Bisedat e përgjuara në rastet “TNT”, për rrënimin e kompleksit Kosmos dhe “Toplik”, për ndërtimin e ‘Qytetit të diellit’ do të bëhen pjesë e dëshmive që do të përdoren në këta procese gjyqësore, vendosi Gjykata e apelit në Shkup. Gjykata e ndryshoi vendimin e Gjykatës penale dhe i pranoi ankesat e Prokurorisë speciale publike me të cilat kërkohej që bisedat e përgjuara të jenë dëshmi në proceset gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Toplik”. Prokurorët e PSP-së mbrëmë në dy seancat publike deklaruan se të akuzuarit në këto dy lëndë, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri për transport dhe lidhje,…
Author: Semi
Sot u ndanë mandatet e këshilltarëve në komunën e Tetovës. Arifi në zgjedhjet lokale kishte 10 736 vota, me atë, 9 këshilltar nga radhët e BDI-së, 6 Lëvizja BESA, 5 këshilltar VMRO-DOMNE, 4 Aleanca për Shqiptarët, 3 këshilltar nga PDSH, 3 LSDM dhe 1 këshilltar Partia demokratike e Turqëve. Portalb.mk sjell pamje nga ceremonia solemne e ndarjes së mandateve të këshilltarëve në komunën e Tetovës. VIDEO: https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1535242796565052/
Në këto zgjedhje lokale dalja ishte më e lartë, sidomos pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët. Është shprehur kështu Emad Mehmeti nga Lëvizja Besa. Fatkeqësisht, sipas tij, shqetësimi i tyre kryesor vazhdon të jetë lista e papastruar zgjedhore apo votuesit fiktiv. “Aty ka dyshime se janë bë manipulime të mëdha nga pushteti, siç e bënte dikur regjimi VMRO-BDI. Këtë shqetësim dikur e ka pasur edhe Zoran Zaev, por siç duket tani i konvenon kjo situatë”, tha mes tjerash Mehmeti në emisionin Agora të Lajm TV, në lidhje me temën “apatia politike”. https://youtu.be/MiqdOgxHJfY
Ditëve të fundit pas vendimit të gjykatës për grupin e Kumanovës, kanë nisur të përhapen lajme të ndryshme për ekzistimin e një grupi të armatosur që nga Kosova është drejtuar për në Maqedoni që sipas të njejtave lajme të kërkojnë drejtësinë për grupin e Kumanovës por në mënyrë të ‘dhunshme’. Sipas të njejtit lajm që po bën xhiron në rrjetet sociale, një grup i madh i armatosur deri në dhëmbë po bëhet gati të futet në Maqedoni, por e gjithë kjo është thjeshtë një gënjeshtër e trilluar nga portale të ndryshme të cilat për klikime po shpërndajnë vetëm dezinformata. Ministria…
Sipas politologut Deniz Memedit, arsyeja e daljes së ulët në zgjedhje ka të bëjë me dhënien e premtimeve të mëdha, të cilat partitë nuk i kanë realizuar deri më tani. “Gjatë gjithë fushatave zgjedhore, që nga vitet e 90-ta e deri më tani bisedohet për përmirësim të infrastrukturës, bisedohet për punësime, për ndërtim të objekteve shkollore… por, qytetarët në shumicën e rasteve këto premtime nuk i panë të realizuara”, theksoi Memedi. https://youtu.be/MiqdOgxHJfY
Diana Tahiri, aktiviste qytetare, në emisionin Agora të Lajm TV ka komentuar daljen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Sipas saj, ky trend më shumë është dëshpërim i elektoratit. https://youtu.be/MiqdOgxHJfY
