Kancelarja gjermane Angela Merkel, për të shtatin vit me radhë është shpallur si gruaja më me ndikim sipas klasifikimit të revistës “Forbs” që u publikua sot. Në vendin e dytë është kryeministrja britanike Tereza Mej. Vitin e kaluar vendin e dytë e fitoi ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Në vendin e tretë është Melinda Gejts, bashkëshortja e themeluesit të kompanisë “Majkrosoft” Bill Gejts. Në listën e dhjetë grave më me ndikim në botë për këtë vit theksohen: Sheril Sandborg, drejtoresha ekzekutive e Fejsbukut, shefja e kompanisë “Xheneral motors”, Meri Bara, Suzan Vojçiçki – drejtoreshë ekzekutive e JuTjub, Abigejl Xhonson…
Author: Semi
Seanca e parë e Kuvendit të Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale përfundoi me konstatimin e dorëheqjeve të deputetëve, të cilët kanë marrë funksione të kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale, si dhe verifikim të mandateve të pasardhësve të tyre. Kuvendi në fillim të seancës së 18-të konstatoi dorëheqjet e pesë deputetëve të cilët u bënë kryetar komune në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Sasho Pocov, Kosta Janevsi dhe Maksim Dimitrievski. Deputetët të cilët në Kuvend do t’i zëvendësojnë kryetarët e posazgjedhur të komunave u ulën në karriget e deputetëve pasi Kuvendi i verifikoi mandatet e tyre…
Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska nuk është paraqitur në seancën e Gjykatës së Apelit ku ajo është e dyshuara e parë e rastit “Tender”. Katër avokatët e saj në emër të saj kërkuan që “bombat” në rastin me ndërtimin e Muzeut të VMRO-DPMNE-së të mos vlejnë si dëshmi. Ndërkaq, dje seanca u anulua për shkak të obligimeve të pashmangshme zyrtare të kryetares së Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska – Shopova, ku në seancë duhej të shqyrtoheshin ankesat e PSP-së për përdorimin e “bombave” në rastin “Tender”.
Marrëveshja mes Qeverisë dhe drejtuesve të kombinatit Jugohrom, e arritur javë më parë vazhdon të mbahet e fshehtë. Organizatat ekologjike reagojnë ndaj heshtjes nga ana e Qeverisë por edhe drejtuesve të kombinatit duke paralajmëruar se nuk do të pranojnë rifillimin e punës pa vendosjen e filtrave. “Deri në këtë moment nuk kemi asnjë informacion se çfarë është ai memorandum për mirëkuptim. E dimë që nuk është ndonjë akt juridik detyrues por thjeshtë një memorandum midis dy subjekteve. Besoj që e din edhe vet Skenderovski se kjo nuk është e mundur të realizohet sepse nuk është aq e thjeshtë është proces…
Mbështetje financiare për pagesën e pagës minimale në tetor do të marrin 560 kompani për subvencionimin e 2.724 të punësuarve. Mjetet për subvencionimin e pagës minimale, siç informojnë nga MPPS do të fillojnë të paguhen gjatë javës së ardhshme. Sipas të dhënave që MPPS i ka marrë nga DAP, mbështetjen financiare për pagën minimale që do ta paguajë Ministria për tetor arrin gjithsej 3.262.000 denarë të destinuara për kompanitë të cilat i përmbushin kushtet për subvencion. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se të dhënat për firmat që kanë aplikuar dhe numri i punëtorëve pagat e të cilëve…
Edhe krahas Brexit-it, mbështetja bilaterale nga Mbretëria e Bashkuar për Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë, është porosia që presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e ka marrë në takimet e sotme në Londër me kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, John Bercow dhe me kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit britanik Lord Fowler. Siç kumtuan nga kabineti i Ivanovit, presidenti i Maqedonisë Ivanov ka theksuar se në takimet kanë biseduar për çështjen më aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, për Brexit. “Kjo është diçka krejtësisht e re. Vijon procedurë e madhe e cila deri më tani nuk ka…
