Author: Semi

Komisioni Evropian në raportin e fundit ekonomik të vjeshtës parashikon se Maqedonia do të përfundojë vitin me një rritje ekonomike prej 1,7 për qind. Në raport thuhet se lëvizjet ekonomike dhe investimet në gjysmën e parë janë ulur  për shkak të krizës së vazhdueshme politike, por, siç theksohet, me Qeverinë e re e cila erdhi në qershor dhe e cila  paralajmëron se është e përkushtuar për zbatimin e reformave strukturore dhe fiskale dhe mbështetje në kërkesat e brendshme dhe punësime, pritet që interesi i investuesve të kthehet, ndërsa aktiviteti ekonomik të përforcohet. Për vitin e ardhshëm, KE parashikon rritje në…

Lexo më Shumë

Regjim të përkohshëm trafiku gjatë fundjavës do të ketë në rrugën “Ferid Bajram” dhe në rrugën “Rokomija” në Shkup, për shkak të vendosjes së kabllos me tension të ulët energjetik nga ana e EVN Maqedoni. Regjim i përkohshëm i trafikut do të vendoset nga ora 09:00 e deri në 17:00 dhe të dielën të vitit 12.11.2017 në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 17:00.

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk do të kenë detyrim që të parashtrojnë deri te Drejtoria për të ardhura publike, paraqitje vjetore tatimore për të ardhurat e realizuara plotësuese. Kjo është parashikuar me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatim personal të të ardhurave, të cilat u shqyrtuan në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Sipas propozim-ligjit, në vend të qytetarëve këtë do ta bëjë DAP, ndërsa qytetarët do të duhet vetëm t’i konfirmojnë ose korrigjojnë informacionet e paraqitjeve. Paraqitjet vjetore tatimore, qytetarët i parashtrojnë për të ardhura të realizuara plotësuese në vitin që kalon, ndërsa paraqitja parashtrohet më së voni…

Lexo më Shumë

Mjeku, i cili u sulmua mbrëmë në hyrje të Qendrës klinike “Nënë Tereza” është N.Z. (48) vjeçar nga f. Sllupçan, rajoni i Kumanovës. Ai është plagosur në pjesën e shpinës me mjet të mprehtë nga ana e një personi të panjohur. Policia e konfirmoi rastin dhe informon se dje rreth orës 19:50 në polici është paraqitur se në Qendrën emergjente është sjell një person i plagosur me mjet të mprehtë. Arsyeja për sulmin është llogaritje personale. Për MIA-na paraprakisht rastin e konfirmoi edhe drejtori i Klinikës për toksikologji Niko Beqarovski, sipas të cilit, mjeku është jashtë rrezikut për jetë. Mjeku…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për kulturë në Gostivar, në sallën e mbushur deri në ulësen e fundit, u hap mbrëmë edicioni i parë i Festivalit të Teatrove “Othello” në organizim të Shoqatave për Kulturë “Othello” dhe “Fishta” nga Gostivari. Festivalin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili para artdashësve gostivaras tha se politika duhet të heqë dorë nga kultura dhe ta lë atë që të frymojë lirshëm, thuhet në kumtesë. “Kam nderin që ta shpall të hapur edicionin e parë të Festivalit të Teatrove ‘OTHELLO’ – Gostivar, të organizuar nga SHK ‘Othello’ dhe SHK ‘Fishta’ që…

Lexo më Shumë

Pas koalicionit të hapur që kishte BDI-PDSh në zgjedhjet lokale, kundrejt koalicionit “Aleanca me Besë”, siç duket po funskionon edhe pas zgjedhjeve lokale. Me gjitha mundësitë që kishte, Menduh Thaçi arriti që një pjesë të votuesve të tij ta orientoj në BDI ndërsa një pjesë tjetër e elektoratit dhanë votën për koalicionin “Aleanca me Besë”. Së fundmi, sipas burimeve të Tetova Sot brena  në PDSh dhe BDI, Imer Aliu është duke negociuar me përfaqësues të kësaj partie për tu bërë pjesë e tyre dhe për të fituat “pushtet”, duke i parë të gjitha rrethanat se tani më ai dhe PDSh-ja…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup u mbajt Konferenca e 21-të e shefave të Shtatmadhorive të ushtrive të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A-5), Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Konferenca u hap nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral-lejtnant Metodija Veliçkovski, ndërsa në të u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit mes shteteve anëtare për integrimin e plotë në NATO dhe kontribut në sigurinë e Aleancës. Ai falënderoi shefat e shtatmadhorive që ndihmuan Maqedoninë të jetë bashkëkryesuese në 25 vjetorin e formimit të ARM-së, duke vënë në dukje se Maqedonia së bashku me…