Kompanitë e tekstilit prej Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Shtip do t’i prezantojnë produktet e tyre. Bëhet fjalë për 11 brende të modës së fabrikave të Maqedonisë “Astibo”, “Feshëm Grup”, “Amor – kompani”, “Ist Komerc – Sanda”, “Kuli & Lars” dhe ato bullgare “Boda stajl”, “Vital”, “Piros”, “Bota e re”, “Marteks 2” dhe “Valena”. Revyja e modës është në organizim të Klasterit të Maqedonisë për tekstil, ndërsa organizohet në bashkëpunim me Fundjavën e modës në Shkup. Në ngjarje do të promovohet edhe TV klipi i ri të cilin e përpunoi klasteri i Tekstilit, ndërsa i cili i tregon anët e…
Arbër Çeliku Si pasojë e gjenocidit nazist, gjenerata e pasluftës (por edhe gjermanët e sotëm) u desh të jetonin me ndjenjën e fajit dhe përgjegjësisë individuale dhe kolektive, që i bëri dhe ende i bën ata të heshtin për shumë çështje në sferën publike të brendshme dhe globale, pa dashur me këtë rast të përmend dëmshpërblimet miliarda dollarëshe që Gjermania i ka paguar deri pak para disa viteve. Po të heqim vetëm një paralele të thjeshtë, gjenocidin që e bëri në Bosnjë e Kosovë regjimi i Millosheviqit nuk dallon aspak nga gjenocidi nazist, megjithatë serbet sot, lere që nuk jetojnë…
“Shokët e LSDM-së u lëshuan menjër nga burgu(Boshkovski, Ramkovski, Verushevski) shqiptarët po kalben nê burgje dhe ende po dënohen. LSDM po ndihmon me aparaturen shteterore ne zgjedhje shqiptarët e deshiruar dhe e inteprereton si koncept qytetar. Kjo me konceptin qytetar seshte gje vetem se perseritje e asaj qe kemi pare dhe më heret në fillim te tranzicionit. Faktori ndërkombëtar ose te nderhy menjeher per keto raste te burgosurve shqiptare ose NE do ta sjellim vëmendjen e tyre këndej”, tha Bashkim Bakiu
Nga VMRO–DPMNE akuzojnë partinë e Zaevit për largim të 60 personave nga puna në komunën e Karposhit dhe Dellcevës. “Në vend se jetë për të gjithë sic gënjente LSD, tanimë mbi 60 persona nga Karposhi dhe Dellceva u pushuan nga puna. Ato janë 60 familje të cilat mbetën pa ekzistencë. LSD disi të cërrojë hesapet me cdonjërin që nuk është LSD”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Me interpretimin e ansamblit harkor kroat “Silistët zagrebas”, Filarmonia e Maqedonisë sonte do ta lëshojë në përdorim sallën e vogël e cila ka 312 ulëse dhe është e dedikuar për koncerte kamertale. Mysafirët nga Zagrebi do të interpretojnë pjesë të Mocartit, Çajkovskit dhe kompozitorit maqedonas Dragan Shuplevski. Solistë të koncertit janë Hërvoje Filips në violë dhe violinisti dhe mjeshtër i koncerteve Sreten Kërstiq, i cili, gjithashtu, është edhe mjeshtër i koncerteve të Filarmonisë së Munihut. Ansambli është formuar në vitin 1953 në kuadër të Radio Zagrebit, nën udhëheqjen artistike të violonçelistit të shquar Antonio Janigra. Gjatë gjashtë dekadave, “Solistët zagrebas”…
I dënuari nga Grupi i Kumanovës, Mirsad Qerimi ka dhënë një mesazh për popullin shqiptar pas dënimit me 20 vite burg nga gjykata maqedone. Qerimi me anë të një mesazhe ka thënë se ata janë edhe më të fortë ndërsa ka bërë thirrje që shqiptarët ta duan njëri tjetrin, shkruan Indeksonline. “Popull i dashur, thjesht jeni të mrekullueshëm. Ju dua për jetë! Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj. Ne jemi ende më të fortë, sidomos atëherë kur jemi te bashkuar. Vazhdoni kështu ta duani njëri tjetrin. I popullit përherë , unë Mirsad Qerimi” shkruan i dënuari shqiptar në një letër…