Author: Semi

40 ndërmarrje me renome në Maqedoni, plot 11 vite nuk janë vizituar nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Në dekadën e kaluar, inspektorët tatimor asnjëherë nuk kanë trokitur në dyert e zyrave të tyre, por as nuk janë kontrolluar regjistrat e ndërmarrjes. Për dallim nga ata, një pjesë e ndërmarrjeve private në Shkup dhe nëpër tërë shtetit, kanë qenë shpesh në shënjestër të inspektorëve të DAP-it, në to kanë hyrë në çdo gjashtë muaj. Nga DAP konfirmojnë se ka pasur selektivitet gjatë kontrollimit dhe dënimit, por nuk zbulojnë se nga cilët sektorë janë ndërmarrjet të cilat janë mbrojtur. Këto…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka filluar zyrtarisht me punë në krye të kësaj komune. Ai për Portalb.mk, i ka treguar tre punët prioritare me të cilat e ka filluar mandatin. “Tani jemi në fazë fillestare dhe ende jemi duke u njohur me administratën e komunës dhe instalimin e një energjie të re brenda komunës duke krijuar kushte për një qeverisje dhe shërbim sa më efikas për qytetarët. Kemi krijuar kontakte me institucione dhe kompani serioze nga Gjermani”, deklaroi Sejdiu. Sejdiu thotë se ka filluar të pregatitet për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2018, ndërkaq tre…

Lexo më Shumë

Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën “Hendschikerstrasse” në Lenzburg të Kantonit Aargau. Mbrëmjen e së hënës, një pensionist zviceran 80-vjeçar, me veturën e vet e ka goditur pa frenuar fare shqiptaren nga Maqedonia, Elida Osmani (19). Vajza e re ka qenë duke kaluar nëpër vendkalimin e rregullt për këmbësorë, kur papritmas e godet zvicerani 80-vjeçar. Nga goditja e fuqishme, vajza tashmë e ndjerë është shtyrë për disa metra në asfalt, duke pësuar lëndime të rënda trupore dhe në kokë. Pas arritjes së ekipit të shpëtimit në vendngjarje, ajo nuk ka qenë e aftë të flasë, shkruan “Blick”, përcjellë shtegu.com.…

Lexo më Shumë

Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit presin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre. Gjykata Penale ka dorëzuar vendimet në burgun e Shutkës dhe gjatë ditës pritet që institucioni ndëshkues t’i hap dyert e hekurta për katër personat e liruar nga akuza. Familjarët thonë se periudha 2 vite e gjysmë sa familjarët e tyre kanë qenë të akuzuar, ka qenë e vështirë për ta. Sipas tyre, pas lirimit fillon një jetë e re për familjet e tyre.

Lexo më Shumë

Qytetarët janë të mendimit se nëse vazhdojnë protestat do të mund të ndryshohet vendimi i gjykatës për të akuzuarit e “Kumanovës”. Qytetarët shprehen skepkit dhe thonë se nga Qeveria nuk presin asgjë.Duke kërkuar  zbardhjen e plotë të rastit, ata, kërkojnë edhe gjetjen dhe edhe të porositësve si dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, raporton Almakos. Në Maqedoni nuk ka drejtësi dhe vetëm nëpërmjet protestave të mirë organizuara do të mund të kthehet ajo. “Ata që janë të dënuar janë të pafajshëm. Duhet të dënohen edhe organizatorët, duke filluar nga Ali Ahmeti”, u shpreh i bindur qytetari  https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1905472892826887/ https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1905376489503194/ Për më tepër shikoni VIDEO…

