Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, për aktvendimet për grupin e Kumanovës ka thënë se do të ketë hetim ndërkombëtar dhe e vërteta patjetër do të del në shesh. “Lexoj komentet te shumta pas vendimit te gjykates per rastin e Kumanoves ku njerezit nga mllefi dhe mosdija akuzojn LSDM-ne dhe qeverine e tanishme si fajtore per denimin e shqiptuar. Sinqerishte habitem. Vendimi sotëm i gjykatës vetemse vërteoi nevojën te cilet tek sa kane filluar me shkarkimin e Prokurorit publik, emerimi i ri i te cilit do te ndodhe se shpejti. Gjykatat dhe gjykatesit ende jane po te njejtat te instaluara nga…
Author: Semi
Forumi nderkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut reagon ashpër ndaj vendimit të gjykates penale kundrejtë të denuarve te Kumanoves dhe kërkon ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarë për epilogun siç e quajnë ata politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës. Sipas tij vendimi i marr me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona te cilet jane denuar me burg të përjetshëm historikisht paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve ne Maqedonisë. “Vlerësojmë se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e njërit nga qindra rasteve të montuara nacionalo-politike që ndodhen në kohën e qeverisjes se regjimit te…
Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM) dënon ashpër paraburgimin e kameramanit nga TV21, Ibrahim Mahmuti dhe fotoreporterin nga Kosova, Blerim Uka që ndodhi gjatë shqiptimit të vendimit për rastin “Lagja e Trimave”. “Është e neveritshme se ky sulm ndaj lirisë së mediave ndodhi më 2 Nëntor, Dita ndërkombëtare kundër mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Sjellja e tillë e institucioneve është e papranueshme dhe ka për qëllim t’i frikësojë gazetarët dhe të nxitë vet censurimin kur raportojnë për procese të caktuara gjyqësore”, thuhet në reagimin e SHGM-së. Mahmuti dhe Uka, gjashtë orë u mbajtën në stacionin policor me arsyetim se ata…
Gjykata Penale e Shkupit ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm edhe për një nga të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, Sulejman Osmani. Sipas asaj që e tha gjykatësi Goran Boshevski është e pakontestueshme se Osmani ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e grupit të Kumanovës, prej Kullës policore në Gushincë, e deri në luftimet në lagje, raporton Shenja. Boshevski, rikujtoi Sulejman osmani, i ka pranuar të gjitha veprat e shkruara në akuzë, por ka mohuar vetëm kualifikimin si vepër terroriste. Boshevski tha se tani për tani publiku nuk mund ta ketë të qartë përse Sulejman osmani është dënuar me…
Deri më 1 janar të vitit 2018, Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) do të ndajë 75 vendime për Ndërmarrjet publike komunale për vërtetimin e çmimit të ujit. Sipas KRE-së, pjesa më e madhe e komunave kanë nevojë për rritje të çmimit të ujit. Këtë sot e komunikoi kryetari i KRRE, Dimitar Petrov në konferencën përfundimtare të projektit të financuar nga BE “Reforma në sektorin ujë në nivel qendror”, në të cilin informoi se tashmë janë sjellë Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimeve të shërbimeve ujore dhe Tarifës rregullatore dhe metodologjisë për kompetencat”, konform Ligjit për vërtetimin e…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktin prokuror kundër dhjetë personave për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela. “Të akuzuarit, së bashku me persona tjerë të cilët për momentin nuk u është vërtetuar identitetit, kanë tentuar ta vrasin të lënduarin Ziadin Sela. Një pjesë e të akuzuarve kanë shfrytëzuar lëndë të forta, me të cilat e kanë goditur të dëmtuarin dhe i kanë shkaktuar lëndime seioze për jetën e tij. Të akuzuarit tjerë veprën e kanë kryer me grushta”, njoftoi Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prokurori Publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së…
Maqedonia merr mundësi që t’i ngritë standardet e shërbimeve në turizëm dhe të bëhet trajnuese rajonale për standardet në fushën e qendrës së trajnimit “Akademik” që u hap sot, partner i Akademisë zvicerane për menaxhim hotelieirik nga Lucerni (SHL). Ligjërues nga SHL-ja, shkolla e lartë nga Lucerni do të certifikojnë master trajnues nga Maqedonia të cilët pas përfundimit me sukses të trajnimit do të bëhen me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për kryerje të mëtutjeshme të trajnimit për të punësuarit nga industria e hotelierisë. Pritet në vit nëpër këto trajnime të kalojnë rreth 1.100 të punësuar në sektorin turistik dhe të…
Një pjesë e sindikatave sot kanë reaguar që me Projekt-buxhetin për vitin 2018 është paraparë rritje të pagave prej pesë për qind vetëm për të punësuarit në arsim, mbrojtje dhe shëndetësi. Nga Sindikata e Pavarur e Qendrave Klinike përmes një kumtese theksojnë se propozim buxheti për vitin 2018 për rritjen e pagave në shëndetësinë publik me pesë për qind është i papranueshëm dhe paraqet stimulim shtesë për mjekët, infermierët dhe personelin tjetër të punësuar në institucionet shëndetësore publike. Sipas Sindikatës të OJSHQ-së, rritja e pjesshme e pagave krijon revoltë dhe pakënaqësi te veprimtaritë tjera në sektorin publik, siç janë administrata…
Në rjetin social facebook, aktori Ylber Murtezi ka shkruar se perdja ende nuk eshte mbyllur. Për atë ai ka ftuar popullin të bëj durim “Zakonisht ne fund te shfaqjes ne skenë dalin edhe autori”skenari” dhe regjisori! Keshtuqe popull i dashtun DURIM”Sabër” Perdja ende nuk eshte mbyllur!”, ka shkruar Myrtezi/Almakos.com/
Tre banorë të fshatit Negorci të Gjevgjelisë, N.B. me xhaxhain e tij K.B. (53) dhe vëllain e tij G.B. (56), janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të panjohur në lagjen Aerodrom të Shkupit. Rastin në polici e ka denoncuar N.B. (33) mbrëmë në ora 03:30. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas Gerberich. Siç njofojnë nga Aleanca për Shqiptarët, në takim është biseduar për tema politike me interes reciprok, me theks të veçantë procesin integrues të vendit, rëndësinë e stabilitetit në vend dhe rajon, zgjedhjet lokale, rëndësinë e inicimit të reformave në gjyqësor dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. “Sela në takim ka shprehur përcaktimin e palëkundur të Aleancës për Shqiptarët në drejtim të realizimit të pritshmërive të qytetarëve në lidhje me çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me: reformat në sistemin gjyqësor,…
MPB-ja ka zbardhur dy raste të personave të cilët gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017 janë fotografuar me armë. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, pas informacionit të marrë nga mediat për personat të cilët gjoja kanë shtënë dhe janë fotografuar me armë gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017, nga ana e Njësitit për trafikim të paligjshëm pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e besueshmërisë së informacioneve. “Në bazë të Urdhrit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te personi S.A. (32) nga f.…