VMRO-DPMNE-ja fton Zoran Zaevin të tregojë publikisht prej kujt pranon kërcënime dhe sa janë reale. “Nëse nuk e bën këtë, atëherë të gjitha deklaratat e tij në lidhje me kërcënimet janë rezultat i dëshirës së tij për të tërhequr vëmendje, në mungesë të projekteve reale dhe arritjeve konkrete, në situatë kur kemi rritje të akcizave të naftës, rritje të çmimeve të parkimit dhe kur rriten harxhimet për jetë të qytetarëve të vendit.”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së. Nga VMRO-DPMNEvlerësojnë se e gjithë kjo është një tentativë joserioze për të defokusuar opinionin publik nga temat reale, mungesën e zgjidhjeve dhe projekteve
Author: Semi
Prokuroria Publike, ende nuk i ka ftuar për të dëshmuar gazetarët shqiptar për ndodhitë e 27 prillit. Zbardhje e vonuar, arrestime për sy e faqe, kështu vlerësojnë gazetarët të cilët ishin të rrezikuar natën e tmerrshme të 27 prillit brenda në Kuvendin e Maqedonisë. Gazetarët shprehen të rrevoltuar shkaku se organizatorët e ati evenimenti shëtisin ende të lirë, shkruan Almakos. Gazetari Xhenur Iseni thotë se Qeveria tani për tani nuk ka ndërmarr hap konkret dhe decid për të zbardhur natën e errët të 27 prillit. “Edhe pse kemi disa paraburgime “sa për sy e faqe” por personat primar ende ecin lirshëm…
Në opinion janë hapur dilemat lidhur me pozicionin e partisë së Ziadin Selës, në Qeveri. Ndërsa po ndodhin takime në kualicionin qeverisës. Kualicioni qeveritar shprehen se është stabil, megjithatë. Sipas Alenacës për shqiptarë këto takime janë rutinë, ku nënkuptojnë stabilitet të situatës në Qeveri. “Takimet e liderëve që e përbëjnë koalicionin qeveritar janë shume normale, dhe si të tilla flasin për një stabilitet të Qeverisë. Përkushtimi ynë politik në kuadër të Qeverisë, duke kontribuar në vazhdimësi në rrugën e procesit euro-integrues, reformave në gjyqësi, në trajtimin e barabartë ekonomik-politik për gjithë qytetarët e RM-së, mirëqenien ekonomike, është një shpresë dhe…
Republika e Maqedonisë me intensitet të përforcuar dhe reforma punon në plotësimin e kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në Bruksel, ku me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sot merr pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në misionin “Përkrahja vendosëse”. “Zgjedhjet me sukses të zbatuara treguan se Republika e Maqedonisë mund të jep rezultate. Jemi të vetëdijshëm se anëtarësimin e plotëfuqishëm në NATO duhet ta meritojmë. Në këtë kontekst, ju bind se Republika e Maqedonisë do të tregojë përparim në…
Ka reaguar Ambasada e Rusisë në Maqedoni ndaj deklaratave të Zoran Zaev për shqetësim të Rusisë kur Maqedonia do të integrohet në BE dhe NATO dhe se ai është i rrezikuar me jetë që të likuidohet. ”Me habi nga intervista e Zoran Zaev dhënë për ”Antena-M” më 5 nënëtor, themi se ai na ka përmendur neve si rrezik për të. Këto deklarata ne i cilësojmë si të pabaza dhe janë të pakënaqshme për ne. Këto deklarata janë rrezik për marrëdhëniet mes dy shteteve, pra Maqedonisë dhe Rusisë. Në Maqedoni më herët kemi hasur vullnet për marrëdhënie korrekte mes shteteve por…
Me titullin “IRJM” me 11 -12 Qershor 2018 hyn në NATO, çështja për emrin në duart e Koxias she SYRIZA-S”, portali grek “DIFERNJUZ”publikon tekst, prej të cilit pjesa më e madhe u publikua gjatë fundjavës në “To Vima”, në të cilin pohoet se ekziston orar i catuar për zgjedhjen e problemit, të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, transmeton Almakos. Sipas portalit, i cili referohet burimeve të besueshme në qarqet diplomatike, Maqedonia, sipas orarit, fillimisht do t’i tërheq statujat dhe tërësisht do ta shkatërojë planin Shkupi 2014, me qëllim që të hyjë në NATO. “çështja…
