Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit, i ftuar në emisionin “Në Qendër” në Tv Alfa, ka theksuar se në Gostivar ka pasur shumë parregullësi në procesisn zgjedhor, transmeton Zhurnal.mk Ai ka theksuar se zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 kanë qenë më mirë të organizuara se zgjedhjet e fundit lokale. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluarkanë qenë shumë më mirë të organizuara për dallim nga këto zgjedhje lokale të cilat i organizojë LSDM-ja”, ka theksuar Taravari.
Author: Semi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka realizuar sot në Shkup takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie. Bashkëbiseduesit, siç njofton zyra për informim e BDI-së, diskutuan rreth zgjedhjeve lokale, situatës politike, proceset reformuese në Maqedoni si dhe integrimin Euroatlantik të vendit. Ahmeti e përsëriti qëndrimin për gjykimin e Lagjes së Trimave që përfshin hetim ndërkombëtar, komision anketues në Kuvend dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës. Në lidhje me reformat, Ahmeti tha që BDI është duke i prirë reformave në Kuvend dhe në Qeveri si parakusht të realizimit të përkushtuar që të vijojë, siç shtohet,…
Për dikë verifikim i fitores, e për dikë shpresë për ndryshim, kështu shihet rivotimi në Çair nga ana e dy partive politike, garuese në rrethin e tretë për të parin e Çairit. Nga, BDI-ja nuk dëshirojnë ta komentojnë vendimin e Administratives, dhe thonë se do marrin pjesë në këtë rivotim duke ndarë bindjen se kësaj rradhe dallimi dhe fitorja e Ganiut do të jetë edhe më e thellë. “Bashkimi Demokratik për Integrim nuk komenton vendimin e Gjykatës Administrative. Gjithsesi, ne do të marrim pjesë në procesin e rivotimit dhe ndajmë bindjen se fitorja do te jetë edhe më e thellë…
Matrica për matjen e performancave në gjyqësi në Maqedoni, e cila sot është promovuar nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, duhet t’i ndihmojë sistemit gjyqësor të vlerësojë sfera të ndryshme të aktiviteteve dhe t’i evoluojë arritjet e reformave në sektorë konkretë. “Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillit gjyqësor çdo vit do të bëhet matje në mënyrën në të cilin zbatohen reformat, pasi që deri më tani në Maqedoni janë sjellë dy strategji për reforma në sistemin gjyqësor, ndërsa nuk kemi pikënisje prej së cilës mund të fillojmë me reformat e reja”, deklaroi në promovim Nikolla Jovanovski nga…
Të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës akoma nuk janë liruar nga paraburgimi. Arsye për këtë është vonesa e përpilimit të vendimit të gjykatës. Besnik Bajrami, Besnik Ajdini, dhe Fazli Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në burgun e Shutkës. Deri më tani prokuroria publike nuk është ankuar për vendimin e gjykatës që të lirojë këto të akuzuar për mungesë provash. Ndërsa i akuzuari Ibrahim Murtezani ka qenë dhe mbetet në paraburgim shtëpiak deri në përpilimin e vendimit përfundimtar të gjykatës. Alsat-M
Ambasadori i Francës në vendin tonë, Kristian Timonie, ka vizituar qytetin e Kumanovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Maksim Dimitrievskin. Me këtë rast u bisedua për zgjedhjet lokale, konstituimin e Këshillit të ri komunal, si dhe për ecurinë e disa proekteve të rëndësishme në qytetin e Kumanovës. Paraprakisht ambasadori Timonie, takoi një delegacion të BDI-së në Kumanovë me ç ‘rast u bisedua për shumë çështje, ndër të cilat edhe për dënimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, për çka u kërkua rigjykim dhe ndërhyrje e faktorit ndërkombëtar. “Jam i kënaqur që takova përfaqësuesit e BDI , konkretisht…