Lexo më Shumë

MPB-ja po heton se kush qëndron prapa të ashtuquajturës “komunikatë” numër 6 të UÇK-së, me të cilën shqiptarëve u është bërë ultimatum që deri nesër në mesnatë t’i lënë të gjitha institucionet shtetërore në të cilat punojnë, për shkak të aktgjykimit për rastin “Lagja e Trimave”. Por, nga policia pohojnë se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile. Lidhur me atë se kush qëndron prapa ultimatumit të UÇK-së, nuk janë në dijeni as krerët e SHVL-UÇK-së dhe të OVL-UÇK-së, Fazliu Veliu dhe Besim Hoda. Komunikata ka ardhur dje pasdite përmes postës elektronike në redaksitë e disa mediave…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi për rritjen e akcizës së naftës shkaktoi shumë reagime në opinionin publik, por edhe tek ekspertët. Mediat menjëherë publikuan se pas zbatimit të këtij vendimi, do të pasojë shok i çmimeve, sepse nafta nuk përdoret vetëm në sektorin e transportit, por edhe në prodhimin e produkteve themelore ushqimore. Rilind Kabashi, këshilltar në Ministrit të financave pohoi se nuk do të ketë shumë korrigjime në lidhje me çmimet. “Pohojmë se kjo rritje e akcizës prej 3 denarëve nuk do të ketë efekt të rëndësishëm në rritjen e çmimit të produkteve themelore dhe të shërbimeve. Kjo do të thotë se tek…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni nuk ka drejtësi kështu vlerësojnë qytetarët, ata janë të mendimit se nëse vazhdojnë protestat do të mund të ndryshohet vendimi i gjykatës për të akuzuarit e “Kumanovës”. Qytetarët shprehen skepkit dhe thonë se nga Qeveria nuk presin asgjë. Duke kërkuar  zbardhjen totale të rastit, gjetjen dhe edhe të porositësve si dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Në Maqedoni nuk ka drejtësi dhe vetëm nëpërmjet protestave të mirë organizuara do të mund të kthehet ajo. “Ata që janë të dënuar janë të pafajshëm. Duhet të dënohen edhe organizatorët, duke filluar nga Ali Ahmeti”, u shpreh i bindur qytetari “Jam i…

Lexo më Shumë

Talat Xhaferi është përgjegjës të caktojë kohën kur do të vazhdojë debati për ligjin për gjuhët. Sipas tij nuk parashikohet sëshpejti, por thotë se kur do të jetë momenti do ta caktojë debatin në parlamentin e RM-së. “Është kompetenca ime, kur do t’i vije rendi do ta caktoj, do pritet që të kryet mandati i deputetëve që kanë shkuar për atë punë, sepse tani duhet “gishta” për këtë punë”, thotë Xhaferi, për Almakos. Ai shton se për mediat do të ketë informatë në kohë se kur do të vazhdohet, ndërsa nesër do të ketë seancë të re dhe do të…

Lexo më Shumë

Njohja me bazat dhe dallimet e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, identifikimit të klientëve me rrezik të lartë dhe ndjekjes së drejtë dhe zbulimit të transaksioneve të dyshimta. Këto janë një pjesë e qëllimeve të konferencës së parë ndërkombëtare që po mbahet në Shkup, në organizim të Akademisë Bankare dhe Teknologjisë Informative ABIT. Në hapjen e konferencës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, prokurorja publike Lençe Ristoska, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe ekspertë nga Izraeli, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministri Spasovski potencoi se problemi i larjes së parave është një ndër segmentet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli konkluzion t’i propozojë Kuvendit për prokuror publik ta emërojë Lubomir Joveskin, anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikë së Maqedonisë. Qeveria këtë vendim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media përveç në bazë të biografisë profesionale të Lubomir Jovevskit e solli edhe në bazë të mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë zgjidhet për gjashtë vjet, ndërsa zgjedhjen e bëjnë deputetët me shumicë të thjeshtë.

Lexo më Shumë

“E drejta për privatësi është një përfitim nga civilizimi”, tha në seancën e Gjykatës së Apelit ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, në diskutimin nëse tetë “bomba” do të përdoren si prova në procedurën për blerjen “Mercedesit” të ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Ajo citoi aktvendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përderisa ju shpjegonte gjykatësve pse është shkelur privatësia me bombat. “Vetëm njëri nga numrat e mi është përgjuar 732 ditë. A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?”, tha Jankulloska. Ajo theksoi se me “bombat” në mënyrë brutale janë shkelur të drejtat e njriut. Gjykata e Apelit…

Lexo më Shumë