Prania e hulumtimeve dhe tregimeve analitike gazetareske është rritur të cilët marrin pjesë me 8.8% në totalin e artikujve gazetarë të regjistruar në mediat e monitoruara, për krahasim, kjo shifër vitin e kaluar ishte 5%. Rritje të dyfishtë ka edhe në numrin e storieve hulumtuese, edhe pse përqindja është e ulët – 0, 8 %, ndërsa vjet ka qenë 0, 4%, njofton Almakos. Gjatë vitit më shumë analizë dhe hulumtim ka patur në sferën e ekonomisë dhe politikës, me të cilat përcillen tema në një shkallë në krahasim me vitin e kaluar si në: arsim, mbrotje sociale dhe shëndetësi. Më…
Tre vite më parë, kur UNHCR filloi fushatën “Kjo është shtëpia jonë”, askush nuk e dinte se sa është numri i saktë i njerëzve pa shtetësi. Institucionet luanin me informatat. Përmes hulumtimeve u evidentuan 800 njerëz pa shtetësi, 300 prej të cilëve tashmë kanë arritur ta zgjidhin problemin më të rëndësishëm për ta. Por, numri i njerëzve fantom është sigurisht më i madh se kaq. Ajnur Demiri është një ndër personat që nuk e ka pasur këtë fat. Ai ende nuk ka shtetësi. Mospasja e dokumenteve sigurisht që ndikon në cilësinë e jetës së tij. “Unë vite të tëra jam…
UNHCR sot ka inicuar një tribunë së bashku me sektorin civil në Maqedoni dhe institucionet për të nisur punët që qytetarët e Maqedonisë që nuk kanë dokumente të identifikohen dhe të njejtit të jenë në proces të regjistrimit normal të qytetarëve. UNHCR dhe panelistët në diskutimin e sotëm për këtë problematikë kanë kërkuar që të hiqen të gjithë barrierat administrative dhe gjyqësore që këto njerëz të regjistrohen në të gjithë institucionet identifikuese të Maqedonisë. Fushata globale për këtë problematikë #IBelong ka për qëllim që t’ju jep fund problemeve të qytetarëve në të gjithë botën në lidhje me dokumentet e munguar…
Qeveria e Maqedonisë ka filluar të punojë në drejtim të reformimit të sistemit të përgjimeve, ku nga katër modelet e parashtruara nga grupi i reformave të Pribesë, Qeveria ka pranuar njërin model nëpërmjet së cilit parashihet formimi i Agjencisë së Pavarur të Përgjimeve e cila do të funksionojë në bazë të kërkesave të Gjykatës Supreme dhe Prokurorisë, njofton Portalb.mk. Siç bëri të ditur sot drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Nikollovski, me këtë model përgjimet do të realizohen me kërkesë të Gjykatës Supreme dhe Prokurorisë Publike të cilat edhe do të kenë të drejtë të regjistrojnë të njëjtat. DSK do të…
– Tre gjimnazistë janë lënduar në rrahjen që ndodhi dje pasdite në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”, në të cilën ka marrë pjesë edhe prindi i njërit nga gjimnazistët e lënduar. Siç kumtoi MPB, rreth orës 14 nga ana e nëpunësve policorë të SP Qendër është konstatuar prishje e rendit dhe qetësisë publike nga ana e dy personave A.H.(17) dhe K.A.(18) të cilët në Shkollën e mesme “Josip Broz Tito” pas grindjes verbale janë rrahur duke këmbyer disa goditje në kokë dhe trup, me ç’rast kanë marrë lëndime trupore në formë të skuqjes dhe mavijosje. Nga ana e nëpunësve…
Tre djelmosha mbrëmë kanë sulmuar dhe plaçkitur një taksist në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me ç’rast i kanë marrë 9.840 denarë dhe një orë dore. Siç u theksua në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 02:20 në rrugën “Angel Dinev” në Shkup, në taksi veturën “Mercedes” të drejtuar nga shkupjani V.M kanë hyrë tre meshkuj të moshës prej rreth 20 dhe 25 vjeçarë dhe i kanë thënë shoferit ta niset në drejtim të lagjes Gjorçe Petrov 2. Kur kanë arritur te pompa e benzinës së “Makpetroll”-it ata kanë kërkuar nga taksisti të kthej në të djathtë në rr. “Panajot…