Problemi i romëve pa dokumente në Maqedoni mbetet i pazgjidhur. Interesim për këtë çështje po tregon Misioni i OSBE-së, një raport i së cilës vlerëson se mund të ketë rreth 1500 romë pa regjistrim nga ana e shtetit. Nga ana tjetër Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se tashmë ka filluar të punohet në këtë drejtim. “Një grup punues i koordinuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale filloi me aksionin në teren për regjistrimin e personave të paevidentuar në librin e regjistrimit së të lindurve. Në këtë aksion pavarësisht nga resorët e ministrisë dhe administratës së regjistrit së…
Mbi një ton marihuanë kanë konfiskuar dje nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, gjegjësisht në vendkalimin kufitar Maqedoni-Kosovë. Droga e cila deri më tani është sasia më e madhe e konfiskuar në një rast të vetëm, është gjetur në një automjet transportues, ndërsa shoferi është në arrati. ”Pas konsultimit me prokurorin publik, është inkuadruar në kontroll të hollësishëm të gjysmërimorkios e cila ishte e ngarkuar në Republikën e Kosovës me letër pë reciklim të dedikuar për Turqi. Gjatë kontrolloit me largimin e disa ballëve të letrave në pjesën e mesme të rimorkios janë gjetur rreth 839 pako të mbështjella me…
Zaev thotë se ende nuk ka biseduar me Çedomir Sazdovskin, por siguron se mazhoranca është e fortë, pavarësisht se çfarë vendimi mund të marrë kreu i ASh-së. “Me Sazdvoskin ende nuk kemi biseduar për shumicën parlamentare, që edhe ai të jetë pjesë e saj. Por, unë kam dëshirë që të bisedoj me të gjithë deputetët. Nuk dua që t’i sforcoj proceset, dua që ata të ndodhin në mënyrë të natyrshme. Por, e di se kemi shumicë parlamentare edhe pa Selën. Megjithatë, ju e dini se unë gjithnjë kam tentuar që shumica të jetë sa më e fortë”,- u shpreh kryeministri,…
Dy partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, shprehen optimiste dhe thonë se KSHZ duhet ta tregojë paanshmërinë e sajë në këto zgjedhje, duke i pranuar ankesat e tyre dhe në ato vende ku ka pasur parregullsi të rivotohet. “Ne si Lëvizje BESA i bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që t’i rishqyrtojë këto ankesa dhe të vendosë në mënyrë të paanshme në favor të drejtësisë”, deklaroi Fazliu. Fazliu thotë se ata, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë dorëzuar 86 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Çairit. Bajrami thotë se në Strugë diferencën jo reale e ka krijuar…
Në konferencën e sotme për shtyp në shtabin qendror të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev akuzoi kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski pasi që, siç tha ai, KSHZ-ja është vendosur në shërbim të LSDM-së, ndërsa Çiçakovski është bashëpunëtor në këto zgjedhje kriminale të mbajtura ditën e diel. Danev tha se madje edhe OSBE-ODIHR ka vërtetuar mospërputhje në 922 vendvotime ndvmjet numrit të personave të cilët janë të evidentuar se kanë votuar dhe numrin e fletëvotimeve të numëruara në kutitë e votimit dhe kjo tregon se ka pasur mbushje të kutive me fletëvotime paraprakisht të rrethuara me emrat e kadidatëve të LSDM-së.…
Naim Bajrami zëdhënës i shtabit qendror pranë Aleancës për Shqiptarët në deklaratën e tij për Almakos pohon se ditën e votimit në qytetin e Strugës ka pasur shkelje te rënda të procesit demokratik. “Ka pasur shumë shkelje, duke filluar nga presioni dhe shantazhi që u bëhej votuesve jashtë vend-votimeve deri tek manipulimet brenda ne vend-votim”, tha Bajrami. Bajrami thotë se në Strugë diferencën jo reale e ka krijuar përdorimi i “Trenit Bullgar”. Në KSHZ Aleanca për Shqiptarët dërgoi 13 ankesa për Strugën. Kurse, Lëvizja BESA dërgoi 89 ankesa, prej të cilave 86 janë për zgjedhjet në Çair, të dërguara bashkërisht…