëve për kujdes intensiv në Institucionin e Shëndetit Publik, dhe një vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të gjashtë inkubatorëve në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Në të shtohet…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e filloi turin rajonal në vendet baltike me vizitë zyrtare të Republikës së Estonisë – kryesues aktual me Këshillin e BE-së dhe takim me kolegun estonez, Sven Mikser. Sipas MPJ-së, në takim me shefin e diplomacisë estoneze, ministri Dimitrov i potencoi masat konkrete të ndërmarra nga ana e Qeverisë në drejtim të realizimit të të gjitha kritereve të nevojshme për fillim të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe për anëtarësim në NATO. “Plasaritjet e pasigurisë duhet të mbushen me perspektivë evropiane kredibile dhe dinamike. Prandaj duhet të përparojmë…
Me fillim nga 3 nëntori deri më 30 nëntor në Shkup do të mbahet edicioni i 18-të i festivalit tradicional “Solemnitete vjeshtore të muzikës”, ku në gjithsej 13 koncerte do të performojnë artistë të shquar nga Maqedonia, Turqia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Suedia dhe Hungaria, raporton Anadolu Agency (AA). Ky festival organizhet nga Drejtoria e Kulturës dhe Artit të Shkupit, në mbështetje të Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” – Shkup, ndërsa synimi kyç është stimulimi, promovimi dhe zhvillimi i kulturës muzikore në përgjithësi. “Në aktivitetet tona të përbashkëta kemi realizuar disa ngjarje të rëndësishme me anë të të cilave kemi lënë një…
Në varrezat e fshatit Xhepçisht me nderime fetare sot është bërë varrimi i 16-vjeçarit Servet Abdiut nga fshati Xhepçisht i cili dy javë më parë u vra nga një dorë e zezë mabre në Danimarkë. Falja e Xhenazes së të ndjerit është bërë menjëherë pas faljes së namazit ku përveç familjarëve, të afërmve, dhe një numri të madh të xhematit ka marrë pjesë edhe reisi i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Efendi Rexhepi i cili në fjalën e tij përpara faljes së Xhenazes shprehu ngushëllime për familjen duke i porositur ato që të bëhen të fortë të durojnë këtë dhimbje të…
Që nga viti 2002 Maqedonia nuk ka regjistrim të popullsisë. Tentimi për regjistrim në vitin 2011 dështoi dhe tashmë Maqedonia është nga vendet e rralla në botë që nuk ka regjistrim të popullsisë. Pikërisht për këtë kanë reaguar edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore prej nga theksojnë se nuk ka asnjë të dhënë që do të mund të shfrytëzonin investitorët potenacial që dëshirojnë të investojnë në Maqedoni. “Regjistrimi i popullatës edhe më tej është një nga çështjet më të hidhura. Nebuloze janë arsyet pse nuk është zbatuar. Por, ta lëmë atë anash. Jozyrtarisht, shumë nga kuadrot e reja…
Në një postim të tij në FB, zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti ka thënë se ‘Aleanca e së Keqes’, siç e quan ai atë mes LSDM-së dhe BDI-së, ka pasur për qëllim t’i mund e t’i mposhtë shqiptarët. Sipas Mehmetit, kryetarët e partive që përbëjnë ‘Aleancën me Besë’ nuk duhet të japin dorëheqje, se kështu vetëm do e ndihmonin armikun. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Emad Mehmetit. “Dallimi mes ‘Aleancës me BESË’, dhe ‘aleancës së të keqes shqiptare’, pra mes Ali Ahmetit dhe Zaevit është e dukshme: Lëvizja BESA dhe Aleanca Shqiptare u bashkuan për…
Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me ambasadorin polak në Maqedoni, Jacek Stefan Multanovski. Grubi dhe ambasadori Multanovski shkëmbyen mendime për gjendjen politike, për rrjedhën e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në vend, rrugën drejt reformave sistematike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe anëtarësinë e vendit në strukturat euroatlantike. Deputeti Grubi e informoi ambasadorin se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, të drejtë dhe garuese, që ishte vërtetuar në raportet preliminare të OSBE/ODIHR-së, të mbështetura nga delegacioni i BE-së, ambasada e SHBA-së, si dhe nga…