Author: Semi

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Garrett me të cilin kanë biseduar për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë. ”Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor. Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë. Në vazhdim Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pranon se Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë përparime në rrugën e tyre drejt BE-së. Por, sipas tij, ritmi është i ngadaltë dhe kjo ka bërë që rajoni të jetë i zhgënjyer me BE-në. Juncker theksoi se pavarësisht disa përparimeve të Ballkanit, zgjerimi i Bashkimit Europian nuk do të ndodhë përpara vitit 2019. “Për momentin nuk është e mundur që të anëtarësohen shtete të reja deri në vitin 2019. Do të doja që perspektiva europiane të shihet jo si një ftesë, por si një domosdoshmëri”,- u shpreh Juncker. Megjithatë, Presidenti…

Lexo më Shumë

Po edukohen në shtet, kurse realizohen jashtë vendit.Maqedonia po shprazet edhe atë me ritëm alaramant.Është e rrallë të takohet ndonjë i ri i cili nuk ju thotë se mendon të largohet, ose planifikon të largohet nga shtetit.Pa dallim a bëhet fjalë për student,ose dikush që punon.Motivet janë të ndryshme, por dominante janë motive ekonomike”, transmeton Zhurnal. “Ky shtet është shumë i vogël për qëllimet e jetës të studentëve, sikurse ata sikur une, kurse të tillë ka shumë.Realisht, numër i madh dëshirojnë të largohen, ndër ta edhe unë.Përçka dëshiroj të largohem, sepse tash studjoj dizajn për veshje, kurse nëse qëndroj këtu…

Lexo më Shumë

Në lidhje me disa informacione se kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryeministri Zoran Zaev, janë takuar në lidhje me koalicionet qeveritare, vetë Sela e ka demantuar një gjë të tillë. ”Kryeministri ka për detyrë që të bëj qeverinë dhe unë jo. Ngelet që si të vlerësoj se a ka nevojë të takohemi a jo”, ka theksuar Sela për TV 21, duke shtuar shkurt se nuk është takuar me Zaevin. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1907594789281364/

Lexo më Shumë

Partisë maqedonase në pushtet LSDM sot i është shtuar edhe një deputet shqiptar, ai është Agim Murtezani. Deputeti i kësaj partie Muhamed Zekiri njofton nëpërmjet rrjetit të tij social facebook se “nga sot grupi parlamentar i LSDM-se me tre deputet shqiptarë. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë shqiptarët e Njësisë së 3-të zgjedhore kanë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë!”

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 11 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në katër aksidente lëndime të lehta kanë marrë 10 persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tridhjetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy persona janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 26 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para…

Lexo më Shumë

Energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike sot nuk do të kenë një pjesë e komunave Qendër, Kisella Vodë, Karposh, Gazi Babë dhe Çuçer-Sandevë.  Siç kumtoi QRMK, prej orës 08:30 e deri në 12:30 pa energji do të mbesin  konsumatorët një pjese të bulevardit “Aradhat partizane”  mes bulevardit “8 Shtatori” dhe rrugën “Franklin Ruzvelt” dhe konsumatorët e rrugëve “Kajro” “Ankara”, “Romë”, “Algjeri”, “Bahar Mois”, “Nju-Delhi”, “Naum Evro”, “Drezden”, “Athinë” dhe “Bagdad” në Karposh, prej orës 09:00 e deri në 15:00 konsumatorët e një pjese të firmave në “Rruga e Kaçainkut” dhe objektet e tjera në afërsi të tyre, si dhe…

Lexo më Shumë

Ditë të hapura të Komunës Ilinden realizohen çdo të enjte prej orës 13 deri në orën 16. Gjithë qytetarët e interesuar gjatë kësaj periudhe kohore mund te realizojnë takime me ekipet profesionale të komunës, me drejtoret e ndërmarrjeve publike dhe kryetarin e komunës Zhika Stojanovski, informojnë nga Komuna. Në takime, qytetarët mund ti shpalosin problemet e tyre, ti parashtrojnë idetë e tyre dhe të ngrisin iniciativa të reja.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e pranoi Raportin e Komisionit për sistem politik për zbatimin e rekomandimeve për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016. Me këtë, sipas koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, përmirësohet gabimi me mosmiratimin e Raportit të bërë në mbledhjen e kaluar, siç tha, për shkak të koordinimit të pamjaftueshëm të grupeve të deputetëve dhe të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Tuntev informoi se kjo është…

Lexo më Shumë

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë nesër do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të RM-së. Krahas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, Darmanoviq do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev, transmeton MIA.  “Në suaza të vizitës pritet të shkëmbehen pikëpamje për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në sferat e interesit të ndërsjellë, si dhe për thellimin dhe diversifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit sektorial. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe…

Lexo më Shumë

Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Struga i ka shkruar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kërkuar që të thotë një fjalë për rastin e Kumanovës, pas dënimeve drakonike të gjykatës maqedonase. Ja letra e dërguar edhe në adresë të INA: Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama Kryeministër, me fitoren tuaj në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, sipas të gjitha premtimeve që i dhatë, shpresuam se angazhimi juaj për çështjen Shqiptare do të shtrihet edhe jashtë kufijve administrative të “Shqipërisë Londineze”. Jemi të dëshpëruar, sidomos ne , Rinia Shqiptare e…

Lexo më Shumë