Dy persona kanë dashur ta ngulfasin 25 vjeçaren N.T. nga Manastiri për shkak se gjoija bashkëshorti i saj u ka pasur borxh. Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje rreth orës 20 e 30, transmeton gazeta Lajm. “Me datë 05.11.2017, rreth orës 22 në Stacionin policor – Manastir, N.T. (25) nga Manastiri ka denoncuar se rreth orës 20 e 30 minuar, dy persona kanë shkuar në shtëpinë e tyre dhe e kanë kërkuar bashkëshortin e saj А.Т.(31), me ç’rast pas një zënke të shkurtër, për shkak të gjoja hesapeve të papastruara rreth borxhit, njëri prej tyre e ka kapur për…
Ku mbeti premtimi për transparencë të plotë që në fushatë tingëllonte aq mirë?! Ndoshta nuk keni prioritete apo plan pune? Keni diçka për të fshehur që silleni kështu? Apo thjeshtë ne “gazetarët e thjeshtë” dhe populli i “thjeshtë” nuk meriton dhe nuk është i denjë për përgjigje nga JU? Ka disa ditë pas zgjedhjes së Teuta Arifit si kryetare e komunës së Tetovës, që nga redaksia e Portalb.mk e kemi telefonuar vazhdimisht kryetaren në fjalë si dhe zëdhënësit e komunës Ardian Ismailin dhe Armend Fazliun për ti pyetur në lidhje me tre prioritetet kyçe të komunës, gjë që padyshim u intereson shumë qytetarëve që e votuan dhe…
Ministri grek i Punëve të jashtme Nikos Koxias dëshiron ta ygjidhë kontestin me emrin e Maqedonisë në gjzsmën e parë të vitit 2018, por shpresat e tij do të mund të tregohen si tejet ambicioye, vlerëson gazeta athinase “Katimerini”. Koxias gjatë prezantimit të planeve të Qeverisë greke për zgjidhje të kontestit, deklaroi se negociatat për këtë çështje duhet të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2018. “Në të kundërtën do të kemi vështirësi të mëdha. Pa marrëveshje do të ketë tre deri katër muaj burokraci në Kombet e Bashkuara”, tha Koxias. Sipas tij gjithçka duhet të pçërfundohet deri në…
Qeveria çdo tre muaj do ta analizojë realizimin e investimeve kapitale, të mbajë llogari si t’i shpenzojë paratë e popullit dhe i gjithë procesi të jetë maksimalisht transparent, kërkon bashkësia e biznesit. Ministri Tevdovski në debatin e sotëm në Odën Ekonomike të Maqedonisë e prezantoi propozim buxhetin për vitin 2018, kompanitë paralajmëruan se rritja e akcizës së naftës do të ketë ndikim serioz ndaj sektorëve të caktuar, posaçërisht mbi ata që përdorin makineri, sugjeroi se ka investime në përmirësime strukturore të performancave ekonomike të cilat do të rezultonin në rritje dhe pyetën nëse Qeveria është e gatshme për ristrukturim të…
Ministria e Financave konsideron se vendosja e akcizës tek nafta prej tre denarëve prej 1 janarit të vitit të ardhshëm është ekonomikisht e arsyeshme dhe vendimi i propozuar nuk duhet të tërhiqet. “Jemi të hapur ndaj opinionit. Duhet të respektohet ajo që për herë të parë në historinë e Maqedonisë në buxhet të pambyllur nga Qeveria dalim dhe i kumtojmë qëndrimet tona. Rreth akcizës mendojmë se interpretimet ekonomike i dhamë dhe ka hapësirë për rritje. Deri më tani nuk dëgjova ndonjë qëndrim i cili jep logjikë tjetër ekonomike në të”, deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski i pyetur sot nëse…
Protesta janë paralajmëruar edhe për ditën e premte, 10 nëntor, ora 12:30 në sheshin Skenderbe- Shkup. Protestat vijojnë si pasojë e dënimeve drakonike për rastin Kumanova.