Lexo më Shumë

Ish ministrja për kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska ka dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria publike e RM-së që gjykata të ja kthejë pasaportën. Por këtë herë, për dalim nga rasti i Sead Koçan, kur Prokuroria nën kryesimin e Zvërlevskit u paraqit si kompetente për të përfaqësuar lëndën e Gjykatës supreme, këtë herë nga PPRM kanë deklaruar se nuk janë kompetentë për ato lëndë dhe për të njejtat të drejtohen te PSP-ja. “Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë vlerëson se nuk është kompetente për të përfaqësuar kërkesën e dorëzuar dhe e drejtoi te Prokuroria speciale publike, kompetente për hetim të rasteve të ndërlidhura…

Lexo më Shumë

Maqedonia ndodhet në vendin e 65-të të Gud Kantri Indeks  (Good Country Index), në bazë të rezultateve të përgjithshme sipas të cilëve matet se sa ndonjë shtet në botë, varësisht nga madhësia, kontribuon për të mirën e përgjithshme të njerëzimit gjegjësisht se sa i shkakton dëm. Me indeksin matet kontributi i 163 shteteve në botë në bazë të shtatë kritereve – kontribut botëror në shkencë dhe teknologji, kulturë, paqe dhe siguri ndërkombëtare, rregullimi botëror, planeti dhe klima, prosperiteti dhe barazia si dhe shëndeti dhe mirëqenia, transmeton MIA. Me matjen e këtyre kritereve, Maqedonia është në vendin e 27-të sipas kontributit botëror…

Lexo më Shumë

Sa i përket dëmshpërblimit të 4 personave tashmë të liruar, Raufi tha se do të kërkohet ky dëmshpërblim edhe pse ata janë jashtëzakonisht të ulëta. Ndërkohë, sa i takon hetimit ndërkombëtar për rastin, ai pret realizimin e saj edhe në praktikë Qefser Abdyli Gjashtë ditë pasi Gjykata Penale dha vendimin përfundimtar për rastin e “Grupit të Kumanovës”, ndërsa u liruan 4 të burgosurit e pafajshëm, avokati mbrojtës Naser Raufi thotë se edhe ata persona që janë dënuar si ndihmës, “sot duhej të ishin në liri pasi dënimet janë të mëdha dhe të pabaza”. Besnik Ajdini, Fazli Osmani, Besnik Bajrami dhe…

Lexo më Shumë

Grupi punues nga Ministria e Drejtësisë sot shqyrton sistemin AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shkup. Ministri i Drejtësisë, Bilen Saljii, javën e kaluar deklaroi se inspektimi në sistemin AKMIS prej tani e mëtej do të jetë praktikë në të gjitha gjykatat në vend. Grupi punues, siç tha, ka kryer kontroll të funksionimit të sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërsa do të zbatojë inspektim edhe në punën e sistemit në të Gjykatës së Apelit Shkup, që pjesa e parë e inspektimit të përfundojë me Gjykatën Supreme. “Kur do ta kem raportin e sublimuar…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite i miratoi ndryshimet e Ligjit për furnizime publike në procedurë të shkurtuar, me të cilat shfuqizohet Këshilli për furnizime publike. Ministri i Financave Dragan Tevdovski para deputetëve theksoi se Këshilli nuk ka arritur t’i realizojë qëllimet për të cilat është krijuar dhe se me heqjen e tij do të mënjanohen procedurat burokratike. “Ligji ekzistues, që u miratua në vitin 2007, pësoi 15-të ndryshime me çka dukshëm u vështirësua zbatimi i tij, ndërsa sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, ndryshimet në vitet e fundit para se gjithash vendosja e Këshillit për furnizime publike sollën deri…

Lexo më